Main Index: Albanian Bible

 

Judges 14

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21]

JUDG 14:1 Sansoni zbriti nė Timnah dhe aty pa njė grua midis bijave tė Filistejve.

JUDG 14:2 Kur u kthye nė shtėpi, foli pėr tė me tė atin dhe tė ėmėn, duke u thėnė: "Pashė nė Timnah njė femėr midis bijave tė Filistejve; ma merrni pėr grua".

JUDG 14:3 Babai dhe nėna e tij i thanė: "A nuk ka vallė njė grua midis bijave tė vėllezėrve tė tu nė gjithė popullin tonė, qė ti tė shkosh tė marrėsh njė grua midis Filistejve tė parrethprerė?". Por Sansoni iu pėrgjegj atit tė tij me kėto fjalė: "Merrma atė, sepse mė pėlqen".

JUDG 14:4 Por i ati dhe e ėma nuk e dinin se kjo vinte nga Zoti dhe qė Sansoni kėrkonte njė rast kundėr Filistejve. Nė atė kohė, Filistejtė sundonin nė Izrael.

JUDG 14:5 Pastaj Sansoni zbriti me tė atin dhe me tė ėmėn nė Timnah; sapo arritėn nė vreshtat e Timnahut, njė luan i vogėl u doli pėrpara duke ulėritur.

JUDG 14:6 Atėherė Fryma e Zotit zbriti nė mėnyrė tė fuqishme mbi tė dhe ai, pa pasur asgjė nė dorė, e shqeu luanin, ashtu si shqyhet njė kec; por nuk i tha asgjė atit dhe nėnes sė tij pėr atė qė kishte bėrė.

JUDG 14:7 Pastaj zbriti dhe i foli gruas, dhe ajo i pėlqeu Sansonit.

JUDG 14:8 Mbas disa ditėsh ai u kthye pėr ta marrė me vete dhe doli nga rruga pėr tė parė skeletin e luanit; dhe ja, nė trupin e luanit kishte njė mori bletėsh dhe mjaltė.

JUDG 14:9 Ai mori pak mjaltė nė dorė dhe filloi ta hajė ndėrsa po ecte; kur arriti tek i ati dhe tek e ėma, u dha edhe atyre dhe ata e hėngrėn; por nuk u tha qė e kishte marrė mjaltin nga trupi i luanit.

JUDG 14:10 Pastaj i ati zbriti tek ajo grua, dhe aty Sansoni shtroi njė gosti siē e kishin zakon tė rinjtė.

JUDG 14:11 Dhe ndodhi qė, kur njėrėzit e panė vendit, ata morėn tridhjetė shokė, qė tė rrinin bashkė me tė.

JUDG 14:12 Sansoni u tha atyre: "Unė do t`ju propozoj njė gjėzė; nė rast se ju arrini tė gjeni shpjegimin e saj tė ma njoftoni brenda shtatė ditėve tė gostisė, do t`ju jap tridhjetė tunika dhe tridhjetė ndėrresa rrobash;

JUDG 14:13 por nė rast se nuk mund tė ma shpjegoni, do tė mė jepni mua tridhjetė tunika dhe tridhjetė ndėrresa rrobash".

JUDG 14:14 Ata iu pėrgjegjėn: "Propozo gjėzėn tėnde, qė ta dėgjojmė". Ai u tha atyre: "Nga gllabėruesi doli ushqimi, dhe nga i forti doli e ėmbla". Tri ditė me radhė ata nuk arritėn ta shpjegojnė gjėzėn.

JUDG 14:15 Ditėn e shtatė i thanė bashkėshortes sė Sansonit: "Mbushja mendjen burrit tėnd qė tė na shpjegojė gjėzėn; ndryshe do tė tė djegim ty dhe do t`i vėmė flakėn shtėpisė sė atit tėnd. A na keni ftuar pėr tė na zhveshur? Vallė a s`ėshtė ashtu?".

JUDG 14:16 Gruaja e Sansonit qau para tij dhe i tha: "Ti ke vetėm urrejtje ndaj meje dhe nuk mė do; ti u propozove njė gjėzė bijve tė popullit tim, por nuk ia shpjegova as atit tim; as nėnės sime, pse duhet tė ta shpjegoj ty?".

JUDG 14:17 Ajo qau para tij gjatė shtatė ditėve tė festės. Kėshtu ditėn e shtatė Sansoni ia shpjegoi, sepse e mėrziste; pastaj ua shpjegoi gjėzėn bijve tė popullit tė saj.

JUDG 14:18 Njerėzit e qytetit, ditėn e shtatė, para se tė perėndonte dita, i thanė Sansonit: "A ka gjė mė tė ėmbėl se mjalti? A ka gjė mė tė fortė se luani?". Dhe ai iu pėrgjegj atyre: "Po tė mos kishit lėruar me mėshqerrėn time, nuk do ta kishit zgjidhur gjėzėn time".

JUDG 14:19 Atėherė Fryma e Zotit erdhi mbi tė nė mėnyrė tė fuqishme, dhe ai zbriti deri nė Ashkelon, vrau tridhjetė njerėz nga ata, mori plaēkat e tyre dhe u dha ndėrresat e rrobave atyre qė e kishin shpjeguar gjėzėn. Kėshtu zemėrimi i tij u ndez; pastaj ai u ngjit pėrsėri nė shtėpinė e tė atit.

JUDG 14:20 Por gruan e Sansonit ia dhanė shokut tė tij, qė kishte qenė shoku i tij mė i mirė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase