Main Index: Albanian Bible

 

Judges 5

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21]

JUDG 5:1 Atė ditė Debora kėndoi kėtė kantik me Barakun, birin e Abinoamit, duke thėnė:

JUDG 5:2 "Me qenė se krerėt kanė marrė komandėn nė Izrael, me qenė se populli ėshtė ofruar spontanisht, bekoni Zotin!

JUDG 5:3 Dėgjoni, o mbretėr! Vini veshė, o princa! Unė, pikėrisht unė, do t`i kėndoj Zotit, do tė kėndoj lavdinė e Zotit, Perėndisė sė Izraelit.

JUDG 5:4 O Zot, kur dole nga Seiri, kur po kapėrceje fushat e Edomit, toka u drodh dhe pikoi nga qiejtė; po, pikoi ujė nga retė.

JUDG 5:5 Malet u shkrinė para Zotit, vetė Sinai u drodh para Zotit, Perėndisė tė Izraelit.

JUDG 5:6 Nė kohėn e Shamgarit, birit tė Anathit, nė kohėn e Jaeles rrugėt ishin tė shkreta, dhe kalimtarėt ndiqnin shtigje dredha-dredha.

JUDG 5:7 Mungonin krerė nė Izrael; po, mungonin, deri sa nuk dola unė, Debora, si nėnė nė Izrael.

JUDG 5:8 Ata zgjidhnin perėndi tė tjera, kur lufta ishte te pragu. Nuk shihej asnjė mburojė apo shtizė midis dyzet mijė burrave tė Izraelit.

JUDG 5:9 Zemra ime ėshtė me ata udhėheqės tė Izraelit qė u ofruan spontanisht nė mes tė popullit. Bekoni Zotin!

JUDG 5:10 Ju qė shkoni hipur mbi gomarė tė bardha, ju qė rrini ulur mbi qilima tė shtrenjtė, dhe ju qė ecni nėpėr rrugė, kėndoni!

JUDG 5:11 Larg britmave tė harkėtarėve, larg koritave, tė kremtojnė veprat e drejta tė Zotit, veprat e drejta pėr krerėt e tij nė Izrael! Atėherė populli i Zotit zbriti nė portat.

JUDG 5:12 Zgjohu, zgjohu, o Debora! Zgjohu, zgjohu, dhe merrja njė kėnge! Ēohu, o Barak, dhe ēoji larg robėrit e tu, o bir i Abinoamit!

JUDG 5:13 Atėherė iu dha qeverimi mbi fisnikėt e popullit atyre qė kishin mbetur; Zoti ma dha mua qeverimin midis tė fuqishmėve.

JUDG 5:14 Nga Efraimi erdhėn ata qė i kishin rrėnjėt tek Amaleku; nė suitėn tėnde, Beniamin, midis njerėzve tė tu; nga Makir i zbritėn disa krerė dhe nga Zabuloni ata qė mbajnė shkopin e komandimit.

JUDG 5:15 Princat e Isakarit erdhėn me Deboran; ashtu siē ishte Isakari, kėshtu qe edhe Baraku; ata u hodhėn nė luginė nė gjurmėt e saj. Ndėr divizionet e Rubenit, tė mėdha ishin vendimet e zemrės!

JUDG 5:16 Pse mbete ti midis tė ngujuarve pėr tė dėgjuar fyellin e barinjve? Midis divizioneve tė Rubenit, tė mėdha ishin vendimet e zemrės!

JUDG 5:17 Galaadi ndaloi matanė Jordanit; po Dani pse mbeti mbi anijet? Asheri u vendos pranė bregut tė detit dhe mbeti nė portet e tij.

JUDG 5:18 Zabuloni ėshtė njė popull qė ka vėnė nė rrezik jetėn e tij deri nė vdekje, po kėshtu edhe Neftali nė zonat e larta tė fushės.

JUDG 5:19 Mbretėrit erdhėn dhe luftuan; atėherė luftuan mbretėrit e Kanaanit dhe tė Taanakit, pranė ujėrave tė Megidos; por nuk suallėn asnjė plaēkė prej argjendi.

JUDG 5:20 Nga qielli luftuan yjet, gjatė lėvizjes sė tyre luftuan kundėr Siseras.

JUDG 5:21 Pėrroi Kishon i pėrmbysi, pėrroi i vjetėr, pėrroi i Kishonit. Shpirti im, vepro me forcė!

JUDG 5:22 Atėherė thundrat e kuajve trokėllinin me forcė nė galop, nė galopin e pitokėve tė tyre.

JUDG 5:23 "Mallkoni Merozin", tha Engjėlli i Zotit, "mallkoni, mallkoni banorėt e tij, sepse nuk i shkuan nė ndihmė Zotit, nė ndihmė tė Zotit nė mes tė trimave tė tij!".

JUDG 5:24 E bekuar qoftė midis grave Jaela, gruaja e Heberit, Keneut! Qoftė e bekuar midis grave qė banojnė nė ēadra!

JUDG 5:25 Ai kėrkoi ujė dhe ajo i dha qumėsht; nė njė kupė princash i ofroi ajkė.

JUDG 5:26 Me njė dorė kapi kunjin dhe me dorėn e djathtė ēekiēin e artizanėve; e goditi Siseran, i ēau kokėn dhe ia shpoi tejpėrtej tėmthat.

JUDG 5:27 Te kėmbėt e saj ai u kėput, ra dhe u dergj pa shpirt; nė kėmbėt e saj u kėput dhe ra; aty ku u kėput, aty ra i vdekur.

JUDG 5:28 E ėma e Siseras shikoi nga dritarja dhe thirri nga hekurat e saj: "Pse qerrja jote po vonon aq shumė tė vijė? Pse ecin kaq ngadalė qerret e tij?".

JUDG 5:29 Gratė e saj mė tė urta iu pėrgjegjėn, dhe ajo pėrsėriti me vete fjalėt e saj:

JUDG 5:30 "Ata kanė gjetur plaēkė dhe janė duke e ndarė nė pjesė. Pėr ēdo burrė njė ose dy vajza; pėr Siseran njė plaēkė me rroba shumėngjyrėshe, njė plaēkė me rroba shumėngjyrėshe dhe tė qėndisura, me rroba shumėngjyrėshe dhe tė qėndisura nga tė dy anėt pėr shpatullat e atyre qė bartin tutje plaēkėn".

JUDG 5:31 Kėshtu u zhdukshin tė gjithė armiqtė e tu, o Zot! Por ata qė tė duan qofshin si dielli, kur lind me gjithė forcėn e tij!". Pastaj vendi pati qetėsi pėr dyzet vjet me radhė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase