Main Index: Albanian Bible

 

Deuteronomy 34

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34]

DEUT 34:1 Pastaj Moisiu u ngjit nga fusha e Moabit nė Malin Nebo, nė majėn e Pisgahut, qė ndodhet nė bregun e kundėrt tė Jerikos. Dhe Zoti i tregoi tėrė vendin e Galaadit deri nė Dan,

DEUT 34:2 tėrė Naftalin, vendin e Efraimit dhe tė Manasit, tėrė vendin e Judės deri nė detin perėndimor,

DEUT 34:3 Negevin dhe fushėn e luginės tė Jerikos, qytet i palmave, deri nė Tsoar.

DEUT 34:4 Zoti tha: "Ky ėshtė vendi qė u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thėnė: "Unė do t`ua jap pasardhėsve tuaj". Ti e pe me sytė e tua, por nuk do tė hysh nė tė!".

DEUT 34:5 Kėshtu Moisiu, shėrbėtori i Zoit, vdiq aty, nė vendin e Moabit, simbas fjalės sė Zotit.

DEUT 34:6 Dhe Zoti e varrosi nė luginėn e vendit tė Moabit, pėrballė Beth-Peorit; dhe askush nuk e ka mėsuar deri mė sot vendin e varrit tė tij.

DEUT 34:7 Moisiu ishte njėqind e njėzet vjeē kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobėsuar dhe fuqia e tij nuk i qe mpakur.

DEUT 34:8 Bijtė e Izraelit e qanė nė fushat e Moabit tridhjetė ditė; pastaj ditėt e zisė dhe tė vajtimit pėr Moisiun morėn fund.

DEUT 34:9 Atėherė Jozueu, bir i Nunit, u mbush me frymėn e diturisė, sepse Moisiu kishte vėnė duart mbi tė; kėshtu bijtė e Izraelit iu bindėn atij dhe vepruan ashtu si e kishte urdhėruar Moisiun Zoti.

DEUT 34:10 Nuk doli mė nė Izrael njė profet i ngjashėm me Moisiun, me tė cilin Zoti fliste sy pėr sy,

DEUT 34:11 nė tė gjitha shenjat dhe mrekullitė qė Zoti e dėrgoi tė bėnte nė vendin e Egjiptit para Faraonit, para tėrė shėrbėtorėve tė tij dhe tėrė vendit tė tij,

DEUT 34:12 nė tė gjithė madhėshtinė e fuqisė dhe nė tė gjitha gjėrat e mėdha dhe tė tmerrshme qė Moisiu kreu pėrpara syve tė tė gjithė Izraelit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase