Main Index: Albanian Bible

 

Deuteronomy 11

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34]

DEUT 11:1 "Duaje, pra, Zotin, Perėndinė tėnd, dhe respekto gjithnjė rregullat e tij, statutet e tij, dekretet e tij dhe urdhėrimet e tij.

DEUT 11:2 Pranoni sot (sepse nuk u flas bijve tuaj qė nuk e kanė njohur as e kanė parė disiplinėn e Zotit, Perėndisė tuaj), madhėshtinė e tij, dorėn e tij tė fuqishme dhe krahun e shtrirė,

DEUT 11:3 shenjat e tij dhe veprat e tij qė ka bėrė nė Egjipt kundėr Faraonit, mbretit tė Egjiptit, dhe kundėr vendit tė tij,

DEUT 11:4 atė qė u bėri ushtrisė sė Egjiptit, kuajve tė saj dhe qerreve tė saj, duke derdhur mbi tė ujėrat e Detit tė Kuq ndėrsa ata po ju ndiqnin, dhe si i shkatėrroi Zoti pėr gjithnjė;

DEUT 11:5 atė qė bėri pėr ju nė shkretėtirė, deri sa tė arrinit nė kėtė vend;

DEUT 11:6 dhe atė qė u bėri Dathanit dhe Abiramit, bijve tė Eliabit, birit tė Rubenit; si e hapi gojėn toka dhe i gėlltiti me gjithė familjet e tyre, me ēadrat e tyre dhe me ēdo gjė tė gjallė qė i pasonte, nė mes tė gjithė Izraelit.

DEUT 11:7 Por sytė tuaja panė gjėrat e mėdha qė Zoti ka kryer.

DEUT 11:8 Respektoni, pra, tėrė urdhėrimet qė unė po ju jap sot, qė tė jeni tė fortė dhe tė mundni tė pushtoni vendin qė po bėheni gati tė zotėroni,

DEUT 11:9 dhe me qėllim t`i zgjatni ditėt tuaja nė vendin qė Zoti u betua t`u japė etėrve tuaj dhe pasardhėsve tė tyre, njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė.

DEUT 11:10 Mbasi vendi nė tė cilin jeni duke hyrė pėr ta pushtuar nuk ėshtė si vendi i Egjiptit prej tė cilit keni dalė, ku mbillnit farėn tuaj dhe pastaj e vaditnit me kėmbėn tuaj si njė kopsht perimesh;

DEUT 11:11 por vendi ku jeni duke hyrė pėr ta pushtuar ėshtė njė vend me male dhe lugina, qė thith ujin e shiut qė vjen nga qielli;

DEUT 11:12 njė vend pėr tė cilin Zoti, Perėndia yt, ka kujdes dhe mbi tė cilin i janė drejtuar vazhdimisht sytė e Zotit, Perėndisė tėnd, fillimi i vitit deri nė mbarim tė tij.

DEUT 11:13 Por nė rast se do t`i bindeni me kujdes urdhėrimeve tė mia qė ju jap sot, duke dashur Zotin, Perėndinė tuaj, dhe duke i shėrbyer me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt,

DEUT 11:14 do tė ndodhė qė unė do t`i jap vendit tuaj shiun nė kohėn e duhur, shiun e parė dhe shiun e fundit, qė ti tė mbledhėsh grurin, verėn dhe vajin tėnd;

DEUT 11:15 dhe do tė bėj qė tė rritet edhe bari nė fushat e tua pėr bagėtinė tėnde, dhe ti do tė hash dhe do tė ngopesh.

DEUT 11:16 Kini kujdes qė zemra juaj tė mos mashtrohet dhe tė mos largoheni nga rruga e drejtė, duke shėrbyer dhe u pėrulur para perėndive tė tjera;

DEUT 11:17 sepse nė kėtė rast do tė ndizet zemėrimi i Zotit dhe ai do tė mbyllė qiejtė dhe nuk do tė ketė mė shi, toka nuk do tė japė prodhimet e saj dhe ju do tė vdisni shpejt nė vendin e mirė qė Zoti po ju jep.

DEUT 11:18 Do t`i shtini kėto fjalė nė zemrėn dhe nė mėndjen tuaj, do t`i lidhni si njė shenjė nė dorė dhe do tė jenė si ballore midis syve;

DEUT 11:19 do t`ua mėsosh bijve tuaj, duke u folur pėr to kur rri ulur nė shtėpinė tėnde, kur ecnėn rrugės, kur rri shtrirė dhe kur ēohesh;

DEUT 11:20 do t`i shkruash nė shtalkat e shtėpi tėnde dhe mbi portat e tua,

DEUT 11:21 me qėllim qė ditėt tuaja dhe ditėt e bijve tuaj, nė vendin qė Zoti ėshtė betuar t`u japė etėrve tuaj, tė jenė tė shumta si ditėt e qiellit mbi tokė.

DEUT 11:22 Sepse, duke respektuar me kujdes tė gjitha urdhėrimet qė unė ju urdhėroj tė zbatoni nė praktikė, duke dashur Zotin, Perėndinė tuaj, duke ecur nė tė gjitha udhėt e tij dhe duke qenė tė lidhur ngushtė me tė,

DEUT 11:23 Zoti do tė dėbojė para jush tė gjitha kombet dhe ju do tė shtini nė dorė kombe mė tė mėdha dhe mė tė fuqishme se ju.

DEUT 11:24 Ēdo vend qė do tė shkelė kėmba juaj, do tė jetė juaji; kufijtė tuaj do tė shtrihen nga shkretėtira deri nė Liban, dhe nga lumi, lumi Eufrat, deri nė detin perėndimor.

DEUT 11:25 Askush nuk do tė jetė nė gjendje t`ju bėj ballė; Zoti, Perėndia juaj, ashtu siē ju tha, do tė pėrhapė frikėn dhe tmerrin pėr ju nė tė gjithė vendin qė ju do tė shkelni.

DEUT 11:26 Shikoni, unė vė sot para jush bekimin dhe mallkimin;

DEUT 11:27 bekimin nė rast se u bindeni urdhėrimeve tė Zotit, Perėndisė tuaj, qė sot ju pėrcaktoj;

DEUT 11:28 mallkimin, nė rast se nuk u bindeni urdhėrimeve tė Zotit, Perėndisė tuaj, dhe largoheni nga rruga qė ju pėrcaktoj sot, pėr tė ndjekur perėndi tė tjerė qė nuk i keni njohur kurrė.

DEUT 11:29 Dhe kur Zoti, Perėndia juaj do tė ketė futur nė vendin qė ti shkon tė pushtosh, ti do ta vėsh bekimin nė malin Gerizim dhe mallkimin nė malin Ebal.

DEUT 11:30 A nuk janė ata matanė Jordanit, nė perėndim tė rrugės ku dielli perėndon; nė vendin e Kananejve qė banojnė nė Arabah, pėrballė Gilgalit, pranė lisit tė Morehut?

DEUT 11:31 Sepse ju po gatiteni tė kaloni Jordanin pėr tė hyrė dhe pėr tė pushtuar vendin qė Zoti, Perėndia juaj, po ju jep; ju do ta zotėroni dhe do tė banoni nė tė.

DEUT 11:32 Kini kujdes, pra, tė zbatoni tė gjitha statutet dhe dekretet, qė unė shtroj sot para jush".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase