Main Index: Albanian Bible

 

Deuteronomy 18

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34]

DEUT 18:1 "Tėrė priftėrinjtė levitė, tėrė fisi i Levit, nuk do tė kenė pjesė as trashėgimi nė Izrael; do tė jetojnė me flijimet e bėra me zjarr pėr Zotin, trashėgimi e tij.

DEUT 18:2 Nuk do tė kenė asnjė trashėgimi nga vėllezėrit e tyre; sepse Zoti ėshtė trashėgimia e tyre, ashtu siē ua ka thėnė.

DEUT 18:3 Kjo ėshtė ajo qė i detyrohet priftit populli, ata qė ofrojnė njė flijim, qoftė njė lopė, njė dele apo njė dhi; ata do t`i japin priftit shpatullat, nofullat dhe plėndėsin.

DEUT 18:4 Do t`i japėsh prodhimin e parė tė grurit tėnd, tė mushtit tėnd dhe tė vajit tėnd, si dhe qethjen e parė tė dhenve tė tua;

DEUT 18:5 sepse Zoti, Perėndia yt, e ka zgjedhur midis gjithė fiseve tė tu pėr tė kryer shėrbimin nė emėr tė Zotit, atė vetė dhe bijtė e tij pėr gjithnjė

DEUT 18:6 Por nė rast se njė Levit, qė ka ardhur nga njė prej qyteteve tė tua tė tė gjithė Izraelit, ku ai banonte, vjen me gjithė dėshirėn e zemrės sė tij nė vendin e zgjedhur nga Zoti,

DEUT 18:7 atėherė ai do tė mund tė shėrbejė nė emėr tė Zotit, Perėndisė sė tij, ashtu si gjithė vėllezėrit e tij Levitė qė ndodhen aty pėrpara Zotit.

DEUT 18:8 Ata do tė marrin pėr mbajtjen e tyre pjesė tė barabarta, pėrveē parave nga shitja e pasurisė sė tyre.

DEUT 18:9 Kur do tė hysh nė vendin qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep, nuk do tė mėsosh tė shkosh pas veprave tė neveritshme tė kėtyre kombeve.

DEUT 18:10 Tė mos gjendet midis teje ndonjė qė e kalon birin ose bijėn e vet nėpėr zjarr, as ndonjė qė praktikon shortarinė, bėn parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji,

DEUT 18:11 as ai qė pėrdor yshtje, as mediume qė konsultojnė frymat, as magjistarė, as ai qė ndjell tė vdekurit,

DEUT 18:12 sepse tė gjithė ata qė merren me kėtė punė neveriten nga Zoti; dhe pėr shkak tė kėsaj neverie, Zoti ėshtė duke i pėrzėnė para teje.

DEUT 18:13 Ti do tė jesh i pėrkryer para Zotit, Perėndisė tėnd;

DEUT 18:14 sepse kombet, qė ti do tė dėbosh, i kanė dėgjuar shortarėt dhe magjistarėt; kurse ty, Zoti, Perėndia yt, nuk tė ka lejuar tė veprosh kėshtu.

DEUT 18:15 Zoti, Perėndia yt, do tė krijojė pėr ty njė profet si unė nė mes teje dhe vėllezėrve tė tu; atė keni pėr ta dėgjuar,

DEUT 18:16 nė bazė tė gjithė atyre gjėrave qė i kėrkove Zotin, Perėndinė tėnd, nė Horeb, ditėn e asamblesė, kur the: "Tė mos dėgjoj mė zėrin e Zotit, Perėndisė tim, dhe tė mos shoh mė kėtė zjarr tė madh, qė unė tė mos vdes".

DEUT 18:17 Dhe Zoti mė tha: "Atė qė thanė, ėshtė mirė;

DEUT 18:18 unė do tė nxjerr pėr ta njė profet nga gjiri i vėllezėrve tė tyre dhe do tė vė nė gojėn e tij fjalėt e mia, dhe ai do t`u thotė atyre tė gjitha ato qė unė do t`i urdhėroj.

DEUT 18:19 Dhe do tė ndodhė qė nė se dikush nuk i dėgjon fjalėt e mia qė ai thotė nė emrin tim, unė do t`i kėrkoj llogari.

DEUT 18:20 Por profeti qė pretendon tė thotė nė emrin tim njė gjė pėr tė cilėn unė e kam urdhėruar ta thotė ose qė flet nė emėr tė perėndive tė tjera, ai profet do tė vritet".

DEUT 18:21 Dhe nė se ti thua nė zemrėn tėnde: "Si do tė bėjmė pėr tė dalluar fjalėn qė Zoti nuk ka thėnė?".

DEUT 18:22 Kur profeti flet nė emėr tė Zotit dhe kjo gjė nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi tė bėjmė me njė gjė qė Zoti nuk e ka thėnė; e ka thėnė profeti me mendjemadhėsi; mos ki frikė prej tij".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase