Main Index: Albanian Bible

 

Deuteronomy 21

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34]

DEUT 21:1 "Nė rast se nė vendin qė Zoti, Perėndia yt, ėshtė duke tė dhėnė, gjindet njė i vrarė, i shtrirė nė njė fushė, dhe nuk dihet se kush e ka vrarė,

DEUT 21:2 pleqtė dhe gjykatėsit e tu do tė dalin dhe do tė masin largėsinė midis tė vrarit dhe qyteteve qė ndodhen rreth e rrotull.

DEUT 21:3 Pastaj pleqtė e qytetit mė tė afėrt me tė vrarin do tė marrin njė mėshqerrė qė nuk ka punuar akoma dhe as nuk ėshtė mbrehur.

DEUT 21:4 Pleqtė e atij qyteti do ta zbresin mėshqerrėn pranė njė rrjedhe uji, nė njė vend as tė lėruar as tė mbjellė, dhe aty afėr rrjedhės sė ujit do t`ia thyejnė qafėn mėshqerrės.

DEUT 21:5 Pastaj do tė afrohen priftėrinjtė, bij tė Levit, sepse Zoti, Perėndia yt, i ka zgjedhur pėr tė shėrbyer dhe pėr tė dhėnė bekimin nė emėr tė Zotit, dhe fjala e tyre duhet tė zgjidhė ēdo mosmarrėveshje dhe ēdo dėmtim trupor.

DEUT 21:6 Atėherė tėrė pleqtė e qytetit, qė ėshtė mė afėr me tė vrarin, do tė lajnė duart mbi mėshqerrėn sė cilės i ėshtė thyer qafa pranė rrjedhės sė ujit;

DEUT 21:7 dhe, duke marrė fjalėn, do tė thonė: "Duart tona nuk e kanė derdhur kėtė gjak, as sytė tona s`e kanė parė.

DEUT 21:8 O Zot, fale popullin tėnd Izrael qė ti ke ēliruar, dhe mos i ngarko fajin e gjakut tė pafajshėm popullit tėnd Izrael". Dhe ai gjak do t`u falet atyre.

DEUT 21:9 Kėshtu ti do tė heqėsh nga vetja jote fajin e gjakut tė pafajshėm, duke bėrė atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit.

DEUT 21:10 Kur tė shkosh nė luftė kundėr armiqve tė tu dhe Zoti, Perėndia yt, tė t`i japė nė dorė dhe ti t`i zėsh robėr,

DEUT 21:11 nė rast se sheh midis robėrve njė grua tė pashme dhe tė pėlqen aq sa tė duash ta bėsh bashkėshorten tėnde,

DEUT 21:12 do ta ēosh nė shtėpinė tėnde, dhe ajo do tė rruajė kokėn dhe do tė presė thonjtė,

DEUT 21:13 do tė heqė rrobat e robinjės, do tė banojė nė shtėpinė tėnde dhe do tė mbajė zi njė muaj tė tėrė pėr tė atin dhe pėr tė ėmėn, pastaj ti do tė hysh te ajo dhe do tė jesh bashkėshorti i saj dhe ajo do tė jetė bashkėshortja jote.

DEUT 21:14 Nė qoftė se mė vonė nuk tė pėlqen mė, do ta lėsh tė shkojė ku tė dojė, por nuk mund ta shesėsh pėr para as ta trajtosh si skllave, sepse ti e ke poshtėruar.

DEUT 21:15 Nė qoftė se njė burrė ka dy gra, dhe njerėn e dashuron dhe tjetrėn e urren, dhe si e dashuruara ashtu dhe ajo e urryera i kanė lindur fėmijė, nė rast se i parėlinduri ėshtė fėmija e gruas sė urryer,

DEUT 21:16 ditėn qė u lė me testament pasurinė qė zotėron bijve, nuk mund t`i shėnojė tė drejtėn e paralindjes djalit tė gruas qė dashuron duke e preferuar nga djali i gruas qė urren qė ėshtė i parėlinduri;

DEUT 21:17 por do tė njohė si tė parėlindur djalin e gruas sė urryer, duke i dhėnė njė pjesė tė dyfishtė tė tė gjitha atyre qė zotėron; sepse ai ėshtė prodhimi i parė i fuqisė sė tij dhe atij i pėrket e drejta e paralindjes.

DEUT 21:18 Nė qoftė se njė burrė ka njė fėmijė kokėfortė dhe rebel qė nuk i bindet as zėrit tė babait, as atij tė nėnės dhe me gjithėse e kanė ndėshkuar, nuk u bindet atyre,

DEUT 21:19 i ati dhe e ėma do ta marrin dhe do ta ēojnė te pleqtė e qytetit tė tij, nė portėn e vendit ku banon,

DEUT 21:20 dhe do t`u thonė pleqve tė qytetit: "Ky biri ynė ėshtė kokėfortė dhe rebel; nuk do t`i bindet zėrit tonė; ėshtė grykės dhe pijanec".

DEUT 21:21 Atėherė tėrė banorėt e qytetit tė tij do ta vrasin me gurė dhe ai ka pėr tė vdekur; kėshtu do tė shrrėnjosėsh tė keqen nga mesi yt, tėrė Izraeli do ta mėsojė dhe do tė ketė frikė.

DEUT 21:22 Nė rast se dikush ka kryer njė krim qė meriton vdekjen dhe ka pėsuar vdekjen, dhe ti e ke varur nė njė dru,

DEUT 21:23 kufoma e tij nuk do tė rrijė tėrė natėn mbi pemėn, por do ta varrosėsh po atė ditė; sepse ai qė rri varur ėshtė i mallkuar nga Perėndia, dhe ti nuk do ta ndotėsh tokėn qė Zoti, Perėndia yt, tė jep si trashėgimi".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase