Main Index: Albanian Bible

 

Deuteronomy 26

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34]

DEUT 26:1 "Kur tė hysh nė vendin qė Zoti, Perėndia yt, tė jep si trashėgimi, dhe ta shtiesh nė dorė dhe tė banosh nė tė,

DEUT 26:2 do tė marrėsh disa nga prodhimet e para tė tė gjitha prodhimeve tė tokės tė mbledhura nga ti nė vendin qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep, do t`i vėsh nė njė shportė dhe do tė shkosh nė vendin qė Zoti, Perėndia yt, ka zgjedhur pėr tė ruajtur emrin e tij.

DEUT 26:3 Pastaj do t`i paraqitesh priftit nė funksion ato ditė dhe do t`i thuash: "Unė i deklaroj sot Zotit, Perėndisė tėnd, qė kam hyrė nė vendin qė Zoti u betua t`u japė etėrve tanė".

DEUT 26:4 Atėherė prifti do tė marrė shportėn nga duart e tua dhe do ta vėrė pėrpara altarit tė Zotit, Perėndisė tėnd;

DEUT 26:5 dhe ti do tė pėrgjigjesh duke thėnė para Zotit, Perėndisė tėnd: "Ati im ishte njė Arameo para se tė vdesė; ai zbriti nė Egjipt dhe banoi aty si i huaj me pak njerėz; aty u bė njė komb i madh, i fuqishėm dhe i shumtė.

DEUT 26:6 Por Egjiptasit na trajtuan keq, na shtypėn dhe na imponuan njė skllavėri tė rėndė.

DEUT 26:7 Atėherė bėrtitėm dhe Zoti, Perėndia i etėrve tanė, e dėgjoi zėrin tonė, pa dėshpėrimin tonė, punėn tonė tė rėndė dhe shtypjen tonė.

DEUT 26:8 Kėshtu Zoti na nxori nga Egjipti me njė dorė tė fuqishme dhe me krah tė shtrirė, me gjėra tė tmerrshme e me mrekulli dhe me shenja;

DEUT 26:9 pastaj na solli kėtu dhe na dha kėtė vend, ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė.

DEUT 26:10 Dhe ja tani unė solla prodhimet e para tė tokės qė ti, o Zot, mė ke dhėnė!". Do t`i vendosėsh para Zotit, Perėndisė tėnd, dhe do tė biesh pėrmbys pėrpara Zotit, Perėndisė tėnd;

DEUT 26:11 dhe do tė gėzoheni, ti, Leviti dhe i huaji qė ndodhet nė radhėt e tua pėr tė mirat qė Zoti, Perėndia yt, tė ka dhėnė ty dhe shtėpisė sate.

DEUT 26:12 Kur tė kesh mbaruar sė dhėni tėrė tė dhjetat e tė ardhurave tė tua nė vitin e tretė, viti i tė dhjetave, dhe ua ke dhėnė Levitit, tė huajit, jetimit dhe gruas sė ve, me qėllim qė t`i hanė brenda portave tė tua dhe tė ngopen,

DEUT 26:13 do tė thuash pėrpara Zotit, Perėndisė tėnd: "Unė kam hequr nga shtėpia ime atė qė ėshtė shenjtėruar dhe ua kam dhėnė Levitit, tė huajit, jetimit dhe gruas sė ve, nė bazė tė tė gjitha gjėrave qė mė ke urdhėruar; nuk kam shkelur as kam harruar asnjė nga urdhrat e tua.

DEUT 26:14 Nuk i hėngra gjatė zisė sime, nuk mora prej tyre kur isha i papastėr dhe nuk ua ofrova tė vdekurve; iu binda zėrit tė Zotit, Perėndisė tim, dhe veprova nė bazė tė tė gjitha gjėrave qė mė ke urdhėrar.

DEUT 26:15 Kthe ndaj nesh vėshtrimin tėnd nga banesa jote e shenjtė, nga qielli, dhe beko popullin tėnd tė Izraelit dhe vendin qė na ke dhėnė, siē iu betove etėrve tanė, njė vend ku rrjedh qumėsht e mjaltė.

DEUT 26:16 Sot Zoti, Perėndia yt, tė urdhėron tė zbatosh nė praktikė kėto statute dhe dekrete; ki kujdes qė t`i zbatosh me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt.

DEUT 26:17 Ti sot deklarove qė Zoti ėshtė Perėndia yt, qė do tė ecėsh nė rrugėt e tij dhe do tė respektosh statutet, urdhėrimet dhe dekretet e tij, dhe do t`i bindesh zėrit tė tij.

DEUT 26:18 Sot Zoti ka deklaruar gjithashtu qė ti je popull i tij, njė thesar i veēantė, siē tė ka thėnė, me qėllim qė ti tė respektosh tė githa urdhėrimet e tij,

DEUT 26:19 dhe ti tė mund tė lartėsohesh mbi tė gjitha kombet qė ai ka bėrė pėr lavdi, famė dhe zulmė dhe qė ti tė jesh njė popull i shenjtėruar pėr Zotin, Perėndinė tėnd, ashtu siē e ka thėnė ai".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase