Main Index: Albanian Bible

 

Deuteronomy 15

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34]

DEUT 15:1 "Nė mbarim tė ēdo shtatė viteve do tė bėsh faljen e borxheve.

DEUT 15:2 Dhe kjo do tė jetė forma e faljes: Ēdo huadhėnės do tė falė atė qė i ka dhėnė hua tė afėrmit tė tij; nuk do tė kėrkojė kthimin e saj nga i afėrmi dhe nga vėllai i tij, sepse ėshtė shpallur falja e borxheve nga Zoti.

DEUT 15:3 Mund ta kėrkosh borxhin nga i huaji; por do t`i falėsh vėllait tėnd atė qė ai tė ka marrė hua.

DEUT 15:4 Nuk do tė ketė asnjė nevojtar midis jush, sepse Zoti do tė tė bekojė me tė madhe nė vendin qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep si trashgimi, qė ti ta zotėrosh,

DEUT 15:5 por vetėm me kusht qė ti t`i bindesh me zell zėrit tė Zotit, Perėndisė tėnd, duke pasur kujdes tė zbatosh nė praktikė tė gjitha kėta urdhėrimet, qė sot tė cakton.

DEUT 15:6 Sepse Zoti, Perėndia yt, do tė tė bekojė siē tė ka premtuar; atėherė do t`u japėsh hua shumė kombeve, por ti nuk do tė kėrkosh hua; do tė sundosh mbi shumė kombe, por ato nuk do tė sundojnė mbi ty.

DEUT 15:7 Nė rast se ke ndonjė vėlla nevojtar midis jush, midis ndonjė prej qyteteve qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep, nuk do tė fortėsosh zemrėn dhe nuk do tė mbyllėsh dorėn para vėllait tėnd nevojtar;

DEUT 15:8 por do t`i hapėsh me zemėrgjerėsi dorėn tėnde dhe do t`i japėsh hua aq sa i nevojitet pėr tė pėrballuar nevojat qė ka.

DEUT 15:9 Ki kujdes qė tė mos ketė asnjė mendim tė keq nė zemrėn tėnde, i cili tė tė bėjė tė thuash: "Viti i shtatė, viti i familjes, ėshtė afėr", dhe ta shikosh me sy tė keq vėllanė tėnd nevojtar dhe tė mos i japėsh asgjė; ai do tė bėrtiste kundėr teje para Zotit dhe ti do tė mėkatoje.

DEUT 15:10 Jepi me bujari dhe zemra jote tė mos trishtohet kur i jep, sepse pikėrisht pėr kėtė Zoti, Perėndia yt, do tė tė bekojė nė ēdo punė tėnden dhe nė ēdo gjė qė do tė tė zėrė dora.

DEUT 15:11 Sepse nevojtarėt nuk do tė mungojnė kurrė nė vend, prandaj unė po tė jap kėtė urdhėrim tėnd dhe tė them: "Hapja me bujari dorėn tėnde vėllait tėnd, tė varfėrit tėnd dhe nevojtarit nė vendin tuaj".

DEUT 15:12 Nė rast se njė vėlla apo njė motėr hebre shitet te ti, do tė tė shėrbejė gjashtė vjet; por vitin e shtatė do ta lėsh tė ikė i lirė.

DEUT 15:13 Dhe kur do ta lėsh tė ikė i lirė, nuk do ta lėsh tė shkojė duarbosh;

DEUT 15:14 do t`i japėsh bujarisht dhurata nga kopeja jote, nga lėmi dhe nga hambari yt; do ta bėsh pjestar tė bekimeve me tė cilat Zoti, Perėndia yt, tė ka mbushur;

DEUT 15:15 dhe nuk do tė harrosh se ke qenė skllav nė vendin e Egjiptit dhe se Zoti, Perėndia yt, tė ka liruar; prandaj sot tė urdhėroj kėtė.

DEUT 15:16 Por nė rast se ai tė thotė: "Nuk dua tė largohem prej teje", sepse tė do ty dhe shtėpinė tėnde, sepse ka mbarėsi bashkė me ty,

DEUT 15:17 atėherė do tė marrėsh njė fėndyell, do t`i shposh veshin kundėr portės dhe ai do tė jetė skllavi yt pėr gjithnjė. Po ashtu do tė veprosh me skllaven tėnde.

DEUT 15:18 Nuk duhet tė tė duket e vėshtirė ta nisėsh tė lirė, sepse tė ka shėrbyer gjashtė vjet me gjysmėn e pagės sė njė argati; dhe Zoti, Perėndia yt, do tė bekojė tė gjitha veprimet e tua.

DEUT 15:19 Do t`i shenjtėrosh Zotit, Perėndisė tėnd, tėrė pjelljet e para meshkuj tė bagėtive tė tua tė trasha dhe tė imta. Nuk do tė bėsh asnjė punė me pjelljen e parė tė lopės sate dhe nuk do tė qethėsh pjelljen e parė tė deles sate.

DEUT 15:20 Do t`i hash ēdo vit, ti dhe familja jote, pėrpara Zotit, Perėndisė tėnd, nė vendin qė Zoti ka zgjedhur.

DEUT 15:21 Por nė qoftė se kafsha ka ndonjė tė metė, nė rast se ėshtė e ēalė, e verbėr, apo ka ndonjė tė metė tjetėr tė rėndė, nuk do t`ia flijosh Zotit, Perėndisė tėnd;

DEUT 15:22 do ta hash brenda portave tė tua; tė papastrin dhe tė pastrin mund ta hanė njėlloj sikur tė ishte njė gazelė apo njė dre.

DEUT 15:23 Por nuk do tė hash gjakun e tyre; do ta derdhėsh nė tokė si uji".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase