Main Index: Albanian Bible

 

Exodus 40

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40]

EX 40:1 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke thėnė:

EX 40:2 "Ditėn e parė tė muajit tė parė do tė ngresh tabernakullin, ēadrėn e mbledhjes.

EX 40:3 Do tė vendosėsh atje arkėn e dėshmisė dhe do ta fshehėsh arkėn me njė vel.

EX 40:4 Do tė sjellėsh brenda tryezėn dhe do tė vendosėsh mbi tė gjėrat qė duhen; do tė sjellėsh gjithashtu shandanin dhe do tė ndezėsh llambat e tij.

EX 40:5 Do tė vendosėsh altarin e artė pėr temjanin pėrpara arkės sė dėshmisė, dhe do tė vėsh perden nė hyrje tė tabernakullit.

EX 40:6 Do ta vėsh altarin e olokausteve para hyrjes sė tabernakullit, tė ēadrės sė mbledhjes.

EX 40:7 Do ta vendosėsh legenin midis ēadrės sė mbledhjes dhe altarit dhe do tė vėsh ujė nė tė.

EX 40:8 Do t`i vendosėsh perdet e oborrit rreth e qark dhe do tė vėsh njė perde nė hyrje tė oborrit.

EX 40:9 Pastaj do tė marrėsh vajin e vajosjes dhe do tė vajosh tabernakullin dhe tėrė gjėrat qė ndodhen aty, dhe do ta shenjtėrosh me tė gjitha veglat e tij; dhe do tė jetė i shenjtė.

EX 40:10 Do tė vajosh altarin e olokausteve dhe tėrė orenditė e tij; do tė shenjtėrosh kėshtu altarin dhe altari do tė jetė shumė i shenjtė.

EX 40:11 Do tė vajosh edhe legenin me tė gjithė bazėn e tij dhe do ta shenjtėrosh.

EX 40:12 Pastaj do tė afrosh Aaronin dhe bijtė e tij nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes dhe do t`i lash me ujė.

EX 40:13 Do ta veshėsh Aaronin me rrobat e shenjta, do ta vajosh dhe do ta shenjtėrosh, qė tė mė shėrbejė si prift.

EX 40:14 Do tė afrosh edhe bijtė e tij dhe do t`i veshėsh me tunika,

EX 40:15 do t`i vajosh ashtu si do tė kesh vajuar atin e tyre, qė tė mė shėrbejnė si priftėrinj; vajisja e tyre do t`u japė priftėri pėrjetė, brez pas brezi".

EX 40:16 Moisiu ashtu veproi; bėri pikėrisht tė gjitha ato qė Zoti i kishte urdhėruar.

EX 40:17 Kėshtu ditėn e parė tė muajit tė parė tė vitit tė dytė, u ndėrtua tabernakulli.

EX 40:18 Moisiu e ngriti tabernakullin, hodhi bazat e tij, sistemoi dėrrasat e tij, i vuri traversat e tij dhe ngriti shtyllat e tij.

EX 40:19 Mbi tabernakullin shtriu perden dhe mbi kėtė vendosi mbulesėn e ēadrės, ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

EX 40:20 Pastaj mori dėshminė dhe e vendosi brenda arkės, u vuri shtizat unazave tė arkės, dhe e vuri pajtuesin mbi arkė;

EX 40:21 e ēoi arkėn nė tabernakull, e vari velin e perdes dhe kėshtu fshehu arkėn e dėshmisė, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

EX 40:22 Vendosi gjithashtu tryezėn nė ēadrėn e mbledhjes, nė krahun verior tė tabernakullit, jashtė velit.

EX 40:23 Vendosi sipėr me rregull bukėn pėrpara Zotit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

EX 40:24 Pastaj vuri shandanin nė ēadrėn e mbledhjes, pėrballė tryezės, nga ana jugore e tabernakullit;

EX 40:25 dhe ndezi llambat pėrpara Zotit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

EX 40:26 Pastaj vuri altarin e artė nė ēadrėn e mbledhjes, pėrpara velit,

EX 40:27 dhe mbi tė dogji temjanin e parfumuar, ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

EX 40:28 Vuri gjithashtu perden nė hyrje tė tabernakullit.

EX 40:29 Pastaj vendosi altarin e olokausteve nė hyrje tė tabernakullit, tė ēadrės sė mbledhjes, dhe mbi tė ofroi olokaustin dhe blatimin, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

EX 40:30 Pastaj vuri legenin midis ēadrės sė mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujė pėr t`u larė.

EX 40:31 Dhe me kėtė ujė, Moisiu, Aaroni dhe bijtė e tij lanė duart dhe kėmbėt;

EX 40:32 kur hynin nė ēadrėn e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

EX 40:33 Ndėrtoi gjithashtu oborrin rreth tabernakullit dhe altarit dhe vuri perden nė hyrje tė oborrit. Kėshtu Moisiu e pėrfundoi punėn e tij.

EX 40:34 Atėherė reja e mbuloi ēadrėn e mbledhjes dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin.

EX 40:35 Dhe Moisiu nuk mundi tė hyjė nė ēadrėn e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipėr dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin.

EX 40:36 Nė tė tėra zhvendosjet e tyre, kur reja ngrihej mbi tabernakullin, bijtė e Izraelit niseshin;

EX 40:37 por nė rast se reja nuk ngrihej, nuk niseshin deri ditėn qė ajo tė ngrihej.

EX 40:38 Sepse reja e Zotit qėndronte mbi tabernakullin gjatė ditės, dhe natėn mbi tė qėndronte njė zjarr, para syve tė tė gjithė shtėpisė sė Izraelit, gjatė gjithė zhvendosjeve sė tyre.?

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase