Main Index: Albanian Bible

 

Exodus 2

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40]

EX 2:1 Por njė njeri i shtėpisė sė Levit shkoi e mori pėr grua njė bijė tė Levit.

EX 2:2 Dhe gruaja u ngjiz dhe lindi njė bir; dhe, duke parė qė ishte i bukur, e mbajti fshehur tre muaj.

EX 2:3 Por, kur nuk mundi ta mbante mė tė fshehur, mori njė kanistėr prej xunkthi, e leu me bitum dhe katran, vendosi nė tė fėmijėn dhe e la nė kallamishtėn nė bregun e lumit.

EX 2:4 Motra e fėmijės rrinte nė njė farė largėsie pėr tė mėsuar se ēfarė do t`i ndodhte.

EX 2:5 Por vajza e Faraonit zbriti pėr t`u larė nė lumė, ndėrsa shėrbėtoret e saj shėtisnin buzė lumit. Ajo pa kanistrėn nė kallamishte dhe dėrgoi shėrbėtoren e saj ta marrė.

EX 2:6 E hapi dhe pa fėmijėn; dhe ja, i vogli po qante; asaj iu dhimbs dhe tha: "Ky ėshtė njė fėmijė hebre".

EX 2:7 Atėherė motra e fėmijės i tha bijės sė Faraonit: "A duhet tė shkoj tė thėrras njė tajė nga gratė hebre qė ta mėndė kėtė fėmijė pėr ty?".

EX 2:8 E bija e Faraonit iu pėrgjegj: "Shko". Dhe vajza shkoi tė thėrrasė nėnėn e fėmijės.

EX 2:9 Dhe bija e Faraonit i tha: "Merre me vete kėtė fėmijė, mėnde pėr mua, dhe unė do tė tė jap pagėn tėnde". Kėshtu gruaja e mori fėmijėn dhe e mėndi.

EX 2:10 Kur fėmija u rrit, ajo ia ēoi bijės sė Faraonit; ai u bė bir i saj dhe ajo e quajti Moisi, duke thėnė: "Sepse unė e nxora nga uji".

EX 2:11 Nė ato ditė, kur Moisiu ishte rritur, ndodhi qė ai doli pėr tė gjetur vėllezėrit e tij dhe vuri re se bėnin punė tė rėnda; dhe pa njė Egjiptas qė po rrihte njė burrė hebre, njė nga vėllezėrit e tij.

EX 2:12 Dhe vėshtroi andej e kėtej dhe, duke parė se nuk kishte njeri, e vrau Egjiptasin dhe e fshehu pastaj nėn rėrė.

EX 2:13 Ditėn e nesėrme doli dhe pa dy burra hebrenj qė po grindeshin; ai i tha atij qė kishte faj: "Pse e rreh shokun tėnd?".

EX 2:14 Por ai iu pėrgjigj: "Kush tė ka vėnė prijės dhe gjykatės mbi ne? Mos do tė mė vrasėsh siē vrave Egjiptasin?". Atėherė Moisiu u tremb, dhe tha: "Me siguri kjo gjė dihet nga tė gjithė".

EX 2:15 Kur Faraoni dėgjoi tė flitej pėr ngjarjen, kėrkoi tė vrasė Moisiun; por Moisiu iku nga prania e Faraonit dhe u vendos nė vendin e Madianit; dhe u ul afėr njė pusi.

EX 2:16 Por prifti i Madianit kishte shtatė bija; dhe ato erdhėn pėr tė mbushur ujė dhe pėr tė mbushur koritat pėr t`i dhėnė tė pijė kopesė sė atit tė tyre.

EX 2:17 Por erdhėn disa barinj dhe i pėrzunė. Atėherė Moisiu u ngrit dhe u erdhi nė ndihmė, duke i dhėnė tė pijė kopesė sė tyre.

EX 2:18 Kur shkuan te Reueli, ati i tyre, ai u tha: "Vallė si u kthyet kaq shpejt sot?".

EX 2:19 Ato u pėrgjigjėn: "Njė Egjiptas na liroi nga duart e barinjve; pėrveē kėsaj mbushi ujė pėr ne dhe i dha tė pijė kopesė".

EX 2:20 Atėherė ai u tha bijave tė tij: "Po ai ku ėshtė? Pse e latė kėtė njeri? Thirreni, tė vijė tė hajė".

EX 2:21 Dhe Moisiu pranoi tė banojė tek ai njeri; dhe ai i dha Moisiut pėr grua bijėn e tij, Seforėn.

EX 2:22 Pastaj ajo lindi njė bir qė ai e quajti Gershom, sepse tha: "Unė jam mik nė dhe tė huaj".

EX 2:23 Por ndodhi qė, mbas njė kohe tė gjatė vdiq mbreti i Egjiptit, dhe bijtė e Izraelit rėnkonin pėr shkak tė skllavėrisė; ata bėrtitėn dhe britma e tyre pėr shkak tė skllavėrisė u ngjit deri tek Perėndia.

EX 2:24 Kėshtu Perėndia dėgjoi rėnkimin e tyre, dhe Perėndisė iu kujtua besėlidhja qė kishte pėrfunduar me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin.

EX 2:25 Dhe Perėndia shikoi bijtė e Izraelit, dhe Perėndia u kujdes pėr ta.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase