Main Index: Albanian Bible

 

Exodus 15

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40]

EX 15:1 Atėherė Moisiu dhe bijtė e Izraelit i kėnduan kėtė kantik Zotit dhe folėn duke thėnė: "Unė do t`i kėndoj Zotit, sepse u lartėsua shumė; hodhi nė det kuaj dhe kalorės.

EX 15:2 Zoti ėshtė forca ime dhe kantiku im, ka qėnė shpėtimi im. Ky ėshtė Perėndia im, unė do ta pėrlėvdoj; ėshtė Perėndia i atit tim, unė do ta lartėsoj.

EX 15:3 Zoti ėshtė njė luftėtar, emri i tij ėshtė Zoti.

EX 15:4 Ai hodhi nė det qerret e Faraonit dhe ushtrinė e tij, luftėtarėt mė tė mirė tė tij u mbytėn nė Detin e Kuq.

EX 15:5 Ata mbulohen nga humnera; ranė nė fund si njė gur.

EX 15:6 E djathta jote, o Zot, ėshtė e mrekullueshme nė fuqinė e saj. E djathta jote, o Zot, i dėrmoi armiqtė.

EX 15:7 Me madhėshtinė e madhėrisė sate, ti i pėrmbys ata qė ngrihen kundėr teje; ti nxjer jashtė zemėrimin tėnd, ai i prish ata sikur tė ishin kallamishte.

EX 15:8 Sa tė shfrysh nga vrimat e hundėve, ujėrat janė grumbulluar, valėt janė ngritur si njė mur, dhe dallgėt janė pėrforcuar nė zemrėn e detit.

EX 15:9 Armiku thoshte: "Do t`i ndjek, do t`i arrij, do tė ndaj kufomat, lakmia ime do tė ngopet mbi ta; do tė zhvesh shpatėn time, dora ime do t`i shfarosė".

EX 15:10 Po ti dėrgove jashtė frymėn tėnde dhe deti i mbuloi; u mbytėn si plumbi nė ujėrat e fuqishme.

EX 15:11 Kush barazohet me ty midis perėndive, o Zot? Kush barazohet me ty, i mrekullueshėm nė shenjtėri, i madhėrishėm nė lėvdata, o ēudibėrės?

EX 15:12 Ti shtrive dorėn e djathtė, dhe toka i gėlltiti.

EX 15:13 Me mėshirėn tėnde, ke udhėhequr popullin qė e ke shpenguar; me forcėn tėnde e ke ēuar drejt banesės sate tė shenjtė.

EX 15:14 Popujt e kanė dėgjuar kėtė dhe dridhen. Ankthi ka mbėrthyer banorėt e Filistinės.

EX 15:15 Qė tani krerėt e Edomit e kanė humbur, tė fuqishmit e Moabit i ka zėnė frika, tėrė banorėt e Kanaanit po shkrihen.

EX 15:16 Frika dhe tmerri do tė bierė mbi ta. Falė forcės sė krahut tėnd do tė bėhen tė palėvizshėm si guri, deri sa populli yt, o Zot, tė kalojė, deri sa tė kalojė populli qė ti ke blerė.

EX 15:17 Ti do t`i futėsh dhe do t`i vendosėsh nė malin e trashėgimisė sate, nė vendin qė ke pėrgatitur, o Zot, pėr banesėn tėnde, nė shenjtėroren qė duart e tua, o Perėndi, kanė vendosur.

EX 15:18 Zoti do tė mbretėrojė gjithnjė, pėrjetė".

EX 15:19 Pasi kuajt e Faraonit me qerret e tij dhe kalorėsit e tij kishin hyrė nė det, dhe Zoti kishte kthyer mbi ta ujėrat e detit, por bijtė e Izraelit kishin ecur nė mes tė detit, nė tė thatė.

EX 15:20 Atėherė profetesha Miriam, motra e Aaronit, mori nė dorė dajren, dhe tė gjitha gratė e ndoqėn nga pas me dajre dhe me valle.

EX 15:21 Dhe Miriami u kėndonte atyre: "Kėndojini Zotit, sepse u lartėsua shumė; hodhi nė det kuaj dhe kalorės".

EX 15:22 Pastaj Moisiu i nisi Izraelitėt nga Deti i Kuq dhe kėta u drejtuan nga shkretėtira e Shurit; ecėn tri ditė nė shkretėtirė dhe nuk gjetėn ujė.

EX 15:23 Kur arritėn nė Mara nuk mundėn tė pinė ujėrat e Marės sepse ishin tė hidhura; prandaj ky vend u quajt Mara.

EX 15:24 Atėherė populli murmuriti kundėr Moisiut, duke thėnė: "Ē`do tė pimė?".

EX 15:25 Kėshtu ai i bėrtiti Zotit; dhe Zoti i tregoi njė dru; ai e hodhi atė nė ujė, dhe ujėrat u bėnė tė ėmbla. Atje Zoti i dha popullit njė ligj dhe njė dekret, dhe e vuri kėshtu popullin nė provė,

EX 15:26 dhe tha: "Nė qoftė se ti dėgjon me vėmėndje zėrin e Zotit, Perėndisė tėnd, dhe bėn atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e tij dhe dėgjon urdhėrimet e tij dhe respekton tėrė ligjet e tij, unė nuk do tė jap asnjė nga ato sėmundje qė u kam dhėnė Egjiptasve, sepse unė jam Zoti qė tė shėron".

EX 15:27 Kėshtu arritėn nė Elim, ku kishte dymbėdhjetė burime uji dhe shtatėdhjetė palma; dhe e ngritėn kampin e tyre pranė ujėrave.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase