Main Index: Albanian Bible

 

Exodus 21

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40]

EX 21:1 "Tani kėto janė ligjet qė do t`u vėsh para tyre:

EX 21:2 Nė rast se blen njė skllav hebre, ai do tė tė shėrbejė gjashtė vjet; por vitin e shtatė do tė shkojė i lirė, pa paguar asgjė.

EX 21:3 Nė rast se ka ardhur vetėm, do tė shkojė vetėm; po tė kishte grua, e shoqja do tė shkojė bashkė me tė.

EX 21:4 Nė qoftė se zotėria e tij i jep grua dhe kjo i lind bij e bija, gruaja dhe fėmijėt e saj do tė jenė tė zotėrisė, dhe ai do tė shkojė vetėm.

EX 21:5 Por nė qoftė se skllavi thotė haptazi: "Unė e dua zotėrinė time, gruan time dhe fėmijėt e mi, dhe nuk dua tė shkoj i lirė",

EX 21:6 atėherė pronari e tij do t`ia afrojė Perėndisė dhe do ta avitė te dera ose te shtalka; pastaj pronari e tij do t`i shpojė veshin me njė fėndyell; dhe ai do t`i shėrbejė pėr gjithnjė.

EX 21:7 Nė rast se dikush shet bijėn e tij si shėrbėtore, ajo nuk do tė shkojė ashtu si shkojnė skllevėrit.

EX 21:8 Nė qoftė se ajo nuk i pėlqen zotėrisė sė saj, qė e kishte marrė pėr vete, ai do ta lėrė tė shpengohet; por nuk do tė ketė tė drejtėn tua shesė njerėzve tė huaj, sepse kjo do t`ishte ta trajtosh me mashtrim.

EX 21:9 Dhe nė qoftė se e marton me birin e tij, do ta trajtojė nė bazė tė sė drejtės tė tė bijave.

EX 21:10 Nė rast se merr njė grua tjetėr, ai nuk do tė pakėsojė ushqimin dhe veshmbathjen e saj, as edhe bashkėbanimin e saj.

EX 21:11 Nė rast se nuk bėn kėto tri gjėra pėr tė, ajo do tė shkojė pa dhėnė asgjė, pa paguar ēmim.

EX 21:12 Kush rreh njė njeri dhe pėr kėtė shkak ky vdes, do tė dėnohet me vdekje.

EX 21:13 Nė qoftė se nuk i ka ngritur kurrfarė prite, por Perėndia ka bėrė qė t`i bjerė nė dorė, unė do tė caktoj njė vend ku ai mund tė gjejė strehė.

EX 21:14 Nė qoftė se ndokush vepron me paramendim kundėr tė afėrmit tė tij pėr ta vrarė me mashtrim, ti do ta shkėputėsh edhe nga altari im, pėr tė siguruar vdekjen e tij.

EX 21:15 Kush rreh atin ose nėnėn e tij do tė dėnohet me vdekje.

EX 21:16 Kush rrėmben njė njeri dhe e shet, ose gjendet nė duart e tij, do tė dėnohet me vdekje.

EX 21:17 Kush mallkon tė atin ose tė ėmėn do tė dėnohet me vdekje.

EX 21:18 Nė qoftė se dy njerėz zihen dhe njėri prej tyre godet tjetrin me gur ose me grusht dhe ky nuk vdes, por duhet tė qėndrojė nė shtrat,

EX 21:19 dhe nė se pastaj ngrihet dhe ecėn jashtė duke u mbėshtetur me bastun, ai qė e ka goditur do tė nxirret i pafajshėm; do ta zhdėmtojė vetėm pėr kohėn e humbur dhe do ta kurojė deri nė shėrim tė plotė.

EX 21:20 Nė qoftė se dikush rreh skllavin ose skllaven e tij me bastun, dhe ai ose ajo i vdesin nė dorė, zotėria do tė dėnohet;

EX 21:21 por nė rast se mbijeton njė ose dy ditė, nuk do tė dėnohet, sepse ėshtė pronė e tij.

EX 21:22 Nė rast se disa grinden dhe rrahin njė grua me barrė aq sa ajo tė dėshtojė, por nuk pėson dėme tė tjera, rrahėsi do tė gjobitet aq sa t`i kėrkojė bashkėshorti i gruas; ai do tė paguajė zhdėmtimin simbas pėrcaktimit tė gjykatėsve;

EX 21:23 por po tė jetė se rrjedh ndonjė dėm, do tė japėsh jetė pėr jetė,

EX 21:24 sy pėr sy, dhėmb pėr dhėmb, dorė pėr dorė, kėmbė pėr kėmbė,

EX 21:25 djegie pėr djegie, plagė pėr plagė, mbretje pėr mbretje.

EX 21:26 Nė rast se dikush godet syrin e skllavit ose tė skllaves sė tij dhe ai humbet, do t`i lėrė tė shkojnė tė lirė si kompensim pėr syrin e humbur.

EX 21:27 Dhe nė rast se shkakton rėnien e njė dhėmbi skllavit ose skllaves sė tij, do t`i lėrė tė shkojnė tė lirė si kompensim pėr dhėmbin e humbur.

EX 21:28 Nė rast se njė ka godet pėr vdekje me brirėt e tij njė burrė ose njė grua, kau duhet tė vritet me gurė dhe mishi i tij nuk do tė hahet; por i zoti i kaut do tė konsiderohet i pafajshėm.

EX 21:29 Por nė qoftė se kau e kishte zakon prej kohėsh tė plagoste me brirėt e tij dhe i zoti ishte paralajmėruar, por nuk e kishte mbajtur tė mbyllur, dhe kau pastaj vret njė burrė o njė grua, kau do tė vritet me gurė dhe i zoti gjithashtu do tė vritet.

EX 21:30 Nė qoftė se i caktohet njė ēmim pėr shpengim, ai duhet tė japė pėr tė shpenguar jetėn e tij aq sa i kanė caktuar.

EX 21:31 Nė qoftė se kau godet njė bir ose njė bijė, do tė veprohet ndaj tij sipas po kėtij ligji.

EX 21:32 Nė qoftė se kau godet njė skllav ose njė skllave, i zoti i kaut do t`i paguajė tė zotit tė skllavit tridhjetė sikla argjendi dhe kau do tė vritet me gurė.

EX 21:33 Nė qoftė se dikush hap njė gropė, ose dikush gėrmon njė gropė dhe nuk e mbulon, dhe njė ka ose njė gomar bien brenda,

EX 21:34 pronari i gropės do ta paguajė zhdėmtimin; ai do t`i paguajė me para pronarit vleftėn e kafshės dhe kafsha e ngordhur do tė jetė e tij.

EX 21:35 Nė qoftė se kau i njė njeriu godet pėr vdekje kaun e njė tjetri, do tė shitet kau i gjallė dhe do tė ndahet ēmimi i tij; edhe kau i ngordhur do tė ndahet midis tyre.

EX 21:36 Por nė qoftė se dihet se ky ka e kishte zakon prej kohe tė godiste me brirėt, dhe i zoti nuk e ka mbajtur tė mbyllur, ky do tė paguajė ka pėr ka dhe kafsha e ngordhur do tė jetė e tij".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase