Main Index: Albanian Bible

 

Exodus 34

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40]

EX 34:1 Zoti i tha Moisiut: "Preji dy pllaka guri ashtu si tė parat; dhe unė do tė shkruaj mbi pllakat fjalėt qė ishin mbi pllakat e para qė theve.

EX 34:2 Kėshtu ji gati nė mėngjes dhe ngjitu nė mėngjes nė malin Sinai, dhe qėndro aty afėr meje nė majė tė malit.

EX 34:3 Askush tė mos ngjitet bashkė me ty dhe tė mos duket asnjeri nė tėrė malin; as kope me bagėti tė imėt a tė trashė pėrreth kėtij mali".

EX 34:4 Kėshtu Moisiu preu dy pllaka guri, si tė parat; u ngrit herėt nė mėngjes dhe u ngjit nė malin Sinai ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti, dhe mori nė dorė tė dyja pllakat prej guri.

EX 34:5 Atėherė Zoti zbriti nė renė dhe u ndal aty pranė tij, dhe shpalli emrin e Zotit.

EX 34:6 Dhe Zoti kaloi pranė tij dhe thirri: "Zoti, Perėndia i pėrjetshėm, i mėshirshėm dhe i dhembshur, i ngadalshėm nė zemėrim, i pasur nė mirėsi dhe nė besnikėri,

EX 34:7 qė pėrdor mėshirėn pėr mijėra njerėz, qė fal padrejtėsinė, shkeljet dhe mėkatin por nuk e lė tė pandėshkuar fajtorin, dhe qė viziton padrejtėsinė e etėrve mbi bijtė dhe mbi bijtė e bijve deri nė brezin e tretė dhe tė katėrt".

EX 34:8 Dhe Moisiu nxitoi tė pėrkulet deri nė tokė, dhe adhuroi.

EX 34:9 Pastaj tha: "O Perėndi, nė rast se kam gjetur hir nė sytė e tu, eja nė mes nesh, sepse ky ėshtė njė popull me qafė tė fortė; na fal padrejtėsinė tonė dhe mėkatin tonė, dhe na merr si trashėgiminė tėnde".

EX 34:10 Zoti u pėrgjigj: "Ja, unė po bėj njė besėlidhje: Do tė bėj para gjithė popullit mrekulli, qė nuk janė bėrė kurrė mbi tė gjithė dheun dhe nė asnjė komb tjetėr; dhe tėrė populli nė mes tė tė cilit

EX 34:11 Kqyr atė qė po tė urdhėroj sot: Ja unė do t`i dėboj para teje Amorejtė, Kananejtė, Hitejtė, Perezejtė, Hivejtė dhe Jebusejtė.

EX 34:12 Ruhu se bėn ndonjė aleancė me banorėt e vendit nė tė cilin ke pėr tė vajtur, me qėllim qė tė mos jetė njė grackė pėr ty;

EX 34:13 por rrėzo altarėt e tyre, copėto shtyllat e tyre tė shenjta dhe rrėzo shėmbėlltyrat e tyre,

EX 34:14 (sepse nuk do t`i pėrulesh njė perėndi tjetėr, sepse Zoti, emri i tė cilit ėshtė "Xhelozi", ėshtė njė Perėndi xheloz).

EX 34:15 Mos bėj asnjė aleancė me banorėt e vendit sepse, kur ata kurvėrohen te idhujt e tyre dhe ofrojnė fli idhujve tė tyre, ndokush prej tyre tė fton dhe ti ha nga flitė e tyre,

EX 34:16 dhe merr nga bijat e tyre pėr bijtė e tu, dhe vajzat e tyre tė kurvėrohen te idhujt e tyre dhe t`i shtyjnė bijtė e tu tė kurvėrohen te idhujt e tyre.

EX 34:17 Nuk do tė bėsh idhull me metal tė shkrirė.

EX 34:18 Do tė kremtosh festėn e tė ndormeve. Shtatė ditė me radhė do tė hash bukė pa maja, ashtu siē tė kam urdhėruar nė kohėn e caktuar, nė muajin e Abibit, sepse nė muajin e Abibit ti ke dalė nga Egjipti.

EX 34:19 Kushdo qė ēel barkun ėshtė imi; ėshtė imja ēdo pjellė e parė mashkull tė tė gjithė bagėtisė sate, qoftė e trashė ose e imėt.

EX 34:20 Do tė shpengosh me njė qengj pjellėn e parė mashkull tė gomarit; po tė jetė se nuk do ta shpengosh, do t`i thyesh qafėn. Do tė shpengosh edhe ēdo tė parėlindur tė bijve tė tu. Asnjeri nuk do tė paraqitet para meje duarbosh.

EX 34:21 Do tė punosh gjashtė ditė; por ditėn e shtatė do tė pushosh: do tė pushosh edhe nė kohėn e lėrimit dhe tė korrjes.

EX 34:22 Do tė kremtosh festėn e javėve, domethėnė, tė prodhimit tė parė tė korrjes sė grurit dhe festėn e tė vjelave nė fund tė vitit.

EX 34:23 Tri herė nė vit do tė paraqitet ēdo mashkull i juaj para Perėndisė, Zotit, Perėndisė tė Izraelit.

EX 34:24 Sepse unė do tė dėboj kombe para teje dhe do tė zgjeroj kufijtė e tu, dhe askush nuk do tė dėshirojė vendin tėnd, kur do tė ngjitesh tri herė nė vit, pėr tė dalė pėrpara Zotit, Perėndisė tėnd.

EX 34:25 Nuk do tė ofrosh me bukė tė mbrujtur gjakun e viktimės sė flijuar pėr mua; flia e festės sė Pashkės nuk do tė lihet deri nė mėngjes.

EX 34:26 Do tė ēosh nė shtėpinė e Zotit, Perėndisė tėnd, prodhimet e para tė fryteve tė tokės sate. Nuk do ta gatuash kecin nė qumėshtin e nėnės sė tij".

EX 34:27 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shkruaji kėto fjalė, sepse mbi bazėn e kėtyre fjalėve kam pėrfunduar njė aleancė me ty dhe me Izraelin".

EX 34:28 Kėshtu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet ditė dhe dyzet net; nuk hėngri bukė as piu ujė. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalėt e besėlidhjes, dhjetė urdhėrimet.

EX 34:29 Por Moisiu, kur zbriti nga mali i Sinait (duke zbritur nga mali Moisiu kishte nė dorė dy pllakat e dėshmisė), nuk e dinte qė lėkura e fytyrės sė tij qe bėrė rrėzėllyese, sepse kishte qenė tė fliste me Zotin.

EX 34:30 Kėshtu, kur Aaroni dhe tėrė bijtė e Izraelit panė Moisiun, ja, qė lėkura e fytyrės sė tij ishte rrėzėllyese dhe ata kishin frikė t`i afroheshin atij.

EX 34:31 Por Moisiu i thirri dhe Aaroni dhe tėrė krerėt e asamblesė u rikthyen tek ai, dhe Moisiu u foli atyre.

EX 34:32 Pastaj, tėrė bijtė e Izraelit u afruan, dhe ai i urdhėroi tė bėnin tė gjitha ato qė Zoti i kishte thėnė nė malin Sinai.

EX 34:33 Mbasi Moisiu mbaroi sė foluri me ta, vuri njė vel mbi fytyrėn e tij.

EX 34:34 Por kur Moisiu hynte pėrpara Zotit pėr tė biseduar me atė, hiqte velin deri sa tė dilte jashtė; duke dalė jashtė, u tregonte bijve tė Izraelit ato qė e kishin urdhėruar tė bėnte.

EX 34:35 Bijtė e Izraelit, duke parė fytyrėn e Moisiut, shihnin se lėkura e tij rrėzėllente; pastaj Moisiu vinte pėrsėri velin mbi fytyrėn e tij, deri sa hynte tė fliste me Zotin.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase