Main Index: Albanian Bible

 

Exodus 6

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40]

EX 6:1 Zoti i tha Moisiut: "Tani ke pėr tė parė ēfarė kam pėr t`i bėrė Faraonit; sepse i detyruar nga njė dorė e fuqishme ai do t`i lėrė tė shkojnė; po, i detyruar nga njė dorė e fuqishme do t`i dėbojė nga vendi i tij".

EX 6:2 Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe i tha: "Unė jam Zoti,

EX 6:3 dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perėndi i plotfuqishėm; por ata nuk mė kishin njohur kurrė me emrin tim, Zot.

EX 6:4 Kam caktuar gjithashtu besėlidhjen time me ta, duke u premtuar se do t`u jap vendin e Kanaanit, vendin ku qėndruan si tė huaj.

EX 6:5 Dėgjova edhe kujėn e bijve tė Izraelit qė Egjiptasit i mbajnė nė skllavėri dhe m`u kujtua besėlidhja ime.

EX 6:6 Prandaj u thuaj bijve tė Izraelit: "Unė jam Zoti; do t`ju heq nga punėt e rėnda qė ju kanė imponuar Egjiptasit, do t`ju ēliroj nga skllavėrimi i tyre dhe do t`ju ēliroj me krah tė shtrirė dhe ndėshkime tė mėdha.

EX 6:7 Do t`ju marr si popullin tim, dhe do tė jem Perėndia juaj; dhe ju do tė mėsoni qė unė jam Zoti, Perėndia juaj, qė ju heq nga punėt e rėnda tė imponuara nga Egjiptasit.

EX 6:8 Dhe do t`ju bėj tė hyni nė vendin, qė u betova t`i jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit; dhe do t`jua jap atė nė trashėgimi. Unė jam Zoti"".

EX 6:9 Kėshtu u foli Moisiu bijve tė Izraelit; por ata nuk ia vunė veshin Moisiut, nga shkaku i ankthit dhe i skllavėrise sė rėndė.

EX 6:10 Zoti i foli edhe mė Moisiut, duke i thėnė:

EX 6:11 "Shko, foli Faraonit, mbretit tė Egjiptit, qė tė lejojė bijtė e Izraelit tė dalin nga vendi i tij".

EX 6:12 Por Moisiu foli pėrpara Zotit dhe i tha: "Ja, bijtė e Izraelit nuk mė dėgjuan; si mundet Faraoni tė mė dėgjojė mua, qė jam i parrethprerė nė buzė?".

EX 6:13 Por Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit dhe i urdhėroi tė shkonin te bijtė e Izraelit dhe te Faraoni mbret i Egjiptit, me qėllim qė t`i nxirrnin bijtė e Izraelit nga vendi i Egjiptit.

EX 6:14 Kėta janė kryetarėt e familjeve tė tyre. Bijtė e Rubenit, tė parėlindurit tė Izraelit qenė: Hanoku dhe Pallu, Hetsroni dhe Karmi. Kėto qenė familjet e Rubenit.

EX 6:15 Bijtė e Simeonit qenė: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, bir i Kananeases. Kėto qenė familjet e Simeonit.

EX 6:16 Kėta janė emrat e bijve tė Levit, sipas brezave tė tyre: Gershomi, Kehathi dhe Merari. Levi jetoi njėqind e tridhjetė e shtatė vjet.

EX 6:17 Bijtė e Gershomit qenė: Libni dhe Shimej, bashkė me familjet e tyre.

EX 6:18 Bijtė e Kehathit qenė: Amrami, Jitshari, Hebroni dhe Ucieli. Kehathi jetoi njėqind e tridhjetė e tre vjet.

EX 6:19 Bijtė e Merarit qenė: Mahli dhe Mushi. Kėto qenė edhe familjet e Levitėve sipas brezave tė tyre.

EX 6:20 Amrami mori pėr grua Jokebedėn, motrėn e atit tė tij; dhe ajo i lindi Aaronin dhe Moisiun. Amrami jetoi njėqind e tridhjetė e shtatė vjet.

EX 6:21 Bijtė e Itsharit qenė: Koreu, Nefegu dhe Zikri.

EX 6:22 Bijtė e Ucielit qenė: Mishaeli, Eltsafani dhe Sitri.

EX 6:23 Aaroni mori pėr grua Elishebėn, tė bijėn e Aminadabit dhe motėr e Nahashonit; dhe ajo i lindi Nadabin, Abihun, Eleazarin dhe Ithamarin.

EX 6:24 Bijtė e Koreut qenė: Asiri, Elkanahu dhe Abiasafi. Kėto qenė familjet e Koreut.

EX 6:25 Eleazari, bir i Aaronit, mori pėr grua njė nga bijat e Putielit; dhe ajo i lindi Fineasin. Kėta qenė tė parėt e etėrve tė Levitėve nė familjet e tyre.

EX 6:26 Dhe kėta janė vet Aaroni dhe Moisiu, tė cilėve Zoti u tha: "Nxirrini bijtė e Izraelit nga vendi i Egjiptit, sipas rendit tė tyre".

EX 6:27 Kėta janė ata qė i folėn Faraonit mbretit tė Egjiptit pėr tė nxjerrė bijtė e Izraelit nga Egjipti; ata janė vetė Moisiu dhe Aaroni.

EX 6:28 Por erdhi dita kur Zoti i foli Moisiut nė vendin e Egjiptit,

EX 6:29 kur Zoti iu drejtua Moisiut dhe i tha: "Unė jam Zoti! Thuaji Faraonit, mbretit tė Egjiptit, tėrė ato qė po tė them".

EX 6:30 Atėherė Moisiu u pėrgjigj kėshtu para Zotit: "Ja, unė jam i parrethprerė nė buzė; prandaj si mund tė mė dėgjojė Faraoni?".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase