Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Ezekiel 30

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 30:1 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:

EZEK 30:2 "Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Vajtoni: "Medet, dita!".

EZEK 30:3 Sepse dita është afër, është e afërt dita e Zotit; do të jetë një ditë me re, koha e kombeve.

EZEK 30:4 Shpata do të bjerë mbi Egjipt dhe do të krijojë ankth në Etiopi kur në Egjipt të bien të plagosurit për vdekje, do të shpien larg pasuritë e tij dhe themelet e tij do të përmbysen.

EZEK 30:5 Etiopia, Puti, Ludi, tërë përzierja e popujve të ndryshëm, Kubi dhe bijtë e vendeve aleate do të rrëzohen bashkë me ta nga shpata".

EZEK 30:6 Kështu thotë Zoti: "Ata që përkrahin Egjiptin do të rrëzohen, krenaria e pushtetit të tij do të bjerë; nga Migdoli deri në Sienë do të bien aty nga shpata", thotë Zoti, Zoti.

EZEK 30:7 "Do të shkretohen në mes të tokave të shkretuara dhe qytetet e tyre do të jenë në mes të qyteteve të shkatërruara.

EZEK 30:8 Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do t'i vë zjarrin Egjiptit dhe të gjithë përkrahësit e tij do të shtypen.

EZEK 30:9 Atë ditë do të nisen në praninë time lajmëtarë mbi anije, që do të trembin Etiopinë e shkujdesur; dhe një ankth i madh do t'i pushtojë ata si në ditën e Egjiptit. Po, ja gjëja është duke ndodhur".

EZEK 30:10 Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do ti jap fund zhurmës së Egjiptit, me anë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë.

EZEK 30:11 Ai dhe populli i tij bashkë me të, më të tmerrshmit midis kombeve, do të vijnë për të shkatërruar vendin; do të zhveshin shpatat e tyre kundër Egjiptit dhe do të mbushin vendin me të vrarë.

EZEK 30:12 Do t'i thaj lumenjtë dhe do t'ia shes vendin njerëzve të këqij; dhe nëpërmjet të të huajve do ta bëj të shkretuar vendin dhe gjithçka ai përmban. Unë, Zoti, fola".

EZEK 30:13 Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të shkatërroj idhujt dhe do t'i zhduk perënditë e rreme nga Nofi; nuk do të ketë më princ nga vendi i Egjiptit dhe do të kall frikën në vendin e Egjiptit.

EZEK 30:14 Do të bëj të shkretuar Pathrosin, do t'i vë zjarrin Tsoanit, do të zbatoj gjykimet e mia mbi Nonë,

EZEK 30:15 do ta derdh tërbimin tim mbi Sin, mbi kalanë e Egjiptit dhe do të shfaros turmat e Nosë.

EZEK 30:16 Do t'i vë zjarrin Egjiptit: Sini do të shtrëmbërohet nga dhimbja, Noja do të shqyhet, Nofi do të jetë në ankth çdo ditë.

EZEK 30:17 Të rinjtë e Avenit dhe të Pibesethit do të bien nga shpata dhe këto dy qytete do të shkojnë në robëri.

EZEK 30:18 Në Tahpanhes dita do të erret, kur aty unë do të coptoj zgjedhat e imponuara nga Egjipti; dhe tek ajo do të mpaket krenaria e forcës së saj. Sa për atë, një re do ta mbulojë dhe bijat e saj do të shkojnë në robëri.

EZEK 30:19 Kështu do të zbatoj gjykimet e mia mbi Egjiptin. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".

EZEK 30:20 Vitin e njëmbëdhjetë, muajin e parë, ditën e shtatë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:

EZEK 30:21 "Bir njeriu, unë theva krahun e Faraonit, mbretit të Egjiptit; dhe ja, nuk u lidh duke vënë ilaçe as u mbështoll me rrypa që ta bënin mjaft të fortë për të përdorur shpatën".

EZEK 30:22 Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër Faraonit, mbretit të Egjiptit, për t'ia coptuar krahët, si atë të fortin ashtu edhe krahun tashmë të thyer, dhe do ta bëj që t'i bjerë shpata nga dora.

EZEK 30:23 Do t'i shpërndaj pastaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t'i përhap në vende të ndryshme.

EZEK 30:24 Do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë dhe do t'i vë në dorë shpatën time, por do të coptoj krahët e Faraonit që do të rënkojë para tij, si rënkon një njeri i plagosur për vdekje.

EZEK 30:25 Kështu do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë, por krahët e Faraonit do të rrëzohen; do të pranojnë që unë jam Zoti, kur ti vë në dorë mbretit të Babilonisë shpatën time, dhe ky do ta shtrijë kundër vendit të Egjiptit.

EZEK 30:26 Do t'i shpërndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t'i përhap në vende të ndryshme. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase