Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Jeremiah 47

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 47:1 Fjala e Zotit që iu drejtua profetit Jeremia kundër Filistejve, para se Faraoni të sulmonte Gazën.

JER 47:2 Kështu thotë Zoti: "Ja ujrat po ngrihen nga veriu, bëhen një përrua që del nga shtrati dhe përmbytin vendin dhe gjithçka përmban, qytetin dhe ata që banojnë në të; atëherë njerëzit do të bërtasin dhe tërë banorët e vendit, do të ulërijnë.

JER 47:3 Në zhurmën e trokut të kuajve të fuqishëm, në rrapëllimën e qerreve të tyre, në poteren e rrotave të tyre, etërit nuk do të kthehen nga bijtë e tyre për shkak të dobësisë së duarve të tyre,

JER 47:4 për shkak të ditës që vjen për të shkatërruar tërë Filistejtë, duke eleminuar nga Tiro dhe Sidoni çdo mbeturinë që mund të japë ndihmë, sepse Zoti do të shkatërrojë Filistejtë, mbeturinat e ishullit të Kaftorit.

JER 47:5 Gaza u bë e shogët, Ashkeloni u shkatërrua. O banorë të luginës së tyre që mbetët gjallë, deri kur do të vazhdoni të bëni prerje?

JER 47:6 O shpatë e Zotit, kur do të kesh prehje? Hyrë në myllin tënd, ndalu dhe rri e qetë!

JER 47:7 Si mund të pushojë kur Zoti i ka dhënë urdhra kundër Ashkelonit dhe kundër bregut të detit?; ai e ka thirrur atje".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase