Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Jeremiah 24

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 24:1 Zoti më tregoi dy kosha me fiq të vendosur përpara tempullit të Zotit, mbas çuarjes në robëri prej Jeruzalemit nga Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, të Jekoniahut, birit të Jehojakimit, mbret i

JER 24:2 Një nga koshat përmbante fiq shumë të mirë, fiq të dorës së parë, ndërsa koshi tjetër përmbante fiq shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të haheshin.

JER 24:3 Atëherë Zoti më tha: "Çfarë po shikon, Jeremia?". Unë u përgjigja: "Fiqtë; fiqtë e mirë janë shumë më të mirë, ndërsa ata të këqij janë shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të hahen.

JER 24:4 Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:

JER 24:5 "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit. Ashtu si këta fiq janë të mirë, kështu do të kujdesem për ata të Judës që u çuan në robëri, që unë i përzura nga ky vend në vendin e Kaldeasve për të mirën e tyre.

JER 24:6 Unë do t'i hedh me dashamirësi sytë e mi mbi ta dhe do t'i sjell përsëri në këtë vend, do të bëj të begatohen dhe nuk do t'i shkatërroj më, do t'i mbjell dhe nuk do t'i çrrënjos më.

JER 24:7 Do t'u jap një zemër për të më njohur mua që jam Zoti; ata do të jenë populli im dhe unë Perëndia i tyre, sepse do të kthehen tek unë me gjithë zemër.

JER 24:8 Ashtu si këta fiq të këqij, madje aq të këqij sa nuk mund të hahen", kështu thotë Zoti, "në të njëjtën mënyrë do të braktis Sedekian, mbretin e Judës, princat e tij dhe kusurin e Jeruzalemit që do të mbetet në këtë vend dhe ata që banojnë në vendin e Egjiptit.

JER 24:9 Do t'i braktis me qëllim që t'i trajtojnë keq dhe t'i mundojnë në të gjitha mbretëritë e tokës, dhe do të bëhen turpi, gazi, sarkazmi dhe mallkim në të gjitha vendet ku do t'i shpërndaj.

JER 24:10 Do të dërgoj kundër tyre shpatën, urinë dhe murtajën, deri sa të shkatërrohen plotësisht në tokën që u kisha dhënë atyre dhe etërve të tyre".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase