Main Index: Albanian Bible

 

Zechariah 13

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14]

ZECH 13:1 "Atė ditė do tė hapet njė burim pėr shtėpinė e Davidit dhe pėr banorėt e Jeruzalemit, pėr mėkatin dhe pėr papastėrtinė.

ZECH 13:2 Atė ditė do tė ndodhė", thotė Zoti i ushtrive, "qė unė do tė shfaros nga vendi emrat e idhujve, qė nuk do tė kujtohen mė; do tė zhduk gjithashtu profetėt nga vendi dhe frymėn e papastėr.

ZECH 13:3 Dhe do tė ndodhė qė, nė se dikush do tė profetizojė akoma, i ati dhe e ėma qė e kanė lindur do t`i thonė: "Ti s`ke pėr tė jetuar, sepse shqipton gėnjeshtra nė emėr tė Zotit". Kėshtu i ati dhe e ėma qė e kanė lindur do ta therin, sepse ai profetizon.

ZECH 13:4 Atė ditė do tė ndodhė qė secili profet do tė ndiejė turp pėr vegimin e vet, kur tė profetizojė dhe nuk do tė veshė mė qyrkun pėr tė mashtruar.

ZECH 13:5 Po secili do tė thotė: "Unė nuk jam profet, jam bujk; dikush mė ka mėsuar tė rris bagėtinė qė nė rininė time".

ZECH 13:6 Pastaj nė qoftė se dikush do t`i thotė: "Ēfarė janė kėto plagė qė ke nė duart e tua?", ai do tė pėrgjigjet: "Janė ato me tė cilat jam plagosur nė shtėpinė e miqve tė mi"".

ZECH 13:7 "Zgjohu, o shpatė, kundėr bariut tim dhe kundėr njeriut qė ėshtė shoku im", thotė Zoti i ushtrive. "Godite bariun dhe delet le tė shpėrndahen; pastaj do ta drejtoj dorėn time kundėr tė vegjėlve.

ZECH 13:8 Dhe nė gjithė vendin do tė ndodhė", thotė Zoti, "qė dy tė tretat do tė shfarosen dhe do tė vdesin, por njė e treta do tė mbetet.

ZECH 13:9 Kėtė tė tretė do ta bėj tė kalojė nėpėr zjarr, do ta rafinoj ashtu si rafinohet argjendi dhe do ta vė nė provė ashtu si provohet ari. Ata do tė thėrresin emrin tim dhe unė do t`i kėnaq. Unė do tė them: Ky ėshtė populli im, dhe ai do tė thotė: Zoti ėshtė Perėndia im".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase