Main Index: Albanian Bible

 

Zechariah 6

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14]

ZECH 6:1 I ēova pėrsėri sytė dhe shikova, dhe ja, katėr qerre qė dilnin nė mes tė dy maleve; dhe malet ishin male prej bronzi.

ZECH 6:2 Nė qerren e parė kishte kuaj tė kuq, nė qerren e dytė kuaj tė zinj,

ZECH 6:3 nė qerren e tretė kuaj tė bardhė dhe nė tė katėrtėn kuaj shumė laramanė.

ZECH 6:4 Atėherė nisa t`i them engjėllit qė fliste me mua: "Imzot, po kėta?".

ZECH 6:5 Engjėlli u pėrgjigj dhe tha: "Kėta janė katėr frymat e qiellit qė dalin pasi kanė qenė nė prani tė Zotit tė mbarė dheut.

ZECH 6:6 Qerrja me kuaj tė zinj shkon drejt vendit tė veriut; kuajt e bardhė e ndjekin, kuajt laramanė shkojnė drejt vendit tė jugut;

ZECH 6:7 pastaj pėrparojnė kuajt me ngjyrė tė kuqe tė ndezur dhe kėrkojnė tė shkojnė pėr tė pėrshkuar dheun". Ai u tha atyre: "Shkoni, pėrshkoni dheun!". Kėshtu ata e pėrshkuan dheun.

ZECH 6:8 Pastaj ai mė thirri dhe mė foli, duke thėnė: "Ja, ata qė po shkojnė drejt vendit nė veri e kanė qetėsuar Frymėn time mbi vendin e veriut.

ZECH 6:9 Pastaj fjala e Zotit m`u drejtua duke thėnė:

ZECH 6:10 "Prano dhurata nga mėrgimtarėt, domethėnė nga Heldai, nga Tobiahu dhe nga Jedaiahu qė kanė ardhur nga Babilonia, dhe qė po sot kanė shkuar nė shtėpinė e Josias, birit tė Sofonias.

ZECH 6:11 Merr argjendin dhe arin, bėj njė kurorė me to dhe vėre mbi kryet e Jozueut, birit tė Jehotsadakut, kryepriftit.

ZECH 6:12 Pastaj foli atij, duke thėnė: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Ja, burri emri i tė cilit ėshtė Filizė, do tė filizoj nė vendin e tij dhe do tė ndėrtojė tempullin e Zotit.

ZECH 6:13 Po, ai do tė ndėrtojė tempullin e Zotit, do tė mbulohet me lavdi dhe do tė ulet e do tė mbretėrojė mbi fronin e tij, do tė jetė prift mbi fronin e tij, dhe midis tė dyve do tė jetė njė kėshillė paqeje.

ZECH 6:14 Kurora do tė jetė njė kujtim nė tempullin e Zotit pėr Helemin, pėr Tobiahun, pėr Jedaiahun dhe pėr Henin, birin e Sofonias.

ZECH 6:15 Edhe ata qė janė larg do tė vijnė pėr tė ndihmuar pėr ndėrtimin e tempullit tė Zotit; atėherė do tė pranoni qė Zoti i ushtrive mė ka dėrguar te ju. Kjo do tė ndodhė nė qoftė se do t`i bindeni me zell zėrit tė Zotit, Perėndisė tuaj".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase