Main Index: Albanian Bible

 

Zechariah 3

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14]

ZECH 3:1 Pastaj mė bėri tė shoh kryepriftin Jozue, qė qėndronte drejt pėrpara engjėllit tė Zotit, dhe Satanai qė rrinte nė tė djathtėn e tij pėr ta akuzuar.

ZECH 3:2 Zoti i tha Satanait: "Tė qortoftė ashpėr Zoti, o Satana! Po, Zoti qė ka zgjedhur Jeruzalemin, tė qortoftė ashpėr! A nuk ėshtė vallė ky njė urė zjarri e shkėputur nga zjarri?".

ZECH 3:3 Jozueu ishte veshur me rroba tė papastra dhe qėndronte drejt pėrpara engjėllit,

ZECH 3:4 i cili nisi t`u thotė atyre qė ishin pėrpara tij: "Ia hiqni nga trupi ato rroba tė papastra!". Pastaj i tha atij: "Shiko, kam zhdukur prej teje paudhėsinė tėnde dhe do tė tė bėj tė veshėsh rroba tė shkėlqyera".

ZECH 3:5 Unė, pra, thashė: "Le tė vėnė mbi kokėn e tij njė ēallmė tė pastėr". Kėshtu ata i vunė mbi kokė njė ēallmė tė pastėr dhe e vunė tė veshė rroba, ndėrsa Engjėlli i Zotit ishte i pranishėm aty.

ZECH 3:6 Dhe Engjėlli i Zotit e paralajmėroi solemnisht Jozueun duke thėnė:

ZECH 3:7 "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Nė qoftė se do tė ecėsh nė rrugėt e mia dhe do tė respektosh ligjin tim, edhe ti do tė kesh drejtimin e shtėpisė sime dhe do tė ruash oborret e mia, dhe unė do tė tė lejoj tė hysh lirisht midis kėtyre qė rrijnė kėtu.

ZECH 3:8 Dėgjo, pra, o Jozue, kryeprift, ti dhe shokėt e tu qė ulen pėrpara teje, sepse ata janė njerėz qė japin paralajmėrime. Ja, unė po tė sjell kėtu shėrbėtorin tim, Filizin.

ZECH 3:9 Ja guri qė kam vėnė pėrpara Jozueut: mbi kėtė gur tė vetėm ka shtatė sy; ja, unė do tė gdhend mbishkrimin e tij", thotė Zoti i ushtrive, "dhe do ta heq paudhėsinė e kėtij vendi nė njė ditė tė vetme.

ZECH 3:10 Nė atė ditė", thotė Zoti i ushtrive, "secili nga ju do tė ftojė fqinjin e vet nėn hardhinė e tij dhe nėn fikun e tij".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase