Main Index: Albanian Bible

 

Zechariah 11

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14]

ZECH 11:1 Hapi dyert e tua, Liban, me qėllim qė zjarri tė djegė kedrat e tu.

ZECH 11:2 Vajto, selvi, sepse kedri ka rėnė, sepse drurėt madhėshtorė janė shkatėrruar. Kėlthisni, lisa tė Bashanit, sepse pylli i padepėrtueshėm ėshtė rrėzuar.

ZECH 11:3 Dėgjohet vajtimi i barinjve, sepse shkėlqimi i tyre u shkretua; dėgjohet vrumbullima e luanėve tė vegjėl, sepse madhėshtia e Jordanit u shkretua.

ZECH 11:4 Kėshtu thotė Zoti, Perėndia im: "Kulloti delet qė janė caktuar pėr thertore,

ZECH 11:5 blerėsit e tė cilave vrasin dhe nuk konsiderohen fajtorė dhe shitėsit e tė cilave thonė: "Qoftė bekuar Zoti, sepse unė po pasurohem" dhe barinjtė e tė cilave nuk kanė kurrfarė mėshire.

ZECH 11:6 Nuk do tė kem mė mėshirė pėr banorėt e vendit", thotė Zoti, "madje do tė bėj qė secili prej tyre tė bjerė nė dorė tė tė afėrmit tė vet dhe nė dorė tė mbretit tė vet. Ata do ta shkretojnė vendin dhe nuk do tė ēliroj asnjė nga duart e tyre".

ZECH 11:7 Atėherė nisa t`i kullos delet qė ishin caktuar pėr thertore, pikėrisht mė tė mjerat e kopesė. Mora pastaj pėr vete dy shkopinj: njėrin e quajta "Hir" dhe tjetrin "Bashkim", dhe nisa ta kullos kopenė.

ZECH 11:8 Brenda njė muaj eliminova tre barinj. Unė isha i paduruar me ta, edhe ata gjithashtu mė urrenin.

ZECH 11:9 Atėherė thashė: "Nuk do t`i kullos mė; kush ėshtė duke vdekur, le tė vdesė dhe kush ėshtė pėr tė humbur, le tė humbasė; pastaj ato qė do tė mbeten le tė hanė njėra tjetrėn".

ZECH 11:10 Mora pastaj shkopin tim "Hir" dhe e theva, pėr tė shfuqizuar besėlidhjen qė kisha lidhur me gjithė popujt.

ZECH 11:11 Po atė ditė ai u shfuqizua. Kėshtu delet mė tė mjera tė kopesė qė po mė shikonin, e kuptuan se ajo ishte fjala e Zotit.

ZECH 11:12 Atėherė u thashė atyre: "Po t`ju duket e drejtė, mė jepni pagėn time; nė se jo, lėreni". Kėshtu ata e peshuan pagėn time: tridhjetė sikla argjendi.

ZECH 11:13 Por Zoti mė tha: "Hidhja poēarit ēmimin madhėshtor me tė cilin ata mė vlerėsuan". Atėherė i mora tridhjetė siklat prej argjendi dhe i hodha nė shtėpinė e Zotit pėr poēarin.

ZECH 11:14 Pastaj theva shkopin tjetėr "Bashkimi", pėr tė thyer vėllazėrinė ndėrmjet Judės dhe Izraelit.

ZECH 11:15 Atėherė Zoti mė tha: "Merri edhe veglat e njė bariu tė pamend.

ZECH 11:16 Sepse ja, unė do tė nxjerr nė vend njė bari qė nuk do tė kujdeset pėr delet qė humbasin, nuk do t`i kėrkojė ato qė janė tė reja, nuk do tė shėrojė tė plagosurat, nuk do tė ushqejė ato qė rrijnė nė kėmbė, por do tė hajė mishin e tė majmeve dhe do t`u shkulė edhe thonjtė".

ZECH 11:17 Mjerė bariu i pavlerė qė e braktis kopenė! Njė shpatė do tė jetė kundėr krahut tė tij dhe kundėr syrit tė tij tė djathtė. Krahu i tij do tė thahet krejt dhe syri i tij do tė verbohet fare.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase