Main Index: Albanian Bible

 

Zechariah 8

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14]

ZECH 8:1 Fjala e Zotit tė ushtrive m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:

ZECH 8:2 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Unė jam shumė xheloz pėr Sionin, po, unė digjem nga xhelozia pėr tė".

ZECH 8:3 Kėshtu thotė Zoti: "Unė do tė kthehem nė Sion dhe do tė banoj nė mes tė Jeruzalemit. Jeruzalemin do ta quajnė Qytet tė besnikėrisė dhe malin e Zotit tė ushtrive, mal tė shenjtėrisė".

ZECH 8:4 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Nėpėr sheshet e Jeruzalemit do tė ulen akoma pleq e plaka, secili me shkopin e vet nė dorė pėr shkak tė moshės sė shtyrė.

ZECH 8:5 Sheshet e qytetit do tė jenė plot e pėrplot me djem dhe vajza qė do tė lozin nė sheshet e tij".

ZECH 8:6 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Nė se kjo duket shumė e vėshtirė nė sytė e atyre qė kanė mbetur nga ky popull ndėr kėto ditė, a do tė jetė gjithashtu tepėr e vėshtirė pėr sytė e mi?", thotė Zoti i ushtrive.

ZECH 8:7 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Ja, unė do ta shpėtoj popullin tim nga vendi i lindjes dhe nga vendi i perėndimit.

ZECH 8:8 Unė do t`i bėj tė vijnė dhe ata do tė banojnė nė Jeruzalem; ata do tė jenė populli im dhe unė do tė jem Perėndia i tyre me besnikėri dhe drejtėsi".

ZECH 8:9 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Duart tuaja le tė jenė tė fuqishme, ju qė dėgjoni nė kėto ditė kėto fjalė nga goja e profetėve qė ishin nė kohėn kur po hidheshin themelet e shtėpisė tė Zotit, me qėllim qė tė mund tė rindėrtohej tempulli.

ZECH 8:10 Pėrpara asaj kohe nuk kishte pagesė pėr njeriun dhe pagesė pėr kafshėt; nuk kishte fare siguri pėr kėdo qė shkonte ose vinte pėr shkak tė armikut; unė vet, pra, i vija gjithė njerėzit kundėr njeri tjetrit.

ZECH 8:11 Por tani nuk do tė jem mė me ata tė mbeturit nga ky popull siē kam qenė nė kohėrat e shkuara", thotė Zoti i ushtrive.

ZECH 8:12 "Sepse do tė ketė njė farė paqeje: hardhia do tė japė frytin e vet, toka do tė japė prodhimet e veta dhe qiejt do t`u japin vesėn e tyre. Do t`i bėj ata tė mbeturit nga ky popull tė kenė zotėrimin e tė gjitha kėtyre gjėrave.

ZECH 8:13 Dhe do tė ndodhė qė, ashtu si ishit njė mallkim midis kombeve, o shtėpi e Judės dhe shtėpi e Izraelit, kėshtu, kur t`ju shpėtoj, do tė jeni njė bekim. Mos u trembni, duart tuaja le tė jenė tė fuqishme!".

ZECH 8:14 Sepse kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Ashtu si vendosa t`ju bėj keq kur etėrit tuaj mė provokuan zemėrimin", thotė Zoti i ushtrive, "dhe nuk u pendova,

ZECH 8:15 kėshtu, kėto ditė kam vendosur rishtas t`i bėj mirė Jeruzalemit dhe shtėpisė sė Judės. Mos u trembni!

ZECH 8:16 Kėto janė gjėrat qė duhet tė bėni: i flisni me vėrtetėsi secili tė afėrmit tė tij, nė portat tuaja jepni gjykime me vėrtetėsi, drejtėsi dhe paqe.

ZECH 8:17 Askush tė mos kurdisė nė zemėr tė vet ndonjė tė keqe kundėr tė afėrmit tė vet dhe mos pėlqeni betimin e rremė, sepse tė gjitha kėto gjėra unė i urrej, thotė Zoti".

ZECH 8:18 Fjala e Zotit tė ushtrive m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:

ZECH 8:19 "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Agjėrimi i muajit tė katėrt, agjėrimi i tė pestit, agjėrimi i tė shtatit dhe agjėrimi i tė dhjetit do tė bėhen pėr shtėpinė e Judės njė periudhė gėzimi, hareje dhe festash tė gėzuara; prandaj duajeni tė vėrtetėn dhe paqen".

ZECH 8:20 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Do tė vijnė akoma popuj dhe banorė tė shumė qyteteve;

ZECH 8:21 banorėt e njė qyteti do tė shkojnė tek ata tė tjetrit, duke thėnė: "Le tė shkojmė menjėherė t`i pėrgjėrohemi fytyrės sė Zotit dhe tė kėrkojmė Zotin e ushtrive. Edhe unė do tė shkoj".

ZECH 8:22 Po, shumė popuj dhe kombe tė fuqishėm do tė vijnė tė kėrkojnė Zotin e ushtrive nė Jeruzalem dhe t`i pėrgjėrohen fytyrės sė Zotit".

ZECH 8:23 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Nė ato ditė dhjetė burra nga tė gjitha gjuhėt e kombeve do tė zėnė njė Jude nga cepi i rrobės dhe do tė thonė: "Ne duam tė vijmė me ju sepse kemi dėgjuar se Perėndia ėshtė me ju"".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase