Main Index: Albanian Bible

 

2 Kings 24

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25]

2KINGS 24:1 Gjatė mbretėrimit tė tij erdhi Nebukadnetsari, mbret i Babilonisė, dhe Jehojakimi u bė shėrbėtor i tij pėr tre vjet; pastaj ngriti krye kundėr tij.

2KINGS 24:2 Atėherė Zoti dėrgoi kundėr tij banda Kaldeasish, Sirėsh, Moabitėsh dhe Amonitėsh; i dėrgoi kundėr Judės pėr ta shkatėrruar, sipas fjalės qė Zoti kishte shqiptuar me anė tė shėrbėtorėve tė tij, profetėve.

2KINGS 24:3 Kjo ndodhi nė Judė vetėm me urdhėr tė Zotit, qė donte ta largonte nga prania e tij pėr shkak tė mėkateve tė Manasit, pėr tė gjitha ato qė kishte bėrė,

2KINGS 24:4 por edhe pėr shkak tė gjakut tė pafajshėm tė derdhur prej tij, sepse ai e kishte mbushur Jeruzalemin me gjak tė pafajshėm. Pėr kėtė arėsye Zoti nuk deshi ta falė.

2KINGS 24:5 Pjesa tjetėr e bėmave tė Jehojakimit dhe tėrė atė qė bėri a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės?

2KINGS 24:6 Kėshtu Jehojakimin e zuri gjumi me etėrit e tij dhe nė vend tė tij mbretėroi i biri, Jehojakini.

2KINGS 24:7 Por mbreti i Egjiptit nuk doli mė nga vendi i tij, sepse e mbreti i Babilonisė kishte shtėnė nė dorė tėrė ato qė ishin pronė e mbretit tė Egjiptit, nga pėrroi i Egjiptit deri nė lumin Eufrat.

2KINGS 24:8 Jehojakini ishte tetėmbėdhjetė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi tre muaj nė Jeruzalem. E ėma quhej Nehushta, ishte bija e Elnathanit nga Jeruzalemi.

2KINGS 24:9 Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, nė tė gjitha, ashtu si kishte vepruar ati i tij.

2KINGS 24:10 Nė atė kohė shėrbėtorėt e Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, u vėrsulėn kundėr Jeruzalemit dhe qyteti mbeti i rrethuar.

2KINGS 24:11 Nebukadnetsari, mbret i Babilonisė, arriti para qytetit ndėrsa shėrbėtorėt e tij po e rrethonin.

2KINGS 24:12 Atėherė Jehojakini, mbret i Judės, i doli pėrpara mbretit tė Babilonisė bashkė me nėnėn e tij, me shėrbėtorėt, me krerėt dhe me eunikėt e tij. Kėshtu mbreti i Babilonisė e bėri rob vitin e tetė tė mbretrimit tė tij.

2KINGS 24:13 Pastaj, ashtu siē e kishte thėnė Zoti, mori qė andej tėrė thesaret e shtėpisė tė Zotit dhe thesaret e pallatit mbretėror, i bėri copė-copė tė gjitha veglat prej ari qė Salomoni, mbret i Izraelit, kishte bėrė pėr tempullin e Zotit.

2KINGS 24:14 Internoi pastaj tėrė Jeruzalemin, tėrė krerėt, tėrė njerėzit trima, gjithsej dhjetė mijė robėr, si dhe tė gjithė artizanėt dhe farkėtarėt; mbetėn vetėm njerėzit mė tė varfėr tė vendit.

2KINGS 24:15 Kėshtu ai internoi Jehojakinin nė Babiloni; ēoi gjithashtu nė robėri nga Jeruzalemi nė Babiloni nėnėn e mbretit, bashkėshortet e tija, eunukėt e tij dhe fisnikėt e vendit,

2KINGS 24:16 gjithė njerėzit e aftė qė ishin shtatė mijė veta, artizanėt dhe farkėtarėt, njė mijė veta, tėrė njerėzit trima dhe tė aftė pėr luftė. Mbreti i Babilonisė i internoi nė Babiloni.

2KINGS 24:17 Nė vendin e Jehojakinit, mbreti i Babilonisė, bėri mbret Mataniahun, ungjin e tij, tė cilit i ndėrroi emrin nė Sedekia.

2KINGS 24:18 Sedekia ishte njėzet e njė vjeē kur filloi tė mbretėrojė dhe e mbajti fronin nė Jeruzalem njėmbėdhjetė vjet. E ėma quhej Hamutal, ishte bija e Jeremias nga Libnahu.

2KINGS 24:19 Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, nė tė gjitha, ashtu si kishte vepruar Jehojakimi.

2KINGS 24:20 Kjo ndodhi nė Jeruzalem dhe nė Judė pėr shkak tė zemėrimit tė Zotit, i cili nė fund i dėboi nga prania e tij. Mė vonė Sedekia ngriti krye kundėr mbretit tė Babilonisė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase