Main Index: Albanian Bible

 

2 Kings 12

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25]

2KINGS 12:1 Nė vitin e shtatė tė Jehut, Joasi filloi tė mbetėrojė dhe mbretėroi dyzet vjet nė Jeruzalem. Nėna e tij quhej Tsibiah, ishte nga Beer-Sheba.

2KINGS 12:2 Joasi bėri atė qė ishte e drejtė nė sytė e Zotit pėr tėrė kohėn qė udhėhiqej nga prifti Jehojada.

2KINGS 12:3 Megjithatė vendet e larta nuk u ndryshuan; populli vazhdonte tė bėnte flijime dhe tė digjte temjan nė vendet e larta.

2KINGS 12:4 Joasi u tha priftėrinjve: "Tėrė paratė e gjėrave tė shenjtėruara qė ēohen nė shtėpinė e Zotit, paratė e vėna mėnjanė, paratė e caktuara pėr shpengimin e vetes dhe tėrė paratė qė secili e ndjen nė zemėr t`ia ēojė shtėpisė sė Zotit,

2KINGS 12:5 t`i marrin priftėrinjtė, secili nga i njohuri i tij, dhe tė ndreqin dėmtimet qė ka pasur tempulli kudo qė tė ndodhen".

2KINGS 12:6 Por nė vitin e njėzetetretė tė mbretit Joas priftėrinjtė nuk kishin ndrequr akoma dėmtimet e tempullit.

2KINGS 12:7 Atėherė mbreti Joas thirri priftin Jehojada dhe priftėrinjtė e tjerė dhe u tha: "Pse nuk i keni ndrequr dėmtimet e tempullit? Prandaj mos merrni mė para nga tė njohurit tuaj, por u jepni pėr tė ndrequr dėmtimet e tempullit".

2KINGS 12:8 Priftėrinjtė pranuan tė mos merrnin mė para nga populli, as edhe tė ndreqnin dėmtimet e tempullit.

2KINGS 12:9 Pastaj prifti Jehojada mori njė arkė, hapi njė vrimė nė kapakun e saj dhe e vendosi pėrbri altarit, nė krahun e djathtė tė atij qė hyn nė shtėpinė e Zotit; priftėrinjtė qė ruanin hyrjen vendosėn aty tėrė paratė e sjella nė shtėpinė e Zotit.

2KINGS 12:10 Kur ata shihnin qė nė arkė kishte shumė para, atėherė vinin sekretari i mbretit dhe kryeprifti qė i vinin paratė nė qese dhe numėronin paratė e gjetura nė shtėpinė e Zotit.

2KINGS 12:11 Pastaj paratė qė ishin peshuar i dorėzonin nė duart e atyre qė kryenin punė, tė cilėve u ishte besuar mbikqyrja e shtėpisė sė Zotit; dhe kėta ua kalonin marangozėve dhe ndėrtuesve qė punonin nė shtėpinė e Zotit,

2KINGS 12:12 muratorėve dhe gdhėndėsve, pėr tė blerė dru dhe gurė tė latuar, tė nevojshėm pėr tė ndrequr dėmtimet e shtėpisė sė Zotit dhe pėr tė mbuluar tė gjitha shpenzimet e bėra pėr ndreqjen e tempullit.

2KINGS 12:13 Por me paratė e sjella nė shtėpinė e Zotit nuk u bėnė, pėr shtėpinė e Zotit, as kupa prej argjendi, as pastrues, as enė, as bori, asnjė send ari ose asnjė send argjendi;

2KINGS 12:14 paratė u jepeshin vetėm atyre qė kryenin punimet, tė cilėt i pėrdornin pėr tė restauruar shtėpinė e Zotit.

2KINGS 12:15 Pėrveē kėsaj nuk u kėrkohej asnjė llogari atyre qė u ishin dorėzuar paratė, tė cilat duhet t`u jepeshin zbatuesve tė punimeve, sepse kėta punonin me pėrpikmėri.

2KINGS 12:16 Paratė e flijimeve tė shlyerjes dhe ato tė flijimeve pėr mėkatet nuk ēoheshin nė shtėpinė e Zotit; ato ishin pėr priftėrinjtė.

2KINGS 12:17 Nė atė kohė Hazaeli, mbret i Sirisė, doli pėr tė luftuar kundėr Gathit dhe e pushtoi; pastaj Hazaeli u pėrgatit tė sulmonte Jeruzalemin.

2KINGS 12:18 Atėherė Joasi, mbret i Judės, mori tėrė sendet e shenjta qė etėrit e tij Jozafati, Jehorami dhe Ashaziahu, mbretėr tė Judės kishin shenjtėruar, ato qė kishte shenjtėruar ai vetė dhe tėrė arin qė gjendej nė thesarėt e shtėpisė sė Zotit dhe nė shtėpinė e mbretit, dhe i dėrgoi tė gjitha Hazaelit, mbretit tė Sirisė, qė u tėrhoq nė Jeruzalem.

2KINGS 12:19 Pjesa tjetėr e bėmave tė Joasit dhe tėrė ato qė bėri a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės?

2KINGS 12:20 Shėrbėtorėt e Joasit ngritėn krye, kurdisėn njė komplot dhe e vranė nė shtėpinė e Milos, nė tatėpjetėn nė drejtim tė Silas.

2KINGS 12:21 Jozakari, bir i Shimeathit, dhe Jehozabadi, bir i Shomerit, shėrbėtorė tė tij, e goditėn dhe ai vdiq. E varrosėn pastaj bashkė me etėrit e tij nė qytetin e Davidit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Amatsiahu.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase