Main Index: Albanian Bible

 

2 Kings 18

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25]

2KINGS 18:1 Nė vitin e tretė tė Hoseas, birit tė Elahut, mbret i Izraelit, filloi tė mbretėrojė Ezekia, bir i Ashazit, mbret i Judės.

2KINGS 18:2 Ishte njėzet e pesė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi njėzet e nėntė vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Abi; ishte bijė e Zakarias.

2KINGS 18:3 Ai bėri atė qė ishte e drejtė nė sytė e Zotit, sipas tėrė atyre qė kishte bėrė Davidi, ati i tij.

2KINGS 18:4 I hoqi nga vendi vendet e larta, bėri copė-copė shtyllat e shenjta, rėzoi Asherahun dhe bėri copė-copė gjarpėrin prej bronzi qė e pat bėrė Moisiu, sepse deri nė atė kohė bijtė e Izraelit i kishin ofruar temjan dhe e quajti Nehushtan.

2KINGS 18:5 Ai pati besim tek Zoti, Perėndia i Izraelit; dhe mbas tij, midis tėrė mbretėrve tė Judės, nuk pati asnjė si ai, as edhe midis atyre qė kishin qenė para tij.

2KINGS 18:6 Mbeti i lidhur me Zotin, nuk pushoi sė ndjekuri gjurmėt e tij dhe respektoi urdhėrimet qė Zoti i kishte dhėnė Moisiut.

2KINGS 18:7 Kėshtu Zoti mbeti pranė tij, dhe atij i dilnin mbarė tė gjitha ndėrmarrjet e tij. Ngriti krye kundėr mbretit tė Asirisė dhe nuk iu nėnshtrua mė;

2KINGS 18:8 mundi Filistejtė deri nė Gaza dhe aty ku arrinte territori i tyre, nga kulla e rojes deri nė qytetin e fortifikuar.

2KINGS 18:9 Vitin e katėrt tė mbretit Ezekia, qė ishte viti i shtatė i Hoseas, birit tė Elahut, mbret i Izraelit, Shalmaneseri, mbret i Asirisė, doli kundėr Samarisė dhe e rrethoi.

2KINGS 18:10 Dhe pas tre vjetve e pushtoi; vitin e gjashtė tė Ezekias, qė ishte viti i nėntė i Hoseut, mbretit tė Izraelit, Samaria u pushtua me forcė.

2KINGS 18:11 Mbreti i Asirisė i shpėrnguli pastaj Izraelitėt nė Asiri dhe i vendosi nė Halah dhe mbi Haborin, lumė i Gozanit, dhe nė qytetet e Medasve,

2KINGS 18:12 sepse nuk i ishin bindur zėrit tė Zotit, Perėndisė tė tyre, dhe kishin shkelur besėlidhjen e tij; tėrė ato qė Moisiu, shėrbėtor i Zotit, kishte urdhėruar ata as e kishin dėgjuar, as e kishin vėnė nė praktikė.

2KINGS 18:13 Vitin e katėrmbėdhjetė tė mbretit Ezekia, Senasheribi, mbret i Asirisė, doli kundėr tėrė qyteteve tė fortifikuara tė Judės dhe i pushtoi.

2KINGS 18:14 Atėherė Ezekia, mbret i Judės, dėrgoi t`i thotė mbretit tė Asirisė nė Lakish: "Kam mėkatuar; tėrhiqu prej meje dhe kam pėr tė pranuar tė gjitha ato qė do tė mė caktosh". Mbreti i Asirisė i caktoi Ezekias, mbretit tė Judės, treqind talenta argjendi dhe tridhjetė talenta ari.

2KINGS 18:15 Kėshtu Ezekia dha tėrė argjendin qė gjendej nė shtėpinė e Zotit dhe nė thesaret e pallatit tė mbretit.

2KINGS 18:16 Nė atė kohė Ezekia hoqi nga portat e tempullit tė Zotit dhe nga shtalkat arin me tė cilin Ezekia, mbret i Judės, i kishte veshur dhe ia dha mbretit tė Asirisė.

2KINGS 18:17 Atėherė mbreti i Asirisė i dėrgoi Ezekias, nga Lakishi nė Jeruzalem, Tartanin, Rabsarisin dhe Rabshakehun me njė ushtri tė madhe. Ata dolėn dhe arritėn nė Jeruzalem. Kur arritėn nė Jeruzalem, shkuan

2KINGS 18:18 Kur thėrritėn mbretin, u ndalėn pėrballė Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekti i pallatit, Shebna, sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti.

2KINGS 18:19 Atėherė Rabshakehu u tha atyre: "Shkoni t`i thoni Ezekias: Kėshtu thotė i madhi, mbret i Asirisė: Ku e gjen gjithė kėtė besim?

2KINGS 18:20 A mendon vallė qė kėshilla dhe forca pėr tė bėrė luftė janė vetėm fjalė tė kota? Te kush ke besim kur ke ngritur krye kundėr meje?

2KINGS 18:21 Ja tani, ti ke besim nė pėrkrahjen e kėtij kallami tė thyer, qė ėshtė Egjipti, qė ēan dorėn e atij qė mbėshtetet nė tė dhe e shpon. I tillė ėshtė pikėrisht Faraoni, mbreti i Egjiptit, pėr tėrė ata qė kanė besim tek ai.

2KINGS 18:22 Ndofta do tė mė thoni: "Ne kemi besim tek Zoti, Perėndia ynė". A nuk ėshtė, vallė, po ai pėr tė cilin Ezekia ka hequr vendet e larta dhe altarėt, duke i thėnė Judės dhe Jeruzalemit: "Ju do tė adhuroni vetėm pėrpara kėtij altari nė Jeruzalem"?

2KINGS 18:23 Tani vėr njė bast me zotėrinė tim, mbretin e Asirisė! Unė do tė jap dy mijė kuaj, nė rast se ti je nė gjendje tė gjesh kalorėsit qė u hipin.

2KINGS 18:24 Si mund ta bėsh tė tėrhiqet qoftė edhe njė kapiten tė vetėm midis shėrbėtorėve mė tė vegjėl tė zotėrisė sime? Megjithatė ke besim tek Egjipti pėr tė pasur qerre dhe kalorės.

2KINGS 18:25 Tani, a kam dalė, vallė, pa Zotin kundėr kėtij vendi pėr ta shkatėrruar? Zoti mė ka thėnė: "Dil kundėr kėtij vendi dhe shkatėrroje".

2KINGS 18:26 Atėherė Eliakimi, bir i Hilkiahut, Shebna dhe Joashi i thanė Rabshakehut: "Tė lutem, folu shėrbėtorėve tė tu nė gjuhėn aramaike, se ne e kuptojmė; por mos na fol nė gjuhėn hebraike, sepse populli qė ėshtė mbi muret dėgjon".

2KINGS 18:27 Por Rabshakehu iu pėrgjigj atyre nė kėtė mėnyrė: "A mė ka dėrguar vallė zotėria im t`i them kėto gjėra zotėrisė sate dhe ty, apo mė tepėr njerėzve qė qėndrojnė mbi muret, tė dėnuar tė hanė jashtėqitjet e tyre dhe tė pinė shurrėn e tyre bashkė me ju?".

2KINGS 18:28 Atėherė Rabshakehu u ngrit dhe bėrtiti me zė tė lartė nė gjuhėn hebraishte, duke thėnė: "Dėgjoni fjalėn e tė madhit, mbretit tė Asirisė!

2KINGS 18:29 Kėshtu thotė mbreti: "Mos u mashtroni nga Ezekia, sepse ai nuk mund t`ju shpėtojė nga duart e mia;

2KINGS 18:30 tė mos ju shtyjė Ezekia tė keni besim tek Zoti, duke thėnė: Me siguri Zoti do tė na ēlirojė dhe ky qytet nuk do t`i dorėzohet mbretit tė Asirisė".

2KINGS 18:31 Mos dėgjoni Ezekian, sepse kėshtu thotė mbreti i Asirisė: "Bėni paqe me mua dhe dorėzohuni nė duart e mia, kėshtu secili do tė hajė frutat e vreshtit dhe tė fikut tė tij dhe do tė pijė ujin e sternės sė tij,

2KINGS 18:32 deri sa tė vijė unė dhe t`ju ēoj nė njė vend tė ngjashėm me vendin tuaj, njė vend qė jep grurė dhe verė, njė vend qė ka bukė dhe vreshta, njė vend me ullinj, vaj dhe mjaltė; dhe ju do tė jetoni dhe nuk do tė vdisni". Mos dėgjoni fjalėt e Ezekias, qė kėrkon t`ju mashtrojė, duke thėnė: "Zoti do tė na ēlirojė".

2KINGS 18:33 A ka ēliruar ndonjė prej perėndive tė fiseve vendin e tij nga duart e mbretit tė Asirisė?

2KINGS 18:34 Ku janė perėnditė e Hamathit dhe tė Arpadit? Ku janė perėnditė e Sefarvaimit, tė Henas dhe tė Ivahut? E kanė ēliruar ata vallė Samarinė nga duart e mia?

2KINGS 18:35 Kush midis tėrė perėndive tė kėtyre vendeve ka ēliruar vendin e tij nga duart e mia, qė Zoti tė ēlirojė Jeruzalemin nga duart e mia?".

2KINGS 18:36 Por populli heshti dhe nuk u pėrgjigj as edhe njė fjalė, sepse urdhri i mbretit ishte: "Mos i jepni pėrgjigje".

2KINGS 18:37 Atėherė Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna, sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, shkuan tek Ezekia me rroba tė grisura dhe i referuan fjalėt e Rabshekahut.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase