Main Index: Albanian Bible

 

2 Kings 22

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25]

2KINGS 22:1 Josia ishte tetė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbajti fronin e tij tridhjetė vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Jedidah, ishte e bija e Adajahut nga Botskathi.

2KINGS 22:2 Ai bėri atė qė ishte e drejtė nė sytė e Zotit dhe vazhdoi tėrėsisht rrugėn e Davidit, atit tė tij, duke mos devijuar as mė tė djathtė as mė tė majtė.

2KINGS 22:3 Nė vitin e tetėmbėdhjetė tė mbretit Josia, mbreti dėrgoi nė shtėpinė e Zotit Shafanin, sekretarin, birin e Atsaliahut, qė ishte bir i Meshulamit, duke thėnė:

2KINGS 22:4 "Shko te kryeprifti Hilkiah dhe i thuaj qė tė mbledhė paratė qė kanė sjellė nė shtėpinė e Zotit dhe ato qė derėtarėt kanė mbedhur nga populli.

2KINGS 22:5 T`u jepet nė dorė atyre qė kryejnė punėn, qė u ėshtė besuar mbikqyrja e shtėpisė tė Zotit; dhe kėta t`ua japin punėtorėve qė ndodhen nė shtėpinė e Zotit pėr tė meremetuar dėmtimet e tempullit;

2KINGS 22:6 marangozave, ndėrtuesve dhe muratorėve, pėr tė blerė lėndėn e drurit dhe gurė tė latuar, tė cilat nevojiten pėr tė ndrequr tempullin.

2KINGS 22:7 Por mos kėrkoni fare llogari pėr paratė e dorėzuara nė duart e tyre, sepse ata veprojnė me ndershmėri".

2KINGS 22:8 Atėherė kryeprifti Hilkiah i tha Shafanit, sekretarit: "Gjeta nė shtėpinė e Zotit librin e ligjit". Hilkiahu ia dha pastaj librin Shafanit qė e lexoi.

2KINGS 22:9 Kėshtu Shafani, sekretari, shkoi te mbreti pėr t`i njoftuar ngjarjen, duke i thėnė: "Shėrbėtorėt e tu kanė mbledhur paratė e gjetura nė tempull dhe i kanė dorėzuar nė duart e atyre qė bėjnė punėn, tė cilėve u ėshtė besuar mbikqyrja e shtėpisė tė Zotit".

2KINGS 22:10 Shafani, sekretari, i tha gjithashtu mbretit: "Prifti Hilkiah mė ka dhėnė njė libėr". Dhe Shafani e lexoi nė prani tė mbretit.

2KINGS 22:11 Kur mbreti dėgjoi fjalėt e ligjit, ai grisi rrobat e tij.

2KINGS 22:12 Pastaj mbreti urdhėroi priftin Hilkiah, Ahikamin, birin e Shafanit, Agborin, birin e Mikajahut, Shafanin, sekretarin, dhe Asajahun, shėrbėtorin e mbretit:

2KINGS 22:13 "Shkoni dhe konsultohuni me Zotin pėr mua pėr popullin dhe pėr tėrė Judėn, lidhur me fjalėt e kėtij libri qė u gjet; sepse i madh ėshtė zemėrimi i Zotit kundėr nesh, sepse etėrit tanė nuk iu bindėn fjalėve tė kėtij libri dhe nuk kanė vepruar nė pėrshtatje me tė gjitha ato qė janė shkruar pėr ne".

2KINGS 22:14 Atėherė prifti Hilkiah, Ahikami, Akbori, Shafani dhe Asajahu shkuan te profetesha Huldah, bashkėshorte e Shalumit tė Tikvahut, qė ishte i biri i Harahsit, ruajtėsit tė rrobave, (ajo banonte nė Jeruzalem, nė lagjen e dytė) dhe folėn me tė.

2KINGS 22:15 Ajo u pėrgjigj: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: njoftojani atij qė ju dėrgoi tek unė:

2KINGS 22:16 "Kėshtu thotė Zoti: Ja, unė do tė sjell njė fatkeqėsi mbi kėtė vend dhe mbi banorėt e tij, tėrė fjalėt e librit qė mbreti i Judės ka lexuar,

2KINGS 22:17 sepse ata mė kanė braktisur dhe u kanė djegur temjan perėndive tė tjera pėr tė mė zemėruar me tė gjitha veprat e duarve tė tyre. Prandaj zemėrimi im u ndez kundėr kėtij vendi dhe nuk do tė shuhet".

2KINGS 22:18 Por mbretit tė Judės, qė ju ka dėrguar pėr t`u konsultuar me Zotin, do t`i thoni kėshtu: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit, lidhur me fjalėt qė ti ke dėgjuar,

2KINGS 22:19 sepse zemra jote u mallėngjye dhe ti u pėrule pėrpara Zotit kur dėgjove atė qė kam thėnė kundėr kėtij vendi dhe banorėve tė tij, qė do tė bėheshin njė dėshpėrim dhe njė mallkim, dhe grise rrobat dhe qave pėrpara meje, edhe unė tė dėgjova", tha Zoti.

2KINGS 22:20 "Prandaj, ja, unė do tė tė bashkoj me etėrit e tu dhe ty do tė tė vendosin nė paqe nė varrin tėnd; dhe sytė e tu nuk kanė pėr tė parė tėrė tė keqen qė unė do t`i sjell kėtij vendi"". Dhe ata ia njoftuan mbretit kėtė mesazh.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase