Main Index: Albanian Bible

 

2 Kings 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25]

2KINGS 10:1 Ashabi kishte nė Samari shtatėdhjetė bij. Jehu shkroi letra dhe ua dėrgoi nė Samari krerėve tė qytetit, pleqve dhe tutorėve tė bijve tė Ashabit; nė to thoshte:

2KINGS 10:2 "Sa t`ju arrijė kjo letėr, me qenė se keni me vete bijtė e zotit suaj dhe keni qerre dhe kuaj, njė qytet tė fortifikuar dhe armė,

2KINGS 10:3 zgjidhni birin mė tė mirė dhe mė tė pėrshtatshėm tė zotit suaj, vendoseni mbi fronin e atit tė tij dhe luftoni pėr shtėpinė e zotit suaj".

2KINGS 10:4 Por ata patėn shumė frikė dhe thanė: "Ja, dy mbretėr nuk mundėn ta pėrballojnė; si mund ta pėrballojmė ne?".

2KINGS 10:5 Prandaj prefekti i pallatit, qeveritari i qytetit, pleqtė dhe tutorėt e bijve tė Ashabit dėrguan t`i thonė Jehut: "Ne jemi shėrbėtorėt e tu dhe do tė bėjmė tė gjitha ato qė do tė na urdhėrosh; nuk do tė zgjedhim asnjė mbret; bėj atė qė tė duket mė e mirė".

2KINGS 10:6 Atėherė ai u shkroi njė letėr tė dytė, nė tė cilėn thoshte: "Nė rast se mbani anėn time dhe doni t`i bindeni zėrit tim, merrni kokat e atyre njerėzve, tė bijve tė zotit suaj dhe ejani tek unė nė Jezreel, nesėr nė kėtė orė". Bijtė e mbretit, gjithsej shtatėdhjetė, rrinin me fisnikėt e qytetit, qė i edukonin.

2KINGS 10:7 Me tė marrė letrėn, ata morėn bijtė e mbretit dhe i therėn tė shtatėdhjetėt; pastaj i vunė nė shporta kokat e tyre dhe ia ēuan Jehut nė Jezreel.

2KINGS 10:8 Kėshtu erdhi njė lajmėtar pėr t`i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "Kanė sjellė kokat e bijve tė mbretit". Jehu u pėrgjigj: "Vendosini nė dy grumbuj nė hyrje tė portės deri nesėr nė mėngjes".

2KINGS 10:9 Tė nesėrmen ai doli dhe, duke qėndruar nė kėmbė, i tha tėrė popullit: "Ju jeni tė drejtė; ja, unė kam komplotuar kundėr zotėrisė sime dhe e kam vrarė; po kush i ka vrarė tėrė kėta?

2KINGS 10:10 Pranoni, pra, qė nuk ka rėnė pėr tokė asnjė nga fjalėt e Zotit qė ky ka shqiptuar kundėr shtėpisė tė Ashabit; Zoti nė tė vėrtetė ka kryer atė qė kishte thėnė me anė tė shėrbėtorit tė tij Elia".

2KINGS 10:11 Kėshtu Jehu bėri qė tė vdesin tėrė ata qė kishin mbetur nga shtėpia e Ashabit nė Jezreel, tėrė tė mėdhenjtė, miqtė dhe priftėrinjtė e tij, pa lėnė asnjė prej tyre.

2KINGS 10:12 Pastaj u ngrit dhe shkoi nė Samari. Gjatė rrugės, me tė arritur nė Beth-Eked,

2KINGS 10:13 Jehu takoi vėllezėrit e Ashaziahut, mbretit tė Judės, dhe tha: "Kush jeni?". Ata u pėrgjigjėn: "Jemi vėllezėrit e Ashaziahut dhe po zbresim pėr tė pėrshėndetur bijtė e mbretit dhe bijtė e mbretėreshės".

2KINGS 10:14 Atėherė ai urdhėroi: "Kapini tė gjallė!". Kėshtu i zunė tė gjallė dhe i therėn pranė pusit tė Beth-Ekedit, gjithsej dyzet e dy veta; nuk kursyen as edhe njė.

2KINGS 10:15 U nis qė andej dhe gjeti Jehonadabin, birin e Rekabit, qė iu kishte dalė para; e pėrshėndeti dhe i tha: "A ėshtė zemra jote e drejtė ashtu siē ėshtė imja ndaj teje?". Jehonadabi u pėrgjigj: "Éshtė".

2KINGS 10:16 "Eja me mua dhe do tė shohėsh zellin tim pėr Zotin!". Pastaj e mori me vete nė qerren e tij.

2KINGS 10:17 Me tė arritur nė Samari, vrau tėrė ata qė kishin mbetur nga shtėpia e Ashabit nė Samari, deri nė shkatėrimin e plotė tė saj, sipas fjalės qė Zoti i kishte thėnė Elias.

2KINGS 10:18 Pastaj Jehu mblodhi tėrė popullin dhe i tha: "Ashabi i ka shėrbyer pak Baalit, por Jehu do t`i shėrbejė shumė mė tepėr.

2KINGS 10:19 Tani thirri pranė meje tėrė profetėt e Baalit, tėrė shėrbėtorėt dhe priftėrinjtė e tij; tė mos mungojė asnjė prej tyre, sepse duhet t`i bėj njė flijim tė madh Baalit; ai qė do tė mungojė, nuk do mbetet i gjallė". Por Jehu vepronte me mashtrim pėr tė shkatėrruar adhuruesit e Baalit.

2KINGS 10:20 Pastaj Jehu urdhėroi: "Shpallni njė festė solemne pėr nder tė Baalit!". Festa u shpall.

2KINGS 10:21 Pastaj Jehu dėrgoi lajmėtarė nėpėr gjithė Izraelin; kėshtu tėrė adhuruesit e Baalit erdhėn dhe nuk mungoi asnjė prej tyre; hynė nė tempullin e Baalit dhe tempulli u mbush plot nga njė anė nė anėn tjetėr.

2KINGS 10:22 Jehu i tha rojtarit tė rrobave: "Nxirri jashtė rrobat pėr tė gjithė adhuruesit e Baalit". Kėshtu ai i nxori rrobat pėr ta.

2KINGS 10:23 Atėherė Jehu, bashkė me Jehonadabin, birin e Rekabit, hyri nė tempullin e Baalit dhe u tha adhuruesve tė Baalit: "Kėrkoni mirė dhe shikoni qė kėtu tė mos ketė asnjė shėrbėtor tė Zotit, por vetėm adhurues tė Baalit".

2KINGS 10:24 Kėshtu ata hynė pėr tė ofruar flijime dhe olokauste. Jehu kishte vėnė jashtė tempullit tetėdhjetė burra, tė cilėve u kishte thėnė: "Nė rast se dikush lė tė ikė njė njeri tė vetėm nga njerėzit qė kam lėnė nė duart tuaja, do ta paguajė me jetėn e tij jetėn e atij qė ka ikur".

2KINGS 10:25 Kėshtu, sa mbaroi oferta e olokaustit, Jehu u dha kėtė urdhėr rojeve dhe kapitenėve: "Hyni, vritni dhe mos lini qė asnjė t`ju ikė!". Prandaj ata i kaluan nė majė tė shpatės, pastaj rojet dhe kapitenėt i hodhėn jashtė dhe depėrtuan nė pjesėn e brendshme tė tempullit tė Baalit;

2KINGS 10:26 pastaj ēuan jashtė shtyllat e shenjta tė tempullit tė Baalit dhe i dogjėn.

2KINGS 10:27 Pastaj shkatėrruan statujėn e Baalit dhe shembėn tempullin e tij, duke e katansdisur nė njė vend ku grumbullohen plehrat e kėshtu mbetet edhe sot e kėsaj dite.

2KINGS 10:28 Kėshtu Jehu bėri qė tė zhduket Baali nga Izraeli;

2KINGS 10:29 megjithatė ai nuk u tėrhoq nga mėkatet e Jeroboamit, birit tė Nebatit, me tė cilėt e kishte bėrė tė kryente mėkate Izraelin, domethėnė nga viēat e artė qė ishin nė Bethel dhe nė Dan.

2KINGS 10:30 Prandaj Zoti i tha Jehut: "Me qenė se ke vepruar mirė, duke bėrė atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e mi, dhe i ke bėrė shtėpisė sė Ashabit tė gjitha atė qė kisha nė zemėr, bijtė e tu do tė ulen mbi fronin e Izraelit deri nė brezin e katėrt".

2KINGS 10:31 Por Jehu nuk u kujdesua tė ndiqte me gjithė zemėr ligjin e Zotit, Perėndisė sė Izraelit; nė fakt ai nuk u largua nga mėkatet e Jeroboamit, me tė cilat e kishte bėrė Izraelin tė mėkatonte.

2KINGS 10:32 Nė atė kohė Zoti filloi t`i presė disa pjesė tė Izraelit; nė fakt Hazaeli i mundi Izraelitėt gjatė gjithė kufirit tė tyre:

2KINGS 10:33 nga Jordani drejt lindjes, pushtoi tėrė vendin e Galaadit, Gaditėt, Rubenitėt dhe Manasitėt; nga Aroeri, qė ėshtė afėr pėrroit tė Amonit, deri nė Galaad dhe Bashan.

2KINGS 10:34 Pjesa tjetėr e bėmave tė Jehut, tėrė ato qė bėri dhe tė gjitha trimėritė e tij a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit?

2KINGS 10:35 Pastaj Jehun e zuri gjumi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn nė Samari. Nė vend tė tij mbretėroi i biri Jehoahazi.

2KINGS 10:36 Jehu mbretėroi mbi Izraelin nė Samari njėzet e tetė vjet.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase