Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Numbers 33

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

NUM 33:1 Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, simbas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit.

NUM 33:2 Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre.

NUM 33:3 U nisën nga Ramesesi në muajin e parë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të parë. Një ditë pas Pashkës bijtë e Izraelit u nisën me plot vetëbesim, para syve të të gjithë Egjiptasve,

NUM 33:4 ndërsa Egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre.

NUM 33:5 Kështu, pra, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramesesi dhe e ngritën kampin e tyre në Sukoth.

NUM 33:6 U nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, që ndodhet në skaj të shkretëtirës.

NUM 33:7 U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit.

NUM 33:8 U nisën nga Hahirothi, kaluan detin në drejtim të shkretëtirës, ecën tri ditë në shkretëtirën e Ethamit dhe e ngritën kampin e tyre në Mara.

NUM 33:9 U nisën nga Mara dhe arritën në Elim; në Elim kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; dhe fushuan aty.

NUM 33:10 U nisën nga Elimi dhe fushuan pranë Detit të Kuq.

NUM 33:11 U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit.

NUM 33:12 U nisën nga shkretëtira e Sinit dhe ngritën kampin e tyre në Dofkah.

NUM 33:13 U nisën nga Dofkahu dhe fushuan në Alush.

NUM 33:14 U nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin e tyre në Refidim, ku nuk kishte ujë për të pirë për popullin.

NUM 33:15 U nisën nga Refidimi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinait.

NUM 33:16 U nisën nga shkretëtira e Sinait dhe u vendosën në Kibroth-Hataavah.

NUM 33:17 U nisën nga Kibroth-Hataavahu dhe fushuan në Hatseroth.

NUM 33:18 U nisën nga Hatserothi dhe fushuan në Rithmah.

NUM 33:19 U nisën nga Rithmahu dhe fushuan në Rimon-Perets.

NUM 33:20 U nisën nga Rimon-Peretsi dhe fushuan në Libnah.

NUM 33:21 U nisën nga Libnahu dhe fushuan në Risah.

NUM 33:22 U nisën nga Risahu dhe fushuan në Kehelathah.

NUM 33:23 U nisën nga Kehelathahu dhe fushuan në malin Shefer.

NUM 33:24 U nisën nga mali Shefer dhe fushuan në Haradah.

NUM 33:25 U nisën nga mali i Haradahut dhe fushuan në Makeloth.

NUM 33:26 U nisën nga Makelothi dhe fushuan në Tahath.

NUM 33:27 U nisën nga Tahahu dhe fushuan në Terah.

NUM 33:28 U nisën nga Terahu dhe fushuan në Mithkah.

NUM 33:29 U nisën nga Mithkahu dhe fushuan në Hashmonah.

NUM 33:30 U nisën nga Hashmonahu dhe fushuan në Mozeroth.

NUM 33:31 U nisën nga Mozerothi dhe fushuan nga Bene-Jaakan.

NUM 33:32 U nisën nga Bene-Jaakani dhe fushuan në Hor-Hagidgad.

NUM 33:33 U nisën nga Hor-Hagidgadi dhe fushuan në Jotbathah.

NUM 33:34 U nisën nga Jotbathahu dhe fushuan në Abronah.

NUM 33:35 U nisën nga Abronahu dhe fushuan në Etsion-Geber.

NUM 33:36 U nisën nga Etsion-Geberi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit, domethënë në Kadesh.

NUM 33:37 Pastaj u nisën nga Kadeshi dhe fushuan në malin Hor, në kufi të vendit të Edomit.

NUM 33:38 Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë.

NUM 33:39 Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin Hor.

NUM 33:40 Mbreti i Aradit, Kananeu, që banonte në Negev, në vendin e Kanaanit, dëgjoi se arritën bijtë e Izraelit.

NUM 33:41 Kështu ata u nisën nga mali Hor dhe fushuan në Tsalmonah.

NUM 33:42 U nisën nga Tsalmonahu dhe fushuan në Punon.

NUM 33:43 U nisën nga Punoni dhe fushuan në Oboth.

NUM 33:44 U nisën nga Obothi dhe fushuan në Ije-Abarim, në kufi me Moabin.

NUM 33:45 U nisën nga Ije-Abarimi dhe fushuan në Dibon-Gad.

NUM 33:46 U nisën nga Dibon-Gadi dhe fushuan në Almon-Diblathaim.

NUM 33:47 U nisën nga Almon-Diblathaimi dhe fushuan në malet e Abarimit, përballë Nebit.

NUM 33:48 U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos.

NUM 33:49 Fushuan pranë Jordanit, nga Beth-Jeshimoth deri në Abel-Shitim, në fushat e Moabit.

NUM 33:50 Pastaj Zoti i foli Moisiut, në fushat e Moabit, pranë Jordanit mbi bregun përballë Jerikos, dhe i tha:

NUM 33:51 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin, për të hyrë në vendin e Kanaanit,

NUM 33:52 do të dëboni të gjithë banorët e vendit, do të shkatërroni të gjitha figurat e tyre dhe të tëra statujat e tyre prej metali të shkrirë, do të rrënoni të gjitha vendet e larta të tyre.

NUM 33:53 Do ta shtini në dorë vendin dhe do të vendoseni në të, sepse jua kam dhënë në pronësi.

NUM 33:54 Do ta ndani me short vendin, simbas familjeve tuaja. Familjeve më të mëdha do t'u jepni një pjesë më të madhe, dhe më të voglave një pjesë më të vogël. Secili do të marrë atë që do t'i bjerë me short; ndarjet do të bëhen në bazë të fiseve të etërve tuaj.

NUM 33:55 Por në rast se nuk i dëboni banorët e vendit, ata që do të lini do të jenë si hala në sy dhe do t'ju shqetësojnë në vendin që do të banoni.

NUM 33:56 Dhe do të ndodhë që unë t'ju trajtoj ashtu siç kisha menduar t'i trajtoj ata".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase