Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Numbers 26

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

NUM 26:1 Pas fatkeqësisë, ndodhi që Zoti u foli Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aaron, duke u thënë:

NUM 26:2 "Bëni regjistrimin e tërë popullsisë së bijve të Izraelit, nga mosha njëzet e një vjeç e lart, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, të të gjithë atyre që në Izrael mund të shkojnë në luftë".

NUM 26:3 Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar u folën atyre në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos, duke u thënë:

NUM 26:4 "Të bëhet regjistrimi i njerëzve nga mosha njëzet e një vjeç e lart ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun dhe bijtë e Izraelit, kur dolën nga vendi i Egjiptit".

NUM 26:5 Rubeni ishte i parëlinduri i Izraelit. Bijtë e tij qenë: Hanoku, prej të cilit rrjedh familja e Hanokitëve; Palu, prej të cilit rrjedh familja e Paluitëve;

NUM 26:6 Hetsroni, prej të cilit rrjedh familja e Hetsronitëve; Karmi, prej të cilit rrjedh familja e Karmitëve.

NUM 26:7 Këto janë familjet e Rubenitëve; ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë dyzet e tre mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.

NUM 26:8 I biri i Palus ishte Eliabi.

NUM 26:9 Djemtë e Eliabit qenë Nemueli, Dathani dhe Abirami. Këta janë po ai Datham dhe ai Abiram, anëtarë të këshillit, që ngritën krye kundër Moisiut dhe Aaronit së bashku me njerëzit e Koreut, kur ngritën krye kundër Zotit;

NUM 26:10 dhe toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun, kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.

NUM 26:11 Por bijtë e Koreut nuk vdiqën.

NUM 26:12 Bijtë e Simeonit simbas familjeve të tyre qenë: nga Nemueli, familja e Nemuelitëve; nga Jamini, familja e Jaminitëve; nga Jakini, familja e Jakinitëve;

NUM 26:13 nga Zerahu, familja e Zerahitëve; nga Sauli, familja e Saulitëve.

NUM 26:14 Këto janë familjet e Simeonitëve: njëzet e dy mijë e dyqind veta.

NUM 26:15 Bijtë e Gadit simbas familjeve të tyre qenë: nga Tsefoni, familja e Tsefonitëve; nga Hagi, familja e Hagitëve; nga Shuni, familja e Shunitëve;

NUM 26:16 nga Ozni, familja e Oznitëve; nga Eri, familja e Eritëve;

NUM 26:17 nga Arodi, familja e Aroditëve; nga Areli, familja e Arelitëve.

NUM 26:18 Këto janë familjet e bijve të Gadit, në bazë të regjistrimit: dyzet mijë e pesëqind veta.

NUM 26:19 Bijtë e Judës ishin: Eri dhe Onani; por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit.

NUM 26:20 Bijtë e Judës simbas familjeve të tyre qenë: nga Shelahu, familja e Shelanitëve; nga Peretsi, familja e Peretsitëve; nga Zerahu, familja e Zerahitëve.

NUM 26:21 Bijtë e Peretsit qenë: nga Hetsroni, familja e Hetsronitëve; nga Hamuli, familja e Hamulitëve.

NUM 26:22 Këto janë familjet e Judës në bazë të regjistrimit: shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind veta.

NUM 26:23 Bijtë e Isakarit simbas familjeve të tyre ishin: nga Tola, familja e Tolaitëve; nga Puvahu, familja e Puvitëve;

NUM 26:24 nga Jashubi, familja e Jashubitëve; nga Shimroni, familja e Shimronitëve.

NUM 26:25 Këto janë familjet e Isakarit në bazë të regjistrimit: gjithsej gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind.

NUM 26:26 Bijtë e Zabulonit simbas familjeve të tyre qenë: nga Seredi, familja e Sarditëve; nga Eloni, familja e Elonitëve; nga Jahleeli, familja e Jahleelitëve.

NUM 26:27 Këto janë familjet e Zabulonitëve në bazë të regjistrimit: gjithsej gjashtëdhjetë mijë e pesëqind.

NUM 26:28 Bijtë e Jozefit simbas familjeve të tyre qenë: Manasi dhe Efraimi.

NUM 26:29 Bijtë e Manasit qenë: nga Makiri, familja e Makiritëve. Makirit i lindi Galaadi; nga Galaadi rrodhi familja e Galaaditëve.

NUM 26:30 Këta janë bijtë e Galaadit: nga Jezeri, familja e Jezeritëve; nga Heleku, familja e Helekitëve;

NUM 26:31 nga Asrieli, familja e Asrielitëve; nga Shekemi, familja e Shekemitëve;

NUM 26:32 nga Shemida, familja e Shemidaitëve; nga Heferi, familja e Heferitëve.

NUM 26:33 Por Tselofehadi, bir i Heferit, nuk pati meshkuj, por vetëm vajza; dhe emrat e vajzave të Tselihadit qenë: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah.

NUM 26:34 Këto janë familjet e Manasit; ata që u regjistruan qenë pesëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

NUM 26:35 Këto janë bijtë e Efraimit simbas familjeve të tyre; nga Shuthelahu, familja e Shuthelahitëve; nga Bekeri, familja e Bekeritëve; nga Tahani, familja e Tahanitëve.

NUM 26:36 Këto janë bijtë e Shuthelahut: nga Efrani, familja e Efranitëve.

NUM 26:37 Këto janë familjet e bijve të Efraimit në bazë të regjistrimit: gjithsej tridhjetë e dy mijë e pesëqind. Këta janë bijtë e Jozefit simbas familjeve të tyre.

NUM 26:38 Bijtë e Beniaminit simbas familjeve të tyre qenë: nga Bela, familja e Belaitëve; nga Ashbeli, familja e Ashbelitëve; nga Ahirami, familja e Ahiramitëve;

NUM 26:39 nga Shufami, familja e Shufamitëve; nga Hufami, familja e Hufamitëve.

NUM 26:40 Bijtë e Belas qenë: Ardi dhe Naamani; nga Ardi rrjedh familja e Arditëve; nga Naamani, familja e Naamitëve.

NUM 26:41 Këta janë bijtë e Beniaminit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind.

NUM 26:42 Këta janë bijtë e Danit simbas familjeve të tyre: nga Shuhami, familja e Shuhamitëve. Këta janë bijtë e Danit simbas familjeve të tyre.

NUM 26:43 Shuma e familjeve të Shuhamitëve në bazë të regjistrimit ishte gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind.

NUM 26:44 Bijtë e Asherit simbas familjeve të tyre qenë: nga Jimna, familja e Jimnitëve; nga Jishvi, familja e Jishvitëve; nga Beriahu, familja e Beriahitëve.

NUM 26:45 Nga bijtë e Beriahut: nga Heberi, familja e Heberitëve; nga Malkieli, familja e Malkialitëve.

NUM 26:46 Bija e Asherit quhej Serah.

NUM 26:47 Këto janë familjet e bijve të Asherit në bazë të regjistrimit: pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

NUM 26:48 Bijtë e Neftalit simbas familjeve të tyre qenë: nga Jahtseeli, familja e Jahtseelitëve; nga Guni, familja e Gunitëve;

NUM 26:49 nga Jetseri, familja e Jetseritëve; nga Shilemi, familja e Shilemitëve.

NUM 26:50 Këto janë familjet e Neftalit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan qenë dyzet e pesë mijë e katërqind.

NUM 26:51 Ata që u regjistruan nga bijtë e Izraelit qenë: gjashtëqind e një mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.

NUM 26:52 Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

NUM 26:53 "Vendi do të ndahet midis tyre si trashëgimi, simbas numrit të personave.

NUM 26:54 Atyre që janë më të shumtë do t'u japësh në trashëgimi një pjesë më të madhe; atyre që janë në numër më të vogël do t'u japësh një pjesë më të vogël; secili do të marrë pjesën e tij në bazë të regjistrimit.

NUM 26:55 Por ndarja e vendit do të bëhet me short; ata do të marrin trashëgiminë e tyre në bazë të emrave të fiseve atërore.

NUM 26:56 Ndarja e trashëgimisë do të bëhet me short midis të gjitha fiseve të mëdha ose të vogla.

NUM 26:57 Dhe këta qenë ata që u regjistruan nga Levitët, simbas familjeve të tyre: nga Gershoni, familja e Gershonitëve; nga Kohathi, familja e Kohathitëve; nga Merari, familja e Meraritëve.

NUM 26:58 Këto janë familjet e Levit: familja e Libnitëve, familja e Hebronitëve, familja e Mahlitëve, familja e Mushitëve, familja e Korahitëve. Dhe Kohathit i lindi Amrami.

NUM 26:59 Gruaja e Amramit quhej Jokebed; ishte bijë e Levit dhe i kishte lindur Levit në Egjipt; në Amram ajo lindi Aaronin, Moisiun dhe Miriamin, motrën e tyre.

NUM 26:60 Aaronit i lindën Nadabi dhe Abihuri, Eleazari dhe Ithamari.

NUM 26:61 Por Nadabi dhe Abihu vdiqën kur i paraqitën Zotit një zjarr të palejueshëm.

NUM 26:62 Ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë njëzet e tre mijë veta; të gjithë ishin meshkuj me moshë një muajsh e lart. Ata nuk u regjistruan bashkë me bijtë e tjerë të Izraelit, sepse atyre nuk iu dha asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit.

NUM 26:63 Këta janë ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Eleazar, që regjistruan bijtë e Izraelit në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.

NUM 26:64 Midis tyre nuk kishte asnjë nga ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Aaron, kur ata regjistruan bijtë e Izaelit në shkretëtirën e Sinait,

NUM 26:65 sepse Zoti pat thënë për ata: "Ata do të vdesin, do të vdesin në shkretëtirë". Dhe prej tyre nuk mbeti as edhe një, me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase