Main Index: Albanian Bible

 

Luke 24

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

LK 24:1 Tani ditėn e parė tė javės, shumė herėt nė mėngjes, ato me gra tė tjera shkuan te varri, duke sjellė erėrat e mira qė kishin pėrgatitur.

LK 24:2 Dhe gjetėn qė guri ishte rrokullisur nga varri.

LK 24:3 Por, kur hynė, nuk e gjetėn trupin e Zotit Jezus.

LK 24:4 Dhe, ndėrsa ishin shumė tė hutuara nga kjo, ja, iu paraqitėn atyre dy burra tė veshur me rroba tė ndritshme.

LK 24:5 Dhe, mbasi ato, tė tmerruara, e mbanin fytyrėn tė pėrkulur pėr dhe, ata u thanė: ``Pse e kėrkoni tė gjallin midis tė vdekurve?

LK 24:6 Ai nuk ėshte kėtu, por ėshtė ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende nė Galile,

LK 24:7 duke thėnė se Biri i njeriut duhej tė dorėzohej nė duar tė njerėzve mėkatarė, duhej kryqėzuar dhe do tė ringjallej ditėn e tretė``.

LK 24:8 Dhe ato kujtonin fjalėt e tij.

LK 24:9 kur u kthyen nga varri, ato ua treguan tė gjitha kėto gjėra tė njėmbėdhjetėve dhe gjithė tė tjerėve.

LK 24:10 Ato qė u treguan apostujve kėto gjėra ishin Maria Magdalena, Joana, Maria, nėna e Jakobit dhe gratė e tjera qė ishin me to.

LK 24:11 Por kėto fjalė atyrė iu dukėn si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre.

LK 24:12 Megjithatė Pjetri u ēua, vrapoi te varri, u pėrkul dhe nuk pa tjetėr pėrveē ēarēafėve qė dergjeshin vetėm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij pėr sa kishte ndodhur.

LK 24:13 Po ate ditė, dy nga ata po shkonin drejt njė fshati, me emėr Emaus, gjashtėdhjetė stade larg Jeruzalemit.

LK 24:14 Dhe ata po bisedonin midis tyre pėr tė gjitha ato qė kishin ndodhur.

LK 24:15 Dhe ndodhi qė, ndėrsa po flisnin dhe bisedonin bashkė, vetė Jezusi u afrua dhe nisi tė ecė me ta.

LK 24:16 Por sytė e tyre ishin tė penguar kėshtu qė tė mos e njihnin.

LK 24:17 Dhe ai u tha atyre: ``Ē`janė kėto biseda qė bėni me njėri-tjetrin udhės? Dhe pse jeni tė trishtuar?``.

LK 24:18 Dhe njė nga ata, i me emėr Kleopa, duke u pėrgjigjur tha: ``Je ti i vetmi i huaj nė Jeruzalem, qė nuk i di gjėrat qė kanė ndodhur kėtu nė kėto ditė?``.

LK 24:19 Dhe ai u tha atyre: ``Cilat?``. Ata i thanė: ``Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit.

LK 24:20 Dhe se si krerėt e priftėrinjve dhe kryetarėt tanė e kanė dorėzuar pėr ta dėnuar me vdekje dhe e kanė kryqėzuar.

LK 24:21 Por ne kishim shpresė se ai do tė ishte ky qė do ta ēlironte Izraelin; por, megjithkėtė, sot ėshtė e treta ditė qė kur ndodhėn kėto gjėra.

LK 24:22 Por edhe disa gra nė mes nesh na kanė ēuditur, sepse, kur shkuan herėt nė mėngjes te varri,

LK 24:23 dhe nuk e gjetėn trupin e tij, u kthyen duke thėnė se kishin parė niė vegim engjėjsh, tė cilėt thonė se ai jeton.

LK 24:24 Dhe disa nga tanėt shkuan te varri dhe e gjetėn ashtu si kishin treguar gratė, por atė nuk e panė``.

LK 24:25 Atėherė ai u tha atyre: ``O budallenj dhe zemėrngathėt pėr tė besuar gjithēka qė kanė thėnė profetėt!

LK 24:26 Por a nuk duhej qė Krishti tė vuajė gjėra tė tilla qė tė hyjė kėshtu nė lavdinė e tij?``.

LK 24:27 Dhe, duke zėnė fill nga Moisiu dhe nga gjithė profetėt, ai u shpjegoi atyre nė tė gjitha Shkrimet gjėrat qė i takonin atij.

LK 24:28 Kur iu afruan fshatit pėr ku ishin drejtuar, ai bėri sikur do tė vazhdonte mė tutje.

LK 24:29 Por ata e detyruan duke thėnė: ``Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron``. Edhe ai hyri qė tė rrijė me ta.

LK 24:30 Dhe, siē ishte nė tryezė me ta, mori bukėn, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.

LK 24:31 Atėherė atyre iu ēelėn sytė dhe e njohėn, por ai u zhduk prej syve tė tyre.

LK 24:32 Dhe ata i thanė njeri tjetrit: ``Po a nuk na digjej zemra pėrbrenda, kur ai na fliste udhės dhe na hapte Shkrimet?``.

LK 24:33 Nė po atė ēast u ngritėn dhe u kthyen nė Jeruzalem, ku e gjetėn tė njėmbėdhjetėt dhe ata qė ishin mbledhur bashkė me ta.

LK 24:34 Ata thoshnin: ``Zoti u ringjall me tė vėrtetė dhe iu shfaq Simonit``.

LK 24:35 Ata atėherė treguan ē`u kishte ndodhur rrugės dhe si e kishin njohur nė ndarjen e bukės.

LK 24:36 Dhe, ndėrsa ata po bisedonin pėr kėto gjėra, vetė Jezusi u shfaq nė mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!``.

LK 24:37 Por ata, tė tmerruar dhe gjithė frikė, mendonin se po shihnin njė frymė.

LK 24:38 Atėherė ai u tha atyre: ``Pse jeni shqetėsuar Dhe pse nė zemrat tuaja po lindin dyshime?

LK 24:39 Shikoni duart e mia dhe kėmbėt e mia, sepse unė jam. Mė prekni dhe shikoni, sepse njė frymė nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam!``.

LK 24:40 Dhe, si i tha kėtė, u tregoj atyre duart dhe kėmbėt.

LK 24:41 Por, duke qenė se ende nuk besonin prej gėzimit dhe ishin tė ēuditur, ai u tha atyre: ``A keni kėtu diēka pėr tė ngrėnė?``.

LK 24:42 Dhe ata i dhanė njė pjesė peshku tė pjekur dhe njė huall mjalti.

LK 24:43 Dhe ai i mori dhe hėngri para tyre.

LK 24:44 Pastaj u tha atyre: ``Kėto janė fjalėt qė unė ju thoja kur isha ende me ju: se duhet tė pėrmbushen tė gjitha gjėrat qė janė shkruar lidhur me mua nė ligjin e Moisiut, nė profetėt dhe nė psalmet``.

LK 24:45 Atėherė ua hapi mendjen, qė tė kuptonin Shkrimet,

LK 24:46 dhe u tha atyre: ``Kėshtu ėshtė shkruar dhe kėshtu ishte e nevojshme qė Krishti tė vuante dhe tė ngjallej sė vdekuri ditėn e tretė,

LK 24:47 dhe qė nė emėr tė tij tė predikohet pendimi dhe falja e mėkateve ndėr tė gjithė popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.

LK 24:48 Dhe ju jeni dėshmitarėt e kėtyre gjėrave.

LK 24:49 Dhe ja, unė po dėrgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qėndroni nė qytetin e Jeruzalemit deri sa tė visheni me pushtet nga lart``.

LK 24:50 Pastaj iu priu jashtė deri nė Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.

LK 24:51 Dhe ndodhi qė, ndėrsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morėn lart nė qiell.

LK 24:52 Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen nė Jeruzalem me gėzim tė madh.

LK 24:53 Dhe rrinin vazhdimisht nė tempull duke lavdėruar dhe bekuar Perėndinė. Amen!

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase