Main Index: Albanian Bible

 

Luke 23

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

LK 23:1 Atėherė u ngrit gjithė asambleja dhe e ēuan te Pilati.

LK 23:2 Dhe filluan ta paditin duke thėnė: ``Kėtė ne e gjetėm qė pėrmbyste kombin tonė dhe ndalonte t`i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetėquajtur njė mbret, Krishti``.

LK 23:3 Atėherė Pilati e pyeti duke thėnė: ``A je ti mbreti i Judenjve?``. Dhe Jezusi iu pėrgjigj dhe tha: ``Ti po thua``.

LK 23:4 Pilati u tha atėherė krerėve tė priftėrinjve dhe popullit: ``Unė nuk po gjej asnjė faj te ky njeri``.

LK 23:5 Por ata ngulnin kėmbė, duke thėnė: ``Ai po ngre popullin nė kryengritje duke mėsuar nė mbarė Judenė, qė nga Galilea e deri kėtu``.

LK 23:6 Atėherė Pilati, kur dėgjoi se u fol pėr Galilenė, pyeti nė se ai njeri ishte Galileas.

LK 23:7 Dhe kur mori vesh se ai i takonte juridiksionit tė Herodit, e dėrgoi te Herodi, i cili, ndėr ato ditė, ndodhej edhe ai nė Jeruzalem.

LK 23:8 Kur Herodi pa Jezusin, u gėzua shumė; prej shumė kohėsh ai donte ta shihte, sepse kishte dėgjuar shumė pėr tė dhe shpresonte tė shihte ndonjė mrekulli tė kryer prej tij.

LK 23:9 Ai i drejtoi shumė pyetje, por Jezusi nuk u pėrgjigj fare.

LK 23:10 Ndėrkaq krerėt e priftėrinjve dhe skribėt rrinin aty dhe e paditnin me furi.

LK 23:11 Atėherė Herodi, me ushtarėt e vet, mbasi e fyu dhe e talli, e veshi me njė rrobe tė shkėlqyeshme dhe ia riktheu Pilatit.

LK 23:12 Atė ditė Herodi dhe Pilati u bėnė miq me njėri-tjetrin, ndėrsa mė parė ishin armiq.

LK 23:13 Atėherė Pilati, mblodhi krerėt e priftėrinjve, kryetarėt dhe popullin,

LK 23:14 dhe u tha atyre: ``Ju mė prutė kėtė njeri si ēoroditės tė popullit; dhe ja, unė, pasi e hetova para jush, nuk kam gjetur tek ai asnjė nga fajet pėr tė cilat ju e paditni,

LK 23:15 dhe as Herodi, sepse na e ktheu pėrsėri te ne; nė fakt ai s`ka bėrė asgjė qė tė meritojė vdekjen.

LK 23:16 Prandaj, pasi ta fshikullojnė, do ta lėshoj``.

LK 23:17 Tani me rastin e festės sė Pashkės qeveritari duhet tė lironte dikė.

LK 23:18 Por ata, tė gjithė njėzeri, bėrtitėn duke thėnė: ``Vraje kėtė dhe na liro Barabėn``.

LK 23:19 Ky ishte hedhur nė burg pėr njė trazirė tė bėrė nė qytet dhe pėr vrasje.

LK 23:20 Prandaj Pilati, duke dashur tė lėshojė Jezusin, u foli pėrsėri.

LK 23:21 Por ata bėrtitnin duke thėnė: ``Kryqėzoje!``.

LK 23:22 Pėr tė tretėn herė ai u tha atyre: ``Po ē`tė keqe bėri ky? Unė nuk gjeta nė tė asnjė faj qė tė meritojė vdekjen. Prandaj, pasi ta fshikullojnė, do ta lėshoj``.

LK 23:23 Por ata ngulnin kėmbė me britma te mėdha duke kėrkuar qė ta kryqėzonin; dhe britmat e tyre dhe tė krerėve tė priftėrinjve u bėnė mbisunduese.

LK 23:24 Atėherė Pilat vendosi qė tė bėhej ēka ata kėrkonin.

LK 23:25 Dhe ua lėshoi atė qė qe burgosur pėr trazirė dhe vrasje dhe qė ata e kishin kėrkuar; dhe Jezusin ia dorėzoi vullnetit tė tyre.

LK 23:26 Ndėrsa po e ēonin, kapėn njėfarė Simoni nga Kirena, qė po kthehej nga fusha, e ngarkuan me kryqin qė ta mbarte pas Jezusit.

LK 23:27 Dhe e ndiqte njė turmė e madhe populli dhe disa gra qė hidhėroheshin dhe vajtonin pėr tė.

LK 23:28 Por Jezusi u kthye nga ato dhe u tha: ``O bija tė Jeruzalemit, mos qani pėr mua, por qani pėr veten tuaj dhe pėr fėmijėt tuaj.

LK 23:29 Sepse ja, do tė vijnė ditėt kur do tė thuhet: "Lum gratė shterpe dhe lum barqet qė nuk kanė pjellė dhe gjinjtė qė nuk kanė mėndur!".

LK 23:30 Atėherė do tė fillojnė t`u thonė maleve: "Bini pėrmbi ne!", dhe kodrave: "Na mbuloni!".

LK 23:31 Sepse, nė se bėhet kėshtu me drurin e njomė, ē`do tė bėhet me tė thatin?".

LK 23:32 Dhe dy tė tjerė, qė ishin keqbėrės, i prunė bashkė me tė, pėr t`i vrarė.

LK 23:33 Dhe kur arritėn nė vendin qė quhet ``Kafka``, aty e kryqėzuan atė dhe keqbėrėsit, njėrin nė tė djathtė dhe tjetri nė tė majtė.

LK 23:34 Dhe Jezusi tha: ``O Atė, fali ata sepse nuk dinė ē`bėjnė``. Pastaj, pasi i ndanė rrobat e tij, hodhėn short.

LK 23:35 Dhe populli rrinte aty pėr tė parė; dhe kryetarėt me popullin e pėrqeshnin, duke thėnė: ``Ai i shpėtoi tė tjerėt, le tė shpėtojė veten, po qe se me tė vėrtetė ėshtė Krishti, i zgjedhuri i Perėndisė``.

LK 23:36 Edhe ushtarėt e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,

LK 23:37 dhe duke thėnė: ``Nėse ti je mbreti i Judenjve, shpėto veten``.

LK 23:38 Pėrveē kėsaj pėrmbi kryet e tij ishte njė mbishkrim me shkronja greke, latine dhe hebraike: "KY ÉSHTÉ MBRETI I JUDENJVE".

LK 23:39 Tani njė nga keqberėsit e kryqėzuar e shau duke thėnė: ``Nėse ti je Krishti, shpėto vetveten dhe neve``.

LK 23:40 Por ai tjetri duke e pėrgjigjur e qortoi duke i thėnė: ``A s`ke frikė nga Perėndia, qė je nėn tė njėjtin dėnim?

LK 23:41 Nė realitet, ne me tė drejtė jemi dėnuar, sepse po marrim ndėshkimin e merituar pėr ato qė kemi kryer, ndėrsa ky nuk ka bėrė asnjė tė keqe``.

LK 23:42 Pastaj i tha Jezusit: ``Zot, kujtohu pėr mua kur tė vish nė mbretėrinė tėnde``.

LK 23:43 Atėherė Jezusi i tha: ``Nė tė vėrtetė po tė them: sot do tė jesh me mua nė parajsė``.

LK 23:44 Ishte afėrsisht ora e gjashtė dhe errėsira e mbuloi gjithė vendin deri nė orėn e nėntė.

LK 23:45 Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda nė mes.

LK 23:46 Dhe Jezusi bėrtiti me zė tė lartė dhe tha: ``O Atė, nė duart e tua po e dorėzoj frymėn tim!``. Dhe, si tha kėto, dha fryma.

LK 23:47 Atėherė centurioni, kur pa ē`ndodhi, pėrlėvdoi Perėndinė duke thėnė: ``Me tė vėrtetė ky njeri ishte i drejtė!``.

LK 23:48 Dhe gjithė turma, qė ishte mbledhur pėr tė parė ē`po ndodhte, kur e pa kėtė, u kthye duke rrahur kraharorin.

LK 23:49 Tė gjithė tė njohurit e tij dhe gratė qė e kishin ndjekur qė nga Galilea qendronin larg, duke parė kėto gjėra.

LK 23:50 Tani ishte njė burrė me emėr Jozef, qė ishte anėtar i sinedrit, njeri i drejtė dhe i mirė;

LK 23:51 ai nuk kishte miratuar vendimin dhe veprimin e tė tjerėve. Ai ishte nga Arimatea, qytet i Judesė dhe priste edhe ai mbretėrinė e Perėndisė.

LK 23:52 Ai iu paraqit Pilatit dhe kėrkoi trupin e Jezusit.

LK 23:53 Dhe, pasi e zbriti poshtė nga kryqi, e mbėshtolli nė njė ēarēaf dhe e vuri nė njė varr tė gėrmuar nė shkėmb, ku ende nuk ishte varrosur asnjeri.

LK 23:54 Ishte dita e Pėrgatitjes dhe e shtuna po fillonte.

LK 23:55 Gratė qė kishin ardhur me Jezusin nga Galilea duke e ndjekur nga afėr, e panė varrin dhe mėnyrėn se si ishte vėnė trupi i Jezusit;

LK 23:56 pastaj ato u kthyen dhe pėrgatitėn erėra tė mira dhe vajra; dhe gjatė sė shtunės pushuan, sipas urdhėrimit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase