Main Index: Albanian Bible

 

Luke 22

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

LK 22:1 Ndėrkaq po afrohej festa e tė Ndormėve, qė quhet Pashkė.

LK 22:2 Dhe krerėt e priftėrinjve e skribėt kėrkonin mėnyrėn se si ta vrisnin, sepse kishin frikė nga populli.

LK 22:3 Atėherė Satani hyri nė Judėn, i mbiquajtur Iskariot, qė ishte njė nga tė dymbėdhjetėt.

LK 22:4 Kėshtu ai shkoi tė merret vesh me krerėt e priftėrinjve e dhe me krerėt e rojės pėr mėnyrėn se si do ta tradhtonte.

LK 22:5 Ata u gėzuan dhe i premtuan t`i japin para.

LK 22:6 Dhe ai pranoi dhe kėrkonte rastin e volitshėm pėr t`ua dorėzuar pa qenė e pranishme turma.

LK 22:7 Tani erdhi dita e tė Ndormėve, kur duhet therur flijimi i Pashkės.

LK 22:8 Dhe Jezusi dėrgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thėnė: ``Shkoni e na bėni gati Pashkėn, qė ne ta hamė``.

LK 22:9 Dhe ata e thanė: ``Ku dėshiron ta pėrgatisim?``.

LK 22:10 Atėherė ai tha atyre: ``Ja, kur tė hyni nė qytet, do t`ju dalė pėrpara njė njeri qė mban njė brokė uji; ndiqeni nė shtėpinė ku ai do tė hyjė.

LK 22:11 I thoni tė zotit tė shtėpisė: "Mėsuesi tė ēon fjalė: Ku ėshtė salla, nė tė cilėn mund tė ha Pashkėn bashkė me dishepujt e mi?".

LK 22:12 Atėherė ai do t`ju tregojė njė sallė tė madhe tė shtruar; aty do tė bėni pėrgatitjet``.

LK 22:13 Ata shkuan, pra, dhe gjetėn ashtu siē u tha dhe pėrgatitėn Pashkėn.

LK 22:14 Dhe, kur erdhi ora, ai u ul nė tryezė dhe bashkėmetė dymbėdhjetė apostujt.

LK 22:15 Atėherė ai u tha atyre: ``Kam pasur dėshirė tė madhe ta ha kėtė Pashkė bashkė me ju, para se tė vuaj,

LK 22:16 sepse po ju them se nuk do tė ha mė tė tillė derisa ajo tė plotėsohet nė mbretėrinė e Perėndisė``.

LK 22:17 Pastaj mori kupėn, falenderoi, dhe tha: ``Merrnie kėtė dhe ndanie midis jush,

LK 22:18 sepse unė po ju them se nuk do tė pi mė nga fryti i hardhisė derisa tė vijė mbretėria e Perėndisė``.

LK 22:19 Pastaj mori bukėn, falėnderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thėnė: ``Ky ėshtė trupi im, qė ėshtė dhėnė pėr ju; bėni kėtė nė pėrkujtimin tim``.

LK 22:20 Po kėshtu, pas darkės, mori kupėn duke thėnė: ``Kjo kupė ėshtė besėlidhja e re nė gjakun tim, qė ėshtė derdhur pėr ju.

LK 22:21 Por ja, dora e atij qė mė tradhton ėshtė me mua mbi tryezė.

LK 22:22 Sigurisht Biri i njeriut shkon, siē ėshtė caktuar, por mjerė ai njeri me anė tė cilit ėshtė tradhėtuar!``.

LK 22:23 Atėherė ata filluan ta pyesin njėri-tjetrin se kush nga ata do ta bėnte kėtė gjė.

LK 22:24 Dhe midis tyre lindi edhe njė grindje se cili nga ata duhej tė konsiderohej mė i madhi.

LK 22:25 Por Jezusi u tha atyre: ``Mbretėrit e kombeve i sundojnė ato, dhe ata qė ushtrojnė pushtet mbi to quhen bamirės.

LK 22:26 Por me ju mos qoftė kėshtu; madje mė i madhi ndėr ju le tė jetė si mė i vogli dhe ai qė drejton si ai qė shėrben.

LK 22:27 Nė fakt kush ėshtė mė i madh: ai qė ėshtė nė tryezė apo ai qė shėrben? Vallė, a s`ėshtė ai qė rri nė tryezė? E pra, unė jam midis jush porsi ai qė shėrben.

LK 22:28 Ju jeni ata qė qėndruat me mua nė sprovat e mia.

LK 22:29 Dhe unė ju caktoj mbretėrinė ashtu si ma ka caktuar mua Ati im,

LK 22:30 qė ju tė hani e tė pini nė tryezėn time, nė mbretėrinė time, dhe tė uleni mbi frone pėr tė gjykuar tė dymbėdhjetė fiset e Izraelit.

LK 22:31 Edhe Zoti tha: ``Simon, Simon, ja, Satani ka kėrkuar t`ju shoshė ashtu siē shoshet gruri.

LK 22:32 Por unė jam lutur pėr ty, qė besimi yt tė mos mpaket; dhe ti, kur tė jesh kthyer, forco vėllezėrit e tu``.

LK 22:33 Por ai tha: ``Zot, unė jam gati tė shkoj bashkė me ty edhe nė burg edhe nė vdekje``.

LK 22:34 Por Jezusi tha: ``Pjetėr, unė tė them se sot gjeli nuk do tė kėndojė, para se ti tė kesh mohuar tri herė se mė njeh``.

LK 22:35 Pastaj u tha atyre: ``Kur ju dėrgova pa trasta, pa thes dhe pa sandale, vallė a ju mungoi gjė?``. Dhe ata thanė: ``Asgjė``.

LK 22:36 U tha, pra, atyre: ``Po tani, kush ka njė trastė le ta marrė me vete, dhe po kėshtu thesin; dhe kush nuk ka shpatė, le tė shesė rrobėn e vet e ta blejė njė.

LK 22:37 Sepse unė po ju them se ēfarė ėshtė shkruar duhet tė plotėsohet ende nė mua: "Dhe ai ėshtė radhitur ndėr keqbėrėsit". Sepse ato gjėra qė janė shkruar pėr mua do tė kenė kryerjen e tyre``.

LK 22:38 Atėherė ata thanė: ``Zot, ja kėtu dy shpata``. Por ai u tha atyre ``Mjaft!``.

LK 22:39 Pastaj Jezusi doli dhe shkoi si zakonisht nė malin e Ullinjve, dhe edhe dishepujt e tij e ndiqnin.

LK 22:40 Kur arriti nė vend, u tha atyre: ``Lutuni qė tė mos hyni nė tundim``.

LK 22:41 Dhe u largua prej tyre, aq sa mund tė hidhet njė gur, dhe ra nė gjunj dhe lutej,

LK 22:42 duke thėnė: ``O Atė, po tė duash, largoje kėtė kupė nga unė! Megjithatė mos u bėftė vullneti im, por yti``.

LK 22:43 Atėherė iu shfaq njė engjėll nga qie-lli pėr t`i dhėnė forcė.

LK 22:44 Dhe ai, duke qenė nė agoni, lutej edhe mė fort; dhe djersa e tij po i bėhej si gjak i mpiksur qė bie pėr tokė.

LK 22:45 Si u ēua pastaj nga lutja, erdhi te dishepujt e vet dhe i gjeti qė flinin nga trishtimi,

LK 22:46 dhe u tha atyre: ``Pse po flini? Ēohuni dhe lutuni qė tė mos hyni nė tundim``.

LK 22:47 Ndėrsa ai ende po fliste, ja njė turmė; dhe ai qė quhej Judė, njė nga tė dymbėdhjetėt, i printe dhe iu afrua Jezusit pėr ta puthur.

LK 22:48 Dhe Jezusi i tha: ``Judė, ti po e tradhton Birin e njeriut me njė puthje?``.

LK 22:49 Atėherė ata qė ishin pėrreth tij, duke parė ēfarė do tė ndodhte, i thanė: ``Zot, a t`u biem me shpatė?``.

LK 22:50 Dhe njė nga ata i ra shėrbėtorit tė kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtė.

LK 22:51 Por Jezusi, duke u pėrgjigjur, tha: ``Lėreni, mjaft kėshtu``. Dhe si e preku veshin e atij njeriu, e shėroi.

LK 22:52 Pastaj Jezusi u tha krerėve tė priftėrinjve, krerėve tė rojeve tė tempullit dhe pleqve qė kishin ardhur kundėr tij: ``Keni dalė kundėr meje me shpata dhe me shkopinj si kundėr njė kusari?

LK 22:53 Kur unė ēdo ditė isha me ju nė tempull, ju nuk vutė dorė kurrė mbi mua; por kjo ėshtė ora juaj dhe pushteti i errėsirės``.

LK 22:54 Mbasi e kapėn, e ēuan dhe e shtinė nė shtėpinė e kryepriftit. Dhe Pjetri e ndiqte nga larg.

LK 22:55 Kur ata ndezėn njė zjarr nė mes tė oborrit dhe u ulėn rreth tij, Pjetri u ul midis tyre.

LK 22:56 Njė shėrbėtore e pa ulur pranė zjarrit, e shikoi me vėmendje dhe tha: ``Edhe ky ishte me tė``.

LK 22:57 Por ai e mohoi duke thėnė: ``O grua, nuk e njoh``.

LK 22:58 Pak mė vonė e pa njė tjetėr dhe tha: ``Edhe ti je nga ata``. Por Pjetri tha: ``O njeri, nuk jam``.

LK 22:59 Mbasi kaloi rreth njė orė, njė tjetėr pohoi me kėmbėngulje duke thėnė: ``Nė tė vėrtetė edhe ky ishte bashkė me tė, sepse ėshtė Galileas``.

LK 22:60 Por Pjetri tha: ``O njeri, s`di ē`po thua``. Dhe menjėherė, ndėrsa ai ende po fliste, kėndoi gjeli.

LK 22:61 Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala qė i kishte thėnė Zoti: ``Para se tė kėndojė gjeli, ti do tė mė mohosh tri herė``.

LK 22:62 Atėherė Pjetri doli pėrjashta dhe qau me hidhėrim.

LK 22:63 Ndėrkaq njerėzit qė e mbanin Jezusin e pėrqeshnin dhe e rrihnin.

LK 22:64 Dhe, mbasi ia mbuluan sytė, i binin nė fytyrė dhe e pyetnin duke thėnė: "Profetizo, kush ėshtė ai qė tė ra?".

LK 22:65 Dhe duke blasfemuar thoshin shumė gjėra tė tjera kundėr tij.

LK 22:66 Dhe, kur u bė ditė, u mblodhėn pleqtė e popullit, kreret e prifterinjve dhe skribėt dhe e ēuan nė sinedrin e tyre, duke thėnė:

LK 22:67 ``Nė se ti je Krishti, na e thuaj``. Por ai u tha atyre: ``Edhe sikur t`jua thoja, nuk do ta besonit.

LK 22:68 Edhe sikur t`ju pyesja, ju nuk do tė mė pėrgjigjeshit dhe as nuk do tė mė linit tė shkoja.

LK 22:69 Por tash e tutje Biri i njeriut do tė ulet nė tė djathtėn e fuqisė sė Perėndisė``.

LK 22:70 Atėherė tė gjithė thanė: ``Je ti, pra, Biri i Perėndisė?``. Dhe ai u tha atyre: ``Ju thoni se unė jam``.

LK 22:71 Atėherė ata thanė: ``Ē`nevojė kemi akome pėr dėshmi? Ne vetė e dėgjuam nga goja e tij``.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase