Main Index: Albanian Bible

 

Luke 11

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

LK 11:1 Dhe ndodhi qė ai ndodhej nė njė vend dhe lutej dhe, si mbaroi, njė nga dishepujt e tij i tha: ``Zot, na mėso tė lutemi, ashtu siē i mėsoi Gjoni dishepujt e vet``.

LK 11:2 Dhe ai u tha: ``Kur tė luteni, thoni: "Ati ynė qė je nė qiej, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė mbretėria jote, u bėftė vullneti yt si nė qiell edhe nė tokė.

LK 11:3 Na jep ēdo ditė bukėn tonė tė nevojshme.

LK 11:4 Dhe na i fal mėkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorėt tanė; dhe mos lejo tė biem nė tundim, por na shpėto nga i ligu"``.

LK 11:5 Pastaj u tha atyre: ``A ka midis jush njeri qė ka njė mik dhe i shkon nė mesnatė e i thotė: "Mik, mė jep hua tri bukė,

LK 11:6 sepse mė erdhi nga udha njė miku im dhe unė s`kam ēfarė t`i vė pėrpara";

LK 11:7 dhe ai, nga brenda, duke u pėrgjigjur, i tha: "Mos mė bezdis, dera ėshtė tashmė e mbyllur dhe fėmijėt e mi ranė nė shtrat me mua; nuk mund tė ēohem e tė t`i jap"?

LK 11:8 Unė po ju them se, edhe nėse nuk ēohet t`ia japė sepse e ka mik, do tė ēohet gjithsesi pėr shkak tė insistimit tė tij dhe do t`i japė tė gjitha bukėt qė i nevojiten.

LK 11:9 Prandaj po ju them: Lypni dhe do t`ju jepet; kėrkoni dhe do tė gjeni; trokitni dhe do t`ju hapet.

LK 11:10 Sepse kushdo qė lyp, merr, kush kėrkon, gjen dhe do t`i hapet atij qė troket.

LK 11:11 Dhe cili nga ju ėshtė baba i tillė qė, po t`i kėrkojė bukė djali, i jep njė gur? Ose po t`i kėrkojė njė peshk, nė vend tė peshkut i jep njė gjarpėr?

LK 11:12 Ose, po t`i kėrkojė njė vezė, i jep njė akrep?

LK 11:13 Nėse ju, pra, qė jeni tė kėqij, dini t`u jepni dhurata tė mira bijve tuaj, aq mė tepėr Ati juaj qiellor do t`u dhurojė Frymėn e Shenjtė atyre qė ia kėrkojnė``.

LK 11:14 Dhe Jezusi po dėbonte njė demon qė ishte memec; dhe ndodhi qė, kur demoni doli, memeci foli dhe turmat u mrekulluan.

LK 11:15 Por disa nga ata thanė: ``Ai i dėbon demonėt nėpėrmjet Beelzebubit, princit tė demonėve``.

LK 11:16 Kurse disa nga ata, pėr ta vėnė nė provė, kėrkonin prej tij njė shenjė nga qielli.

LK 11:17 Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: ``Ēdo mbretėri, e pėrēarė nė vetvete shkatėrrohet, dhe ēdo shtėpi e pėrēarė nė vetvete rrėzohet.

LK 11:18 Po tė jetė, pra, edhe Satanai i pėrēarė nė vetvete, si do tė mund tė qėndrojė mbretėria e tij? Sepse ju thoni se unė i dėboj demonėt nėpėrmjet Beelzebubit.

LK 11:19 Por, nėse unė i dėbokam demonėt nėpėrmjet Beelzebubit, nėpėrmjet kujt i dėbojnė ata bijtė tuaj? Prandaj ata do tė jenė gjykatėsit tuaj.

LK 11:20 Por nė se unė i dėboj demonėt me gishtin e Perėndisė, mbretėria e Perėndisė, pra ka arritur deri te ju.

LK 11:21 Kur burri i fortė, i armatosur mirė, e ruan shtėpinė e vet, pasuria e tij ėshtė nė paqe.

LK 11:22 Por nė qoftė se vjen njė mė i fortė se ai dhe e mund atė, ia merr armėt nė tė cilat kishte shpresė dhe i ndan plaēkat e tij.

LK 11:23 Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpėrndan.

LK 11:24 Kur fryma e ndyrė del nga njė njeri, endet nė vende tė shkreta, duke kėrkuar pushim, dhe duke mos e gjetur dot, thotė: "Do tė kthehem nė shtėpinė time nga dola".

LK 11:25 Dhe, kur kthehet, e gjen tė fshirė e tė zbukuruar,

LK 11:26 atėherė shkon e merr me vete shtatė frymėra tė tjerė mė tė kėqij se ai, dha ata hyjnė aty dhe banojnė aty; dhe gjendja e fundit e atij njeriu bėhet mė e keqe se e para``.

LK 11:27 Ndodhi qė, ndėrsa ai po thoshte kėto gjėra, njė grua nga turma e ēoi zėrin e saj dhe i tha: ``Lum barku qė tė barti dhe gjinjtė qė tė mėndėn``.

LK 11:28 Por ai u tha: ``Me tepėr lum ata qė e dėgjojnė fjalėn e Perėndisė dhe e zbatojnė``.

LK 11:29 Duke qenė se turmat po i shtyheshin pėrreth, ai filloi tė thotė: ``Ky brez ėshtė i lig; ai kėrkon nje shenjė, por asnjė shenjė nuk do t`i jepet, pėrveē shenjės sė profetit Jona.

LK 11:30 Sepse, ashtu si Jona qe njė shenjė pėr Ninivasit, kėshtu edhe Biri i njeriut do tė jetė njė shenjė pėr kėtė brez.

LK 11:31 Mbretėresha e Mesditės do tė ngrihet ditėn e gjyqit me njerėzit e kėtij brezi dhe do t`i dėnojė, sepse ajo po vjen nga skaji i dheut pėr tė dėgjuar urtėsinė e Salomonit; dhe ja, kėtu ėshtė dikush mė i madh se Salomoni.

LK 11:32 Ninivasit, ditėn e gjyqit, do tė ringjallen me kėtė brez dhe do ta dėnojnė, sepse ata u penduan pėr predikimin e Jonas; dhe ja, kėtu ėshtė dikush mė i madh se Jona``.

LK 11:33 Asnjėri, kur ndez njė llambė, nuk e vė nė njė vend tė fshehtė ose nėn babunė, po pėrmbi dritėmbajtėsen, qė tė shohin dritė ata qė hyjnė.

LK 11:34 Llamba e trupit ėshtė syri; nė se syri yt ėshtė i shėndoshė, gjithė trupi yt do tė jetė i ndriēuar; por nė se syri yt ėshtė i sėmurė, edhe gjithė trupi yt do tė jetė plot me errėsirė.

LK 11:35 Prandaj trego kujdes qė drita qė ėshtė nė ty tė mos jetė terr.

LK 11:36 Nė se gjithė trupi yt ėshtė i ndriēuar, pa asnjė pjesė tė errėt, gjithēka do tė jetė e ndriēuar, sikurse ndodh kur llamba tė ndriēon me shkėlqimin e saj``.

LK 11:37 Por ndėrsa Jezusi po fliste, njė farise e ftoi pėr drekė nė shtėpinė e vet. Dhe ai hyri dhe u vendos nė tryezė.

LK 11:38 Fariseu e vuri re kėtė dhe u mrekullua qė Jezusit nuk lau para buke.

LK 11:39 Dhe Zoti i tha: ``Tani ju farisenjtė pastroni tė jashtmen e kupės dhe tė pjatės, ndėrsa brendinė tuaj e keni plot me grabitje dhe ligėsi.

LK 11:40 Tė pamend! Ai qė bėri anėn e jashtme, vallė nuk bėri edhe tė brendshmen?

LK 11:41 Por jepni si lėmoshė atė qė ėshtė pėrbrenda, dhe ēdo gjė do tė jetė e pastėr pėr ju.

LK 11:42 Por mjerė ju, o farisenj! Sepse ju paguani tė dhjetėn e ryzės, tė mendrės dhe tė ēdo barishteje, dhe pastaj lini pas dore drejtėsinė dhe dashurinė e Perėndisė. Kėto gjėra duhet t`i bėnit, pa i lėnė pas dore tė tjerat.

LK 11:43 Mjerė ju, o farisenj! Sepse ju e doni vendin e parė ndėr sinagoga dhe pėrshėndetjet nėpėr sheshe.

LK 11:44 Mjerė ju, skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse jeni si varret qė nuk shihen dhe njėrėzit ecin sipėr tyre, pa e ditur``.

LK 11:45 Atėherė, duke u pėrgjigjur, njė nga mėsuesit e ligjit, i tha: ``Mėsues, duke folur kėshtu, ti po na fyen edhe ne``.

LK 11:46 Dhe ai thoshte: ``Mjerė edhe ju, o mėsues tė ligjit! Sepse i ngarkoni njerėzit me barrė qė me vėshtirėsi baren, dhe ju nuk i prekni ato barrė as edhe me njė gisht.

LK 11:47 Mjerė ju! Sepse ju ndėrtuat varret e profetėve dhe etėrit tuaj i patėn vrarė ata.

LK 11:48 Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, ju dėshmoni se i miratoni veprat e etėrve tuaj; nė fakt ata vranė profetėt dhe ju ndėrtoni varret e tyre.

LK 11:49 Pėr kėtė arsye edhe urtėsia e Perėndisė tha: "Unė do t`u dėrgoj profetė dhe apostuj, dhe ata do tė vrasin disa prej tyre kurse tė tjerėt do t`i pėrndjekin",

LK 11:50 me qėllim qė kėtij brezi t`i kėrkohet llogari pėr gjakun e tė gjithė profetėve, i cili u derdh qė nga krijimi i botės:

LK 11:51 nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarias, qė u vra ndėrmjet altarit dhe tempullit; po, unė po ju them, se kėtij brezi do t`i kėrkohet llogari.

LK 11:52 Mjerė ju, o mėsues tė ligjit! Sepse ju e morėt ēelėsin e dijes; ju vetė nuk hytė dhe penguat hyrjen e atyre qė po hynin``.

LK 11:53 Po ndėrsa ai u fliste atyre kėto gjėra, skribėt dhe farisenjtė filluan tė zemėrohen shumė kundėr tij dhe ta sulmojnė atė me shumė pyetje,

LK 11:54 pėr t`i ngritur kurthe, pėr ta zėnė nė gabim e pėr tė mundur ta akuzojnė pėr ndonjė fjalė tė tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase