Main Index: Albanian Bible

 

Hosea 12

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14]

HOS 12:1 Efraimi ngopet me erė dhe shkon pas erės sė jugut; ēdo ditė shumon gėnjeshtrat dhe dhunėn; bėn aleancė me Asirinė dhe ēon vaj nė Egjipt.

HOS 12:2 Zoti ėshtė gjithashtu nė grindje me Judėn dhe do ta ndėshkojė Jakobin pėr sjelljen e tij; do ta shpėrblejė sipas veprave tė tij.

HOS 12:3 Nė gjirin e nėnės mori vėllain e vet nga thembra dhe me forcėn e tij luftoi me Perėndinė.

HOS 12:4 Po, luftoi me Engjėllin dhe fitoi; qau dhe iu lut shumė. E gjeti nė Bethel, dhe atje ai foli me ne,

HOS 12:5 domethėnė Zoti, Perėndia i ushtrive, emri i tė cilit ėshtė Zoti.

HOS 12:6 Prandaj ti kthehu te Perėndia yt, vepro me dhembshuri dhe ndershmėri dhe ki gjithnjė shpresė te Perėndia yt.

HOS 12:7 Efraimi ėshtė njė tregtar qė mban nė dorė kandarė jo tė saktė dhe i pėlqen tė mashtrojė.

HOS 12:8 Efraimi thotė: "Edhe jam begatuar, kam grumbulluar pasuri; nė tė gjitha mundimet e mia, nuk do tė gjejnė tek unė asnjė paudhėsi qė tė jetė mėkat".

HOS 12:9 "Por unė jam Zoti, Perėndia yt, qysh nga vendi i Egjiptit. Do tė tė bėj qė tė banosh akoma nė ēadra si nė ditėt solemne.

HOS 12:10 U fola profetėve, kam shtuar vegimet dhe me anė tė profetėve kam pėrdorur krahasime".

HOS 12:11 Nė qoftė se Galaadi jepet pas idhujtarisė, me siguri do tė katandiset nė asgjė. Sepse nė Gilgal flijojnė dema, altarėt e tyre do tė jenė me siguri si grumbuj gurėsh gjatė brazdave tė arave.

HOS 12:12 Jakobi iku nė fushėn e Sirisė dhe Izraeli shėrbeu pėr njė grua, pėr njė grua u bė rojtar dhensh.

HOS 12:13 Me anė tė njė profeti, Zoti e nxori Izraelin nga Egjipti, dhe Izraeli u ruajt nga njė profet.

HOS 12:14 Efraimi provokoi hidhėt zemėrimin e tij, prandaj Zoti i tij do tė bėjė qė mbi tė tė bjerė gjaku i derdhur dhe do tė bėjė qė mbi tė tė kthehet turpi i tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase