Main Index: Albanian Bible

 

Hosea 9

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14]

HOS 9:1 Mos u gėzo, o Izrael, pėr tė ngazėlluar si popujt e tjerė, sepse je kurvėruar duke u larguar nga Perėndia yt; ke dashur pagesėn e prostitutės nė tė gjithė lėmenjtė e grurit.

HOS 9:2 Lėmi dhe trokulli nuk do t`i ushqejnė dhe mushti do t`i lėrė tė zhgėnjyer.

HOS 9:3 Ata nuk do tė banojnė nė vendin e Zotit, por Efraimi do tė kthehet nė Egjipt dhe nė Asiri do tė hanė ushqime tė papastra.

HOS 9:4 Nuk do t`i bėjnė mė libacione vere Zotit dhe flijimet e tyre nuk do tė pėlqehen prej tij. Do tė jenė pėr ta si njė ushqim zie; kushdo qė do ta hajė do tė ndotet, sepse buka e tyre do tė vlejė pėr t`i mbajtur nė jetė, nuk do tė hyjė nė shtėpinė e Zotit.

HOS 9:5 Ēfarė do tė bėni nė ditėt solemne dhe nė ditėt e kremtimit tė Zotit?

HOS 9:6 Sepse ja, ndonėse i kanė shpėtuar shkatėrrimit, Egjipti do t`i mbledhė bashkė, Mofi do t`i varrosė; gjėrat e tyre tė ēmuara prej argjendi do t`i pushtojnė hithrat, dhe nė ēadrat e tyre do tė rriten ferrat.

HOS 9:7 Kanė ardhur ditėt e ndėshkimit, kanė ardhur ditėt e shpagimit; Izraeli do ta mėsojė. Profeti ėshtė njė i pamend, njeriu i frymės flet pėrēart, pėr shkak tė madhėsisė sė paudhėsisė sate dhe tė madhėsisė sė armiqėsisė sate.

HOS 9:8 Roja e Efraimit ėshtė me Perėndinė tim, por profeti yt ėshtė njė lak i gjuetarit tė zogjve nė tė gjitha rrugėt e tij; ka armiqėsi nė shtėpinė e Perėndisė sė tij.

HOS 9:9 Ata u korruptuan thellė si nė ditėt e Gibeahut; por ai do ta mbajė mend paudhėsinė e tyre, do tė ndėshkojė mėkatet e tyre.

HOS 9:10 "Unė gjeta Izraelin si rrushi nė shkretėtirė, pashė etėrit tuaj si fiqtė e parė mbi njė fik tė ri. Por, mbasi arritėn nė Baal-peor, u dhanė pas poshtėrsisė dhe u bėnė tė neveritshėm si ajo qė ata donin.

HOS 9:11 Lavdia e Efraimit do tė fluturojė si zog; nuk do tė ketė mė lindje, as barrė, as mbarsje.

HOS 9:12 Edhe sikur tė rritin bijtė e tyre, unė do t`i lė pa ata, deri sa tė mos mbetet mė asnjė njeri; po, mjerė ata kur tė largohem prej tyre!

HOS 9:13 Efraimi, duke shikuar nga Tiro, ėshtė vendosur nė njė vend tė kėndshėm; por Efraimi duhet t`ia ēojė bijtė e tij atij qė do t`i vrasė".

HOS 9:14 Jepu atyre, o Zot... Ēfarė do t`u japėsh atyre? Jepu atyre njė bark qė dėshton dhe gji tė shterura.

HOS 9:15 Gjithė ligėsia e tyre ėshtė nė Gilgal; atje fillova t`i urrej. Pėr shkak tė ligėsisė sė veprimeve tė tyre do t`i dėboj nga shtėpia ime, nuk do t`i dua mė; tėrė krerėt e tyre janė rebelė.

HOS 9:16 Efraimi ėshtė goditur, rrėnja e tij ėshtė tharė; ata nuk do tė japin mė fryt. Po, edhe sikur tė kenė fėmijė, unė do tė bėj qė frytet e dashur tė vdesin qė nė bark.

HOS 9:17 Perėndia im do t`i hedhė poshtė, sepse nuk e kanė dėgjuar. Dhe ata do tė shkojnė duke u endur midis kombeve.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase