Main Index: Albanian Bible

 

Hosea 7

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14]

HOS 7:1 "Kur dėshiroja tė shėroja Izraelin, atėherė u zbulua paudhėsia e Efraimit dhe ligėsia e Samarisė, sepse veprojnė me falsitet: vjedhėsi hyn, njė bandė vjedhėsish bėn sulme jashtė.

HOS 7:2 Atyre nuk u shkon nė mend qė unė nuk e harroj gjithė ligėsinė e tyre. Tani veprimet e tyre i rrethojnė nga ēdo anė; ato qėndrojnė para fytyrės sime.

HOS 7:3 Me ligėsitė e tyre gėzojnė mbretin dhe me gėnjeshtrat e tyre krerėt e tyre.

HOS 7:4 Janė tė gjithė shkelės tė kurorės, si njė furrė e ngrohur nga furrtari, qė nuk e nxit mė zjarrin mbasi ka brumosur miellin deri sa tė vijė brumi.

HOS 7:5 Nė ditėn e mbretit tonė, krerėt e kanė bėrė tė sėmuret afshin e verės; mbreti u ka shtrirė dorėn tallėsve.

HOS 7:6 Ndėrsa rrinė nė pritė, ata e pėrgatitin zemrėn e tyre si njė furrė; furrtari i tyre fle tėrė natėn, dhe nė mėngjes furra e tyre tė djeg me njė zjarr flakėrues.

HOS 7:7 Tė gjithė janė tė zjarrtė si njė furrė dhe i hanė gjykatėsit e tyre; gjithė mbretėrit e tyre kanė rėnė, por asnjė prej tyre nuk mė kėrkon.

HOS 7:8 Efraimi pėrzihet me popujt, Efraimi ėshtė njė kulaē i pakthyer.

HOS 7:9 Tė huajt gllabėrojnė forcėn e tij, por ai nuk e vė re; po flokėt e kokės kanė ngjyrė tė pėrhime, por ai nuk i vė re.

HOS 7:10 Kryelartėsia e Izraelit dėshmon kundėr tij, sepse ata nuk kthehen tek Zoti, Perėndia i tyre, nuk e kėrkojnė megjithėatė.

HOS 7:11 Efraimi ėshtė njė pėllumbeshė budallaēkė, pa mend; ata thėrresin Egjiptin, shkojnė nė Asiri.

HOS 7:12 Ndėrsa shkojnė, do tė shtrij mbi ta rrjetėn time dhe do t`i bėj qė tė rrėzohen si zogjtė e qiellit; do t`i ndėshkoj, siē u paralajmėrua nė asamblenė e tyre.

HOS 7:13 Mjerė ata, sepse janė larguar prej meje! Shkatėrrim pėr ta, sepse janė rebeluar kundėr meje! Unė do tė doja t`i shpengoja, por ata thonė gėnjeshtra kundėr meje.

HOS 7:14 Ata nuk mė thėrresin me zemrėn e tyre, por ankohen nė shtratin e tyre. Mblidhen bashkė pėr grurin dhe verėn dhe rebelohen kundėr meje.

HOS 7:15 Megjithėse i kam dėnuar dhe kam pėrforcuar krahėt e tyre, ata thurin tė keqen kundėr meje.

HOS 7:16 Ata kthehen, por jo te Shumė i Larti; janė si njė hark qė gabon; krerėt e tyre do tė bien nga shpata pėr shkak tė tėrbimit tė gjuhės sė tyre; kjo do t`i bėjė qesharakė nė vendin e Egjiptit".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase