Main Index: Albanian Bible

 

Hosea 5

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14]

HOS 5:1 "Dėgjoni kėtė, o priftėrinj, kushtojini kujdes ju tė shtėpisė sė Izraelit, vini veshin, o shtėpi e mbretit; sepse ky gjykim ėshtė kundėr jush. Nė fakt ju keni qenė njė lak nė Mitspah dhe njė rrjetė e shtrirė mbi Tabor.

HOS 5:2 Ata qė devijojnė kanė rėnė thellė nė masakėr, por unė do t`i dėnoj tė gjithė.

HOS 5:3 Unė e njoh Efraimin, dhe pėr mua Izraeli nuk ėshtė aspak i panjohur; tani, o Efraim, ti je kurvėruar; Izraeli ėshtė ndotur.

HOS 5:4 Veprimet e tyre nuk u lejojnė atyre tė kthehen te Perėndia i tyre, sepse fryma e kurvėrimit ėshtė nė mes tė tyre dhe nuk njohin Zotin.

HOS 5:5 Por kryelartėsia e Izraelit dėshmon kundėr tij; prandaj Izraeli dhe Efraimi do tė bien pėr shkak tė paudhėsisė sė tyre, dhe bashkė me ta do tė bjerė edhe Juda.

HOS 5:6 Me kopetė e tyre dhe me tufat e tyre do tė shkojnė nė kėrkim tė Zotit, por nuk do ta gjejnė; ai ėshtė tėrhequr prej tyre.

HOS 5:7 Kanė vepruar me mashtrim kundėr Zotit, sepse kanė bėrė fėmijė me shkelje tė kurorės; tani njė muaj i vetėm do t`i hajė ata dhe vendin e tyre.

HOS 5:8 I bini bririt nė Gibeah, i bini borisė nė Ramah, jepni alarmin nė Beth-aven; armikun e ke prapa krahėve tė tua, o Beniamin.

HOS 5:9 Efraimi do tė shkretohet ditėn e ndėshkimit; midis fiseve tė Izraelit unė tė bėj tė ditur njė gjė tė sigurt.

HOS 5:10 Krerėt e Judės janė si ata qė zhvendosin kufijtė; unė do ta derdh zemėrimin tim mbi ta si uji.

HOS 5:11 Efraimi ėshtė njė shtypės dhe njė shkelės i drejtėsisė, sepse ka ndjekur me vendosmėri urdhrat njerėzore.

HOS 5:12 Prandaj unė do tė jem pėr Efraimin si njė tenjė dhe pėr shtėpinė e Judės si njė karies.

HOS 5:13 Kur Efraimi pa sėmundjen e tij dhe Juda plagėn e tij, Efraimi shkoi nė Asiri dhe i dėrgoi lajmėtarė mbretit Jareb; megjithatė ai nuk mund t`ju shėrojė as t`ju mjekojė plagėn.

HOS 5:14 Sepse unė do tė jem pėr Efraimin si njė luan dhe pėr shtėpinė e Judės si njė luan i vogėl; unė, unė vetė do ta shqyej dhe do tė largohem; do tė marr me vete prenė dhe askush nuk do tė ma heqė.

HOS 5:15 Do tė kthehem nė vendin tim deri sa tė njohin qė janė fajtorė dhe do tė kėrkojnė me siguri fytyrėn time; nė mjerimin e tyre do tė mė kėrkojnė me zell".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase