Main Index: Albanian Bible

 

1 Chronicles 29

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29]

1CHRON 29:1 Pastaj mbreti David i tha tėrė asamblesė: "Salomoni, biri im, i vetmi qė Perėndia ka zgjedhur, ėshtė akoma i ri dhe i pa pėrvojė, ndėrsa vepra ėshtė e madhe, sepse ky pallat nuk i ėshtė caktuar njė njeriu, por Zotit Perėndi.

1CHRON 29:2 Me tė gjitha mundėsitė e mia kam pėrgatitur pėr shtėpinė e Perėndisė tim ar pėr sendet prej ari, argjend pėr sendet prej argjendi, bronz pėr sendet prej bronzi, hekur pėr sendet prej hekuri, dru pėr sendet prej druri, gurė oniski dhe gurė pėr t`u ngallmuar, gurė brilanti dhe me ngjyra tė ndryshme, lloj lloj gurėsh tė ēmuar dhe mermer nė njė sasi tė madhe.

1CHRON 29:3 Pėrveē kėsaj, duke qenė se e kam vendosur dashurinė time mbi shtėpinė e Perėndisė tim, pėrveē asaj qė kam pėrgatitur pėr shtėpinė e shenjtėrores, i dhuroj shtėpisė sė Perėndisė tim thesarin tim personal prej ari dhe argjendi:

1CHRON 29:4 tre mijė talenta ari, nga ari i Ofirit, dhe shtatė mijė talenta argjendi tė kulluar pėr tė veshur muret e shenjtėrores,

1CHRON 29:5 ari pėr sendet prej ari, argjendi pėr sendet prej argjendi dhe pėr tė gjitha punimet qė duhet tė kryhen nga zejtarė tė shkathėt. Kush ėshtė sot i gatshėm ta mbushė dorėn e tij pėr t`ia kushtuar Zotit?".

1CHRON 29:6 Atėherė tė parėt e shtėpive atėrore, krerėt e fiseve tė Izraelit, komandantėt e mijėshėve dhe tė qindėshėve, administratorėt e punėve tė mbretit bėnė oferta vullnetare,

1CHRON 29:7 dhe dhanė pėr punimin e shtėpisė sė Perėndisė pesė mijė talenta ari, dhjetė mijė darika ari, dhjetė mijė talenta argjendi, tetėmbėdhjetė talenta prej bronzi dhe njėzqind mijė talenta prej hekuri.

1CHRON 29:8 Kushdo qė zotėronte gurė tė ēmuar, i dorėzoi nė duart e Jehielit, Gershonitit, me qėllim qė tė hynin nė thesarin e shtėpisė tė Zotit.

1CHRON 29:9 Populli u gėzua nga ofertat e tyre vullnetare, sepse i kishin bėrė kėto oferta Zotit me gjithė zemėr; edhe mbreti David u gėzua shumė.

1CHRON 29:10 Kėshtu Davidi bekoi Zotin pėrpara tėrė asamblesė dhe tha: "I bekuar je ti, o Zot, Perėndi i Izraelit, ati ynė, pėr gjithė amshimin.

1CHRON 29:11 Jotja, o Zot, ėshtė madhėshtia, fuqia, lavdia, shkėlqimi, madhėria, sepse gjithshka qė ėshtė nė qiell dhe mbi tokė ėshtė jotja. E jotja o Zot ėshtė mbretėria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithshka.

1CHRON 29:12 Nga ti vijnė pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithēka; nė dorėn tėnde janė forca dhe fuqia, dhe ti ke fuqinė pėr tė bėrė tė madh dhe pėr t`u dhėnė forcė tė gjithėve.

1CHRON 29:13 Prandaj ne, o Perėndia ynė, tė falenderojmė dhe kremtojmė emrin tėnd tė lavdishėm.

1CHRON 29:14 Po kush jam unė dhe kush ėshtė populli im qė jemi nė gjendje tė tė ofrojmė gjithēka nė mėnyrė spontane? Nė tė vėrtetė tė gjitha gjėrat vijnė nga ti, dhe ne tė kemi kthyer thjesht atė qė kemi marrė nga dora jote.

1CHRON 29:15 Sepse ne jemi tė huaj dhe shtegtarė pėrpara teje ashtu si qenė etėrit tanė. Ditėt tona mbi tokė janė si njė hije dhe nuk ka shpresė.

1CHRON 29:16 O Zot, Perėndia ynė, tėrė ky bollėk gjėrash qė kemi pėrgatitur pėr tė tė ndėrtuar njė tempull ty, nė emrin tėnd tė shenjtė, vjen nga dora jote, ėshtė e tėra jotja.

1CHRON 29:17 Unė e di, o Perėndia im, qė ti provon zemrėn dhe gėzohesh kur sheh sjelljen e drejtė. Prandaj nė drejtėsinė e zemrės sime tė kam ofruar nė mėnyrė spontane tėrė kėto gjėra; dhe tani shoh me gėzim qė populli yt, qė ėshtė kėtu i pranishėm, bėn ofertat e tij nė mėnyrė spontane.

1CHRON 29:18 O Zot, Perėndi i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, i etėrve tanė, ruaj gjithnjė kėto prirje dhe mendime nė zemrėn e popullit tėnd dhe drejto zemrat e tyre nga ti;

1CHRON 29:19 dhe jepi Salomonit, birit tim, njė zemėr tė ndershme, qė ai tė respektojė urdhėrimet, porositė dhe statutet e tua, qė tė bėjė tėrė kėto gjėra dhe tė ndėrtojė tempullin pėr tė cilin kam bėrė pėrgatitjet".

1CHRON 29:20 Pastaj Davidi i tha tėrė asamblesė: "Tani bekoni Zotin, Perėndinė tuaj". Atėherė tėrė asambleja bekoi Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre; u pėrkulėn dhe ranė pėrmbys pėrpara Zotit dhe mbretit.

1CHRON 29:21 Tė nesėrmen bėnė flijime pėr Zotin dhe i ofruan olokauste: njė mijė dema tė vegjėl, njė mijė desh, njė mijė qengja me libacionet pėrkatėse dhe flijime tė shumta pėr tėrė Izraelin.

1CHRON 29:22 Atė ditė hėngrėn dhe pinė me gėzim tė madh para Zotit; dhe pėr herė tė dytė e shpallėn mbret Salomonin, birin e Davidit dhe e vajosėn pėrpara Zotit qė tė ishte princ, dhe Tsadokun qė tė ishte prift.

1CHRON 29:23 Pastaj Salomoni u ul nė fronin e Zotit si mbret nė vend tė Davidit, atit tė tij; ai pati mbarėsi dhe tėrė Izraeli iu bind.

1CHRON 29:24 Gjithė krerėt, trimat dhe tėrė bijtė e mbretit David iu nėnshtruan mbretit Salomon.

1CHRON 29:25 Kėshtu Zoti e bėri shumė tė madh Salomonin pėrpara tėrė Izraelit dhe i dha njė madhėshti mbretėrore qė asnjė mbret para tij nė Izrael nuk e kishte pasur kurrė.

1CHRON 29:26 Davidi, bir i Isait, mbretėronte mbi tėrė Izraelin.

1CHRON 29:27 Ai mbretėroi dyzet vjet mbi Izraelin: shtatė vjet nė Hebron dhe tridhjet e tre vjet nė Jeuzalem.

1CHRON 29:28 Vdiq shumė plak, i ngopur me ditė, me pasuri dhe lavdi. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Salomoni.

1CHRON 29:29 Trimėritė e mbretit David, si tė parat ashtu dhe tė fundit, janė shkruar nė librin e shikuesit Samuel, nė librin e profetit Nathan dhe nė librin e shikuesit Gad,

1CHRON 29:30 me tė gjitha ato gjėra qė kanė tė bėjnė me mbretėrinė e tij, me fuqinė e tij dhe me tė gjitha ngjarjet qė i ndodhėn atij, Izraelit dhe tėrė mbretėrive tė vendeve tė tjera.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase