Main Index: Albanian Bible

 

1 Chronicles 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29]

1CHRON 10:1 Filistejtė luftuan kundėr Izraelit dhe Izraelitėt ikėn me vrap para Filistejve dhe ranė tė vrarė nė malin Gilboa.

1CHRON 10:2 Filistejtė ndoqėn nga afėr Saulin dhe bijtė e tij dhe vranė Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuan, bij tė Saulit.

1CHRON 10:3 Beteja u bė e ashpėr kundėr Saulit, harkėtarėt e goditėn dhe ai u plagos rėndė.

1CHRON 10:4 Atėherė Sauli i tha shqyrtarit tė tij: "Nxirr shpatėn tėnde dhe mė shpo me atė, qė kėta tė parrethprerė tė mos vijnė e tė tallen me mua". Por shqyrtari i tij nuk deshi ta bėnte, sepse ishte trembur shumė. Atėherė Sauli mori shpatėn dhe u hodh mbi tė.

1CHRON 10:5 Kur shqyrtari e tij pa qė Sauli kishte vdekur, edhe ai u hodh mbi shpatėn e tij dhe vdiq.

1CHRON 10:6 Kėshtu vdiq Sauli me tre bijtė e tij; tėrė shtėpia e tij u shua tok.

1CHRON 10:7 Kur tė gjithė Izraelitėt qė banonin nė kėtė luginė panė qė tė tyret kishin ikur dhe qė Sauli dhe bijtė e tij kishin vdekur, ata braktisėn qytetet e tyre dhe ikėn me vrap. Atėherė erdhėn Filistejtė dhe u vendosėn nė vendin e tyre.

1CHRON 10:8 Tė nesėrmen Filistejtė erdhėn pėr tė zhveshur tė vrarėt dhe gjetėn Saulin dhe bijtė e tij tė rėnė mbi malin Gilboa.

1CHRON 10:9 E zhveshėn Saulin, i morėn kokėn dhe armaturėn dhe ēuan lajmėtarė nė tė gjithė vendin e Filistejve pėr tė njoftuar lajmin nė tempullin e idhujve tė tyre dhe gjithė popullit.

1CHRON 10:10 E vendosėn pastaj armaturėn e tij nė tempullin e perėndive tė tyre dhe gozhduan kokėn e tij nė tempullin e Dagonit.

1CHRON 10:11 Kur tėrė banorėt e Jabeshit tė Galaadit mėsuan tėrė atė qė Filistejtė i kishin bėrė Saulit,

1CHRON 10:12 tėrė njerėzit trima u ngritėn mė kėmbė, morėn kufomėn e Saulit dhe kufomat e bijve tė tij dhe i ēuan nė Jabesh; pastaj i varrosėn kockat e tyre nėn brukėn e Jabeshit dhe agjeruan shtatė ditė.

1CHRON 10:13 Kėshtu Sauli vdiq pėr shkak, tė mosbensikėrisė sė tij ndaj Zotit, sepse nuk kishte respektuar fjalėn e Zotit dhe njėkohėsisht kishte konsultuar njė medium pėr tė marrė kėshilla prej saj,

1CHRON 10:14 dhe nuk ishte kėshilluar pėrkundrazi me Zotin. Prandaj Zoti e bėri tė vdesė dhe ia kaloi mbretėrinė Davidit, birit tė Isait.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase