Main Index: Albanian Bible

 

1 Chronicles 16

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29]

1CHRON 16:1 Kėshtu e prunė arkėn e Perėndisė dhe e vendosėn nė mes tė tabernakullit qė Davidi kishte ngritur pėr tė; pastaj ofruan olokauste dhe flijime falenderimi pėrpara Perėndisė.

1CHRON 16:2 Kur Davidi mbaroi sė ofruari olokaustet dhe flijimet e falenderimit, ai bekoi popullin nė emėr tė Zotit;

1CHRON 16:3 pastaj u ndau tėrė Izraelitėve, burra dhe gra, secilit prej tyre njė bukė, njė racion mish dhe njė sasi rrushi tė thatė.

1CHRON 16:4 Pastaj vendosi pėrpara arkės tė Zotit disa Levitė pėr tė kryer shėrbimin pėr tė kujtuar, pėr tė falenderuar dhe pėr tė lėvduar Zotin, Perėndinė e Izraelit;

1CHRON 16:5 Asafi, i pari, Zakaria i dyti mbas tij, pastaj Jeieli, Shemiramothi, Jehieli, Matithiahu, Eliabi, Benajahu, Obed-Edomi dhe Jejeli. Ata u binin harpave dhe qesteve, ndėrsa Asafi u binte cembaleve.

1CHRON 16:6 Priftėrinjtė Benajah dhe Jahaziel pėrkundrazi i binin trombės vazhdimisht pėrpara arkės sė besėlidhjes sė Perėndisė.

1CHRON 16:7 Atė ditė Davidi u besoi pėr herė tė parė Asafit dhe vėllezėrve tė tij detyrėn qė tė kėndonin lėvdata Zotit.

1CHRON 16:8 Kremtoni Zotin, kujtoni emrin e tij; bėjini tė njohura veprat e tij midis popujve.

1CHRON 16:9 Kėndojini atij, lėvdoheni, mendoni tė gjitha mrekullitė e tij.

1CHRON 16:10 Lėvdohuni me emrin e tij tė shenjtė; u gėzofshin zemrat e tė gjithė atyre qė kėrkojnė Zotin!

1CHRON 16:11 Kėrkoni Zotin dhe forcėn e tij, kėrkoni vazhdimisht fytyrėn e tij!

1CHRON 16:12 Kujtoni mrekullitė qė ka bėrė, ēuditė e tij dhe gjykimet qė kanė dalė nga goja e tij,

1CHRON 16:13 ju, o stermpa tė Izraelit, shėrbėtorit tė tij, o bij tė Jakobit, tė zgjedhurit e tij!

1CHRON 16:14 Ai ėshtė Zoti, Perėndia ynė; gjykimet e tij i gjejmė mbi tė gjithė tokėn.

1CHRON 16:15 Mos harroni kurrė besėlidhjen e tij, fjalėn e tij tė urdhėruar pėr njė mijė breza,

1CHRON 16:16 besėlidhjen e lidhur me Abrahamin, betimin qė i ka bėrė Isakut,

1CHRON 16:17 qė ia konfirmoi Jakobit si njė statut dhe Izraelit si njė besėlidhje tė pėrjetshme,

1CHRON 16:18 duke thėnė: "Unė do t`ju jap vendin e Kanaanit si pjesė e trashėgimisė suaj".

1CHRON 16:19 kur nuk ishin veēse njė numėr i vogėl, fare i pakėt dhe tė huaj nė vend.

1CHRON 16:20 Kur shkonin nga njė komb nė njė tjetėr, nga njė mbretėri nė njė popull tjetėr,

1CHRON 16:21 ai nuk lejoi qė ndokush t`i shtypte; pėrkundrazi dėnoi disa mbretėr pėr dashurinė qė ushqente pėr ta,

1CHRON 16:22 duke thėnė: "Mos prekni tė vajosurit e mi dhe mos u bėni asnjė tė keqe profetėve tė mi".

1CHRON 16:23 Kėndojini Zotit, o banorė tė tė gjithė tokės, lajmėroni ēdo ditė shpėtimin e tij!

1CHRON 16:24 Shpallni lavdinė e tij midis kombeve dhe mrekullitė e tij midis tėrė popujve!

1CHRON 16:25 Sepse Zoti ėshtė i madh dhe i denjė tė lėvdohet nė kulm; ai ėshtė me friksuėsi nga tėrė perėnditė.

1CHRON 16:26 Sepse tėrė perėnditė e kombeve janė idhuj, kurse Zoti ka krijuar qiejtė.

1CHRON 16:27 Shkėlqimi dhe madhėria janė para tij, forca dhe gėzimi ndodhen nė banesėn e tij.

1CHRON 16:28 Jepini Zotit, o familje tė popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcė.

1CHRON 16:29 Jepini Zotit zulmin qė i takon emrit tė tij, ēojini oferta dhe ejani para tij. Bini pėrmbys para Zotit nė shkėlqimin e shenjtėrisė sė tij;

1CHRON 16:30 dridhuni para tij, o banorė tė tė gjithė tokės! Po, bota ėshtė e qėndrueshme dhe nuk do tė tundet.

1CHRON 16:31 Le tė gėzohen qiejtė dhe toka, dhe le tė thonė kombet: "Zoti mbretėron".

1CHRON 16:32 Le tė gjėmojė deti dhe tėrė ato qė janė nė tė;

1CHRON 16:33 atėherė tėrė drurėt e pyllit do tė lėshojnė britma gėzimi pėrpara Zotit, sepse ai vjen tė gjykojė tokėn.

1CHRON 16:34 Kremtoni Zotin, sepse ai ėshtė i mirė, sepse mirėsia e tij vazhdon pėrjetė.

1CHRON 16:35 Thoni: "Shpėtona, o Perėndi i shpėtimit tonė! Na mblidh dhe na ēliro nga kombet, me qėllim qė tė kremtojmė emrin tėnd tė shenjtė dhe tė mburremi se tė kemi lėvduar".

1CHRON 16:36 I bekuar qoftė Zoti, Perėndia i Izraelit, nga amshimi nė amshim! Dhe tėrė populli tha: "Amen", dhe lėvdoi Zotin.

1CHRON 16:37 Kėshtu Davidi la Asafin dhe vėllezėrit e tij atje pėrpara arkės sė besėlidhjes tė Zotit, me qėllim qė tė shėrbenin vazhdimisht pėrpara arkės, sipas nevojave tė ēdo dite,

1CHRON 16:38 la edhe Obed-Edomin dhe tė gjashtėdhjetė e tetė vėllezėrit e tij (Obed-Edomi, bir i Jeduthunit dhe Hosahu si derėtarė),

1CHRON 16:39 dhe priftin Tsadok dhe priftėrinjtė vėllezėr tė tij pėrpara tabernakullit tė Zotit, nė vendin e lartė qė ishte nė Gabaon,

1CHRON 16:40 me qėllim qė ata t`i ofronin Zotit olokauste mbi altarin e olokausteve, vazhdimisht nė mėngjes e nė mbrėmje, sipas tėrė atyre qė janė shkruar nė ligjin e Zotit, qė ai ia kishte imponuar Izraelit.

1CHRON 16:41 Dhe me ta ishin Hemani, Jeduthuni dhe tė tjerėt qė ishin zgjedhur dhe caktuar me emėr pėr tė lėvduar Zotin, sepse mirėsia e tij ėshtė e pėrjetshme.

1CHRON 16:42 Me ta ishin gjithashtu Hemani dhe Jeduthuni me bori dhe cembale, pėr ata qė do t`u binin veglave, dhe me vegla muzikore pėr tė shoqėruar kėngėt e Perėndisė. Bijtė e Jeduthunit duhet tė rrinin te porta.

1CHRON 16:43 Mė nė fund tėrė populli u kthye, secili nė shtėpinė e vet, dhe Davidi u kthye pėr tė bekuar shtėpinė e vet.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase