Main Index: Albanian Bible

 

1 Chronicles 13

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29]

1CHRON 13:1 Davidi u kėshillua me komandantėt e mijėshėve e dhe tė qindėshėve dhe me tė gjithė princat.

1CHRON 13:2 Pastaj Davidi i tha tėrė asamblesė sė Izraelit: "Nė qoftė se kjo ju duket e mirė dhe nė se na vjen nga Zoti, Perėndia ynė, t`u ēojmė fjalė vėllezėrve tanė qė kanė mbetur nė tė gjitha krahinat e Izraelit, dhe me ta edhe priftėrinjve dhe Levitėve nė qytetet e tyre dhe tokat pėr kullotė tė mblidhen pranė nesh,

1CHRON 13:3 dhe ta sjellim pėrsėri arkėn e Perėndisė tonė te ne, sepse nuk e kemi kėrkuar nė kohėn e Saulit".

1CHRON 13:4 Tėrė asambleja pranoi tė vepronte kėshtu, sepse kjo gjė dukej e drejtė nė sytė e tėrė popullit.

1CHRON 13:5 Atėherė mblodhi tėrė Izraelin nga Shihori i Egjiptit, deri nė hyrje tė Hamathit, pėr ta sjellė pėrsėri arkėn e Perėndisė nga Kiriath-Jearimi.

1CHRON 13:6 Pastaj Davidi me tėrė Izraelin u nis nė drejtim tė Baalahut, domethėnė nė drejtim tė Kirjath-Jearimit qė ishte pronė e Judės, pėr tė mbartur qė andej arkėn e Perėndisė, tė Zotit, qė rri mbi kerubinėt, ku pėrmėndet emri i tij.

1CHRON 13:7 Nga shtėpia e Abinadabit e transportuan arkėn e Perėndisė mbi njė qerre tė re. Uza dhe Ahio e ngisnin qerren.

1CHRON 13:8 Davidi dhe tėrė Izraeli e kremtonin kėtė ngjarje pėrpara Perėndisė me tėrė forcat e tyre, me kėngė dhe qeste, me harpe, dajre, cembale dhe bori.

1CHRON 13:9 Kur arritėn nė lėmin e Kidonit, Uza shtriu dorėn pėr tė mbajtur arkėn, sepse qetė ishin penguar.

1CHRON 13:10 Atėherė zemėrimi i Zotit shpėrtheu kundėr Uzės dhe e goditi, sepse kishte shtrirė dorėn e tij mbi arkė; ai vdiq atje pėrpara Perėndisė.

1CHRON 13:11 Davidi u hidhėrua shumė sepse Zoti kishte hapur njė tė ēarė nė popull duke goditur Uzėn. Prandaj ky vend quhet edhe sot e Ēara e Uzės.

1CHRON 13:12 Atė ditė Davidi pati frikė nga Perėndia dhe tha: "Si mund ta transportoj arkėn e Perėndisė nė shtėpinė time?".

1CHRON 13:13 Kėshtu Davidi nuk deshi ta kishte arkėn pranė vetes nė qytetin e Davidit, por e kaloi nė shtėpinė e Obed-Edomit nga Gathi.

1CHRON 13:14 Arka e Perėndisė mbeti tre muaj pranė familjes sė Obed-Edomit nė shtėpinė e saj; dhe Zoti bekoi shtėpinė e Obed-Edomit dhe gjithshka qė ishte pronė e tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase