Main Index: Albanian Bible

 

Joshua 24

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

JOSH 24:1 Pastaj Jozueu mblodhi tė gjitha fiset e Izraelit nė Sikem, dhe thirri pleqtė e Izraelit, krerėt, gjykatėsit dhe oficerėt e tij, qė u paraqitėn pėrpara Perėndisė.

JOSH 24:2 Dhe Jozueu i tha tėrė popullit: "Kėshtu flet Zoti, Perėndia i Izraelit: "Nė kohėrat e kaluara, etėrit tuaj, si Terahu, ati i Abrahamit dhe i Nahorit, banonin matanė lumit dhe u shėrbenin perėndive tė tjera.

JOSH 24:3 Unė mora atin tuaj Abrahamin nga ana tjetėr e lumit, e bėra tė kalojė nėpėr gjithė vendin e Kanaanit, shumėzova pasardhėsit e tij dhe i dhashė Isakun.

JOSH 24:4 Isakut i dhashė Jakobin dhe Esaun; Esaut i dhashė si trashėgimi malin e Seirit; por Jakobi dhe bijtė e tij zbritėn nė Egjipt.

JOSH 24:5 Pastaj dėrgova Moisiun dhe Aaronin dhe godita Egjiptin me atė qė bėra nė mes tė tij; pastaj ju nxora jashtė.

JOSH 24:6 Kėshtu nxora nga Egjipti etėrit tuaj, dhe ju arritėt nė det. Egjiptasit i ndoqėn etėrit tuaj me qerre dhe me kalorės deri nė Detin e Kuq.

JOSH 24:7 Por ata i klithėn Zotit, dhe ai vendosi njė errėsirė tė dendur midis jush dhe Egjiptasve; pastaj hodha mbi ta detin, qė i mbuloi; dhe sytė tuaj panė atė qė u bėra Egjiptasve. Pastaj qėndruat pėr njė kohė tė gjatė nė shkretėtirė.

JOSH 24:8 Unė ju ēova nė vendin e Amorejve, qė banonin matanė Jordanit; ata luftuan kundėr jush dhe unė jua dhashė nė dorė; ju pushtuat vendin e tyre dhe unė i shpartallova para jush.

JOSH 24:9 Pastaj Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, u ngrit pėr tė luftuar Izraelin; dhe dėrgoi tė thėrrasė Balaamin, djalin e Beorit, qė t`ju mallkonte;

JOSH 24:10 por unė nuk desha tė dėgjoj Balaamin; prandaj ai ju bekoi me tė madhe, dhe ju ēlirova nga duart e Balakut.

JOSH 24:11 Kaluat pastaj Jordanin dhe arritėt nė Jeriko; banorėt e Jerikos luftuan kundėr jush; kėshtu bėnė Amorejtė, Perezejtė, Kananejtė, Hitejtė, Girgasejtė, Hivejtė dhe Jebusejtė; por unė jua dorėzova nė dorė.

JOSH 24:12 Dhe ēova para jush grerėzat, qė i bėnė tė ikin para jush, ashtu si kishte ndodhur me dy mbretėrit e Amorejve; por kjo nuk ishte meritė e shpatės ose e harkut tėnd.

JOSH 24:13 Dhe ju dhashė njė tokė pėr tė cilėn nuk kishit punuar dhe qytete qė nuk i kishit ndėrtuar, dhe ju banuat nė to; dhe tani hani frytin e vreshtave dhe tė ullishteve qė nuk keni mbjellė".

JOSH 24:14 Prandaj tani t`ia kini frikėn Zotit dhe shėrbejeni me ndershmėri dhe besnikėri; hiqni perėnditė tė cilėve u shėrbyen etėrit tuaj matanė lumit dhe nė Egjipt, dhe vihuni nė shėrbim tė Zotit.

JOSH 24:15 Dhe nė rast se ju duket njė gjė e keqe t`i shėrbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni t`i shėrbeni, o perėnditė tė cilėve u shėrbyen etėrit tuaj matanė lumit, o perėnditė e Amorejve, nė vendin e tė cilėve

JOSH 24:16 Atėherė populli u pėrgjigj dhe tha: "Larg qoftė qė ne tė braktisim Zotin pėr t`u shėrbyer perėndive tė tjera!

JOSH 24:17 Sepse Zoti, Perėndia ynė, ėshtė ai qė na nxori ne dhe etėrit tanė nga vendi i Egjiptit, nga shtėpia e skllavėrisė, qė ka bėrė mrekullira tė mėdha para syve tanė dhe qė na ka mbrojtur gjatė gjithė rrugės qė bėmė dhe midis gjithė popujve nė mes tė tė cilėve kemi kaluar;

JOSH 24:18 dhe Zoti ka dėbuar para nesh tėrė popujt dhe Amorejtė qė banonin nė kėtė vend; prandaj ne do t`i shėrbejmė Zotit, sepse ai ėshtė Perėndia ynė".

JOSH 24:19 Por Jozueu i tha popullit: "Ju nuk mund t`i shėrbeni Zotit, sepse ai ėshtė njė Perėndi i shenjtė, njė Perėndi ziliqar; ai nuk do t`i falė shkeljet dhe mėkatet tuaja.

JOSH 24:20 Kur ta braktisni Zotin dhe t`u shėrbeni perėndive tė huaja, ai do tė kthehet pėr t`ju bėrė keq dhe pėr t`ju konsumuar pas aq tė mirave qė ju ka bėrė".

JOSH 24:21 Dhe populli i tha Jozueut: "Jo, ne do t`i shėrbejmė Zotit".

JOSH 24:22 Atėherė Jozueu i tha popullit: "Ju jeni dėshmitarė kundėr vetvetes, pse keni zgjedhur pėr vete Zotin pėr t`i shėrbyer!". Ata iu pėrgjigjėn: "Jemi dėshmitarė!".

JOSH 24:23 Jozueu tha: "Hiqni, pra, perėnditė e huaja qė janė nė mes tuaj dhe pėruleni zemrėn tuaj Zotit, Perėndisė sė Izraelit!".

JOSH 24:24 Populli iu pėrgjigj Jozueut: "Ne do t`i shėrbejmė Zotit, Perėndisė tonė, dhe do t`i bindemi zėrit tė tij".

JOSH 24:25 Kėshtu Jozueu lidhi atė ditė njė besėlidhje me popullin, dhe i dha statutet dhe dekretet nė Sikem.

JOSH 24:26 Pastaj Jozueu shkroi kėto gjėra nė librin e ligjit tė Perėndisė; dhe mori njė gur tė madh dhe e vendosi aty, poshtė lisit, pranė shenjtėrores sė Zotit.

JOSH 24:27 Jozueu i tha pastaj tėrė popullit: "Ja, ky gur do tė jetė njė dėshmitar kundėr nesh, sepse ai i dėgjoi tėrė fjalėt qė na tha Zoti; ai, pra, do tė shėrbejė si dėshmitar kundėr jush, me qėllim qė tė mos e mohoni Perėndinė tuaj".

JOSH 24:28 Pastaj Jozueu e ktheu popullin nė vendin ku ishte mė parė, secili nė trashėgiminė e vet.

JOSH 24:29 Pas kėtyre gjėrave Jozueu, bir i Nunit dhe shėrbėtor i Zotit, vdiq nė moshėn njėqind e dhjetė vjeē,

JOSH 24:30 dhe e varrosėn nė territorin e pronės sė tij nė Timnath-Serah, qė ndodhet nė krahinėn malore tė Efraimit, nė veri tė malit Gaash.

JOSH 24:31 Izraeli i shėrbeu Zotit gjatė gjithė jetės sė Jozueut dhe gjatė gjithė jetės sė pleqve qė jetuan pas Jozueut dhe qė dinin tėrė veprat qė Zoti kishte bėrė pėr Izraelin.

JOSH 24:32 Eshtrat e Jozefit, qė bijtė e Izraelit kishin sjellė nga Egjipti, i varrosėn nė Sikem, nė pjesėn e arės qė Jakobi ua kishte blerė bijve tė Hamorit, atit tė Sikemit, pėr njėqind pjesė argjendi, dhe qė ishte pronė e bijve tė Jozefit.

JOSH 24:33 Pastaj vdiq edhe Eleazari, bir i Aaronit, dhe e varrosėn nė malin, qė ishte pronė e birit tė tij Finehas dhe qė ia kishin dhėnė nė krahinėn malore tė Efraimit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase