Main Index: Albanian Bible

 

Joshua 1

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

JOSH 1:1 Mbas vdekjes sė Moisiut, shėrbėtorit tė Zotit, ndodhi qė Zoti i foli Jozueut, djalit tė Nunit, qė i shėrbente Moisiut, dhe i tha:

JOSH 1:2 "Moisiu, shėrbėtori im, vdiq; prandaj ēohu, kalo Jordanin, ti dhe gjithė ky popull, dhe shko nė atė vend qė unė u jap atyre, bijve tė Izraelit.

JOSH 1:3 Unė ju kam dhėnė ēdo vend qė tabani i kėmbės suaj ka pėr tė shkelur, siē i thashė Moisiut.

JOSH 1:4 Territori yt do tė shtrihet nga shkretėtira dhe nga Libani deri nė lumin e madh, nė lumin e Eufratit, nga tėrė vendi i Hitejve deri nė Detin e Madh, nė perėndim.

JOSH 1:5 Askush nuk do tė mund tė tė kundėrshtojė gjatė tėrė ditėve tė jetės sate; ashtu siē kam qenė me Moisiun, kėshtu do tė jem me ty; nuk do tė tė lė, as nuk do tė tė braktis.

JOSH 1:6 Ji i fortė dhe trim, sepse ti do tė bėsh qė ky popull tė zotėrojė vendin qė u betova t`u jap etėrve tė tyre.

JOSH 1:7 Vetėm tregohu i fortė dhe shumė trim, duke u pėrpjekur tė veprosh simbas tėrė ligjit qė Moisiu, shėrbėtori im, tė ka urdhėruar; mos u shmang prej tij as djathtas, as majtas, qė tė kesh mbarėsi kudo qė tė shkosh.

JOSH 1:8 Ky libėr i ligjit mos u ndaftė kurrė nga goja jote, por mendohu pėr tė ditė e natė, duke kėrkuar tė veprosh simbas tė gjitha atyre qė janė shkruar, sepse atėherė do tė kesh sukses nė veprimet e tua, atėherė do tė pėrparosh.

JOSH 1:9 A nuk tė urdhėrova unė? Ji i fortė dhe trim; mos ki frikė dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perėndia yt, ėshtė me ty kudo qė tė shkosh".

JOSH 1:10 Atėherė Jozueu urdhėroi oficerėt e popullit, duke u thėnė:

JOSH 1:11 "Kaloni pėrmes kampit dhe jepini popullit kėtė urdhėr, duke i thėnė: Siguroni rezerva ushqimore, sepse brenda tri ditėve do tė kaloni Jordanin pėr tė vajtur tė pushtoni vendin qė Zoti, Perėndia juaj, ju jep si trashėgimi".

JOSH 1:12 Jozueu u foli gjithashtu Rubenitėve, Gaditėve dhe gjysmės sė fisit tė Manasit, duke u thėnė:

JOSH 1:13 "Mbani mend fjalėn qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ju urdhėroi kur ju tha: "Zoti, Perėndia juaj, ju ka dhėnė pushim dhe ju ka dhėnė kėtė vend.

JOSH 1:14 Gratė tuaja, tė vegjėlit tuaj, dhe bagėtia juaj do tė mbeten nė vendin qė Moisiu ju ka dhėnė nga kjo anė e Jordanit; por ju, tėrė luftėtarėt tuaj trima do tė kaloni tė armatosur para vėllezėrve tuaj dhe do t`i ndihmoni,

JOSH 1:15 derisa Zoti t`u ketė dhėnė pushim vėllezėrve tuaj ashtu si juve, dhe ta kenė shtėnė nė dorė vendin qė Zoti, Perėndia juaj, u jep atyre. Atėherė mund tė ktheheni pėr tė pushtuar vendin qė ju pėrket, dhe qė Moisiu, shėrbėtor i Zotit, ju ka dhėnė kėtej Jordanit nė drejtim tė Lindjes"".

JOSH 1:16 Atėherė ata iu pėrgjigjėn Jozueut, duke i thėnė: "Ne do tė bėjmė tė gjitha ato qė ti na urdhėron dhe do tė shkojmė kudo qė tė na ēosh.

JOSH 1:17 Ashtu siē i jemi bindur pėr ēdo gjė Moisiut, kėshtu do tė tė bindemi ty. Vetėm me ty qoftė Zoti, Perėndia yt, ashtu siē ka qenė me Moisiun!

JOSH 1:18 Kushdo qė ngre krye kundėr urdhrave tė tua, dhe nuk u bindet fjalėve tė tua, do tė vritet. Vetėm ji i fortė dhe trim!".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase