Main Index: Albanian Bible

 

Joshua 16

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

JOSH 16:1 Pjesa qė iu dha me short bijve tė Jozefit shtrihej nga Jordani pranė Jerikos, nė drejtim tė ujėrave tė Jerikos nė lindje, deri nė shkretėtirėn qė ngjitet nga Jeriko nė Bethel nėpėr krahinėn malore.

JOSH 16:2 Kufiri vijonte pastaj nga Betheli nė Luc dhe kalonte nė Ataroth nėpėr kufirin e Arkejve,

JOSH 16:3 dhe zbriste nė perėndim nė drejtim tė kufirit tė Jafletejve deri nė kufirin e Beth-Horonit tė poshtėm dhe deri nė Gezer, duke mbaruar nė det.

JOSH 16:4 Kėshtu bijtė e Jozefit, Manasi dhe Efraimi, patėn secili trashėgiminė e vet.

JOSH 16:5 Kėto qenė kufijtė e bijve tė Efraimit, simbas familjeve tė tyre. Kufiri i trashėgimisė sė tyre, nė lindje, ishte Atrothi deri nė Beth-Horonin e sipėrm;

JOSH 16:6 kufiri shtrihej deri nė det nė veri tė Mikmethathit, pastaj kthente nga lndja deri nė Tanaath-Shiloh dhe i kalonte pėrpara nė lindje tė Janoahut.

JOSH 16:7 Nga Janoahu zbriste pastaj nė Ataroth dhe Naarah dhe zgjatej deri nė Jeriko, pėr tė mbaruar nė Jordan.

JOSH 16:8 Nga Tapuah kufiri shtrihej nė perėndim deri nė pėrruan Kanah dhe mbaronte nė det. Kjo qe trashėgimia e fisit tė Efraimit, simbas familjeve tė tyre,

JOSH 16:9 bashkė me qytetet e rezervuara pėr bijtė e Efraimit nė mes tė trashėgimisė sė bijve tė Manasit, tė gjitha qytetet bashkė me fshatrat e tyre.

JOSH 16:10 Por ata nuk i dėbuan Kananejtė qė banonin nė Gezer; kėshtu Kananejtė kanė banuar nė mes tė Efraimit deri ditėn e sotme, por u bėnė skllevėr.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase