Main Index: Albanian Bible

 

Joshua 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

JOSH 10:1 Kur Adoni-Tsedek, mbret i Jeruzalemit, mėsoi qė Jozueu kishte pushtuar Ain dhe kishte vendosur shfarosjen e tij, dhe kishte bėrė nė Ai dhe kundėr mbretit tė tij po atė qė kishte bėrė nė Jeriko kundėr

JOSH 10:2 u frikėsua shumė, sepse Gabaoni ishte njė qytet i madh, si njė qytet mbretėror dhe ishte mė i madh se Ai; tėrė banorėt e tij ishin trima.

JOSH 10:3 Prandaj Adoni-Tsedek, mbret i Jeruzalemit, dėrgoi t`u thotė sa vijon Hohamit, mbretit tė Hebronit, Pramit, mbretit tė Jarmuthit, Jafias, mbretit tė Lakishit dhe Debirit, mbretit tė Eglonit:

JOSH 10:4 "Ngjituni tek unė dhe mė ndihmoni tė sulmoj Gabaonin, sepse ka bėrė paqe me Jozueun dhe me bijtė e Izraelit".

JOSH 10:5 Kėshtu pesė mbretėrit e Amorejve, mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Herbonit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit, u mblodhėn, u ngjitėn me tė gjithė ushtritė e tyre, ngritėn kampin e tyre pėrballė Gabaonit dhe e sulmuan.

JOSH 10:6 Atėherė Gabaonitėt i ēuan fjalė Jozueut, qė ndodhej nė kampin e Gilgalit: "Mos u moho ndihmėn shėrbėtorve tė tu; nxito tė ngjitesh te ne, na shpėto dhe na ndihmo, sepse tė gjithė mbretėrit e Amorejve qė banojnė nė krahinėn malore janė mbledhur kundėr nesh".

JOSH 10:7 Kėshtu Jozueu u ngjit nė Gilgal, ai vetė me gjithė luftėtarėt, tė gjithė luftėtarė trima.

JOSH 10:8 Zoti i tha Jozueut: "Mos ki frikė nga ata, sepse i kam lėnė nė duart e tua; asnjė prej tyre nuk do tė jetė nė gjendje tė tė rezistojė".

JOSH 10:9 Kėshtu Jozueu u lėshua mbi ta papritmas, sepse kishte marshuar tėrė natėn nga Gilgali.

JOSH 10:10 Kėshtu Zoti i theu para Izraelit, u shkaktoi njė disfatė tė madhe pranė Gabaonit, i ndoqi nėpėr rrugėn qė ngjitet nė Beth-Horon dhe i mundi deri nė Azekah dhe Makedah.

JOSH 10:11 Ndėrsa iknin pėrpara Izraelit dhe ndodheshin nė tatėpjetėn e Beth-Horonit, Zoti hodhi kundėr tyre nga qielli gurė tė mėdhenj deri nė Azekah, dhe ata vdiqėn; ata qė vdiqėn nga breshėri i gurėve ishin mė shumė se ata qė bijtė e Izraelit vranė me shpatė.

JOSH 10:12 Ditėn qė Zoti i dorėzoi Amorejtė nė duat e bijve tė Izraelit, Jozueu i foli Zotit dhe nė prani tė Izraelit tha: "O Diell, ndalu mbi Gabaonin, dhe ti, hėnė, nė luginėn e Ajalonit!".

JOSH 10:13 Kėshtu dielli u ndal dhe hėna qėndroi nė vend deri sa mbaroi hakmarrja e popullit kundėr armiqve tė tij. A nuk ėshtė shkruar kjo nė librin e tė Drejtit? Kėshtu dielli u ndal nė mes tė qiellit dhe nuk u nxitua tė perėndojė pothuajse njė ditė tė tėrė.

JOSH 10:14 Dhe nuk pati kurrė, as mė parė dhe as mė vonė, njė ditė si ajo kur Zoti plotėsoi dėshirėn e zėrit tė njė njeriu, pse Zoti luftoi pėr Izraelin.

JOSH 10:15 Pastaj Jozueu dhe i tėrė Izraeli bashkė me tė u kthyen nė kampin e Gilgalit.

JOSH 10:16 Por ata pesė mbretėr kishin ikur me vrap dhe ishin fshehur nė shpellėn e Makedahut.

JOSH 10:17 Kėtė ia thanė Jozueut: "Pesė mbretėrit u gjetėn tė fshehur nė shpellėn e Makedahut".

JOSH 10:18 Atėherė Jozueu tha: "Rrukullisni gurė tė mėdhenj te hyrja e shpellės dhe vini njerėz qė t`i ruajnė.

JOSH 10:19 Ju ndėrkaq mos u ndalni, por ndiqni armiqtė tuaj dhe goditni prapavijat e tij; mos i lejoni tė hyjnė nė qytetet e tyre, sepse Zoti, Perėndia juaj, i ka lėnė nė duart tuaja".

JOSH 10:20 Kur Jozueu dhe bijtė e Izraelit mbaruan sė shfarosuri armiqtė e tyre me njė kėrdi tė madhe deri sa i zhdukėn krejt, dhe ata qė shpėtuan kėrkuan strehė nė qytetet e fortifikuara,

JOSH 10:21 tėrė populli u kthye shėndoshė e mirė pranė Jozueut nė kampin e Makedahut. Askush nuk guxoi tė flasė kundėr ndonjėrit prej bijve tė Izraelit.

JOSH 10:22 Atėherė Jozueu ta: "Hapni hyrjen e shpellės, nxirrni jashtė saj tė pesė mbretėrit dhe m`i sillni".

JOSH 10:23 Kėshtu vepruan; nxorėn nga shpella tė pesė mbretėrit dhe i ēuan tek ai, domethėnė mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Hebronit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit.

JOSH 10:24 Kur u nxorėn jashtė kėta mbretėr dhe u ēuan tek Jozueu, ky thirri tėrė njerėzit e Izraelit dhe u tha krerėve tė luftėtarėve qė kishin shkuar bashkė me tė: "Afrohuni dhe vini kėmbėt tuaja mbi qafėn e kėtyre mbretėrve". Ata u afruan dhe vunė kėmbėt e tyre mbi qafėn e tyre.

JOSH 10:25 Pastaj Jozueu u tha: "Mos kini frikė, mos u tmerroni, tregohuni tė fortė dhe trima, sepse kėshtu do tė veprojė Zoti me tė gjithė armiqtė tuaj kundėr tė cilėve duhet tė luftoni".

JOSH 10:26 Pas kėsaj Jozueu i rrahu dhe i bėri tė vdesin, pastaj i vari nė pesė pemė, ku mbetėn tė varur deri nė mbrėmje.

JOSH 10:27 Nė perėndim tė diellit, Jozueu urdhėroi t`i ulnin nga drurėt dhe t`i hidhnin nė shpellėn ku ishin fshehur; pastaj nė hyrje tė shpellės vunė gurė tė mėdhenj, qė kanė mbetur aty deri sot.

JOSH 10:28 Po atė ditė Jozueu mori Makedahun dhe i vrau me shpatė tė gjithė bashkė me mbretin e tij; vendosi t`i shfarosė tė gjithė personat qė gjendeshin aty; nuk la asnjė tė gjallė dhe e trajtoi mbretin e

JOSH 10:29 Pastaj Jozueu dhe tėrė Izraeli bashkė me tė kaluan nga Makedahu nė Libnah dhe e sulmuan kėtė vend.

JOSH 10:30 Zoti e dha edhe kėtė qytet me gjithė mbretin e tij nė duart e Izraelit; dhe Jozueu i vrau me shpatė tė gjithė banorėt e tij; nuk la asnjė njeri tė gjallė dhe e trajtoi mbretin ashtu si kishte trajtuar mbretin e Jerikos.

JOSH 10:31 Pastaj Jozueu, dhe tėrė Izraeli bashkė me tė, kaloi nga Libnahu nė Lakish; vendosi kampin e vet kundėr tij dhe e sulmoi.

JOSH 10:32 Dhe Zoti e dha Lakishin nė duart e Izraelit, qė e pushtoi ditėn e dytė dhe vrau me shpatė tė gjithė personat qė gjendeshin aty, pikėrisht ashtu si kishte vepruar nė Libnah.

JOSH 10:33 Atėherė Horami, mbreti i Gezerit, shkoi nė ndihmė tė Lakishit; por Jozueu e mundi atė dhe popullin e tij dhe nuk la asnjė tė gjallė.

JOSH 10:34 Pastaj Jozueu dhe tėrė Izraeli bashkė me tė kaluan nga Lakishi nė Eglon; e ngritėn kampin e tyre kundėr tij dhe e sulmuan.

JOSH 10:35 E pushtuan po atė ditė dhe i vranė banorėt me shpatė. Po atė ditė Jozueu vendosi tė vriteshin gjithė personat qė gjendeshin nė vend, ashtu si kishte vepruar nė Lakish.

JOSH 10:36 Pastaj Jozueu dhe tėrė Izraeli bashkė me tė kaluan nga Egloni nė Hebron dhe e sulmuan kėtė.

JOSH 10:37 E pushtuan dhe vranė me shpatė mbretin e tij, tė gjitha qytetet dhe tėrė personat qė gjendeshin aty, nuk lanė asnjė njeri tė gjallė, pikėrisht ashtu si kishin vepruar nė Eglon; por aty vendosi tė shfarosen tė gjithė personat qė gjendeshin nė vend.

JOSH 10:38 Pastaj Jozueu dhe i tėrė Izraeli bashkė me tė u kthyen nė drejtim tė Debirit dhe e sulmuan.

JOSH 10:39 Shtinė nė dorė mbretin dhe tė gjithė qytetet e tij; i vranė me shpatė dhe shfarosėn tė gjithė njerėzit qė gjendeshin nė vend; nuk mbeti asnjė i gjallė. Ai e trajtoi Debirin dhe mbretin e tij ashtu si kishte trajtuar Hebronin, Libnahun dhe mbretin e tij.

JOSH 10:40 Jozueu goditi, pra, gjithė vendin, krahinėn malore, Negevin, ultėsirėn, shpatet e maleve, gjithė mbretėrit e tyre; vendosi tė shfarosė ēdo gjė tė gjallė, ashtu si kishte urdhėruar Zoti, Perėndia i Izraelit.

JOSH 10:41 Kėshtu Jozueu i mundi nga Kades-Barnea deri nė Gaza dhe nga tėrė vendi i Gosenit deri nė Gabaon.

JOSH 10:42 Nė njė herė tė vetme Jozueu kapi tėrė ata mbretėr dhe vendet e tyre, sepse Zoti, Perėndia i Izraelit, luftonte pėr Izraelin.

JOSH 10:43 Pastaj Jozueu dhe tėrė Izraeli bashkė me tė u kthyen nė kampin e Gilgalit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase