Main Index: Albanian Bible

 

John 20

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21]

JN 20:1 Por ditėn e parė pas sė shtunės, nė mėngjes, kur ishte ende errėt, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri.

JN 20:2 Atėherė rendi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetėr, tė cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: ``E kanė hequr Zotin nga varri dhe nuk e dimė ku e vunė``.

JN 20:3 Atėherė Pjetri dhe dishepulli tjetėr dolėn jashtė dhe u nisėn pėr te varri.

JN 20:4 Rendnin tė dy bashkė, por dishepulli tjetėr rendi pėrpara, mė shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri.

JN 20:5 Dhe, si u pėrkul, pa pėlhurat prej liri qė ishin nė varr, por nuk hyri aty.

JN 20:6 Arriti edhe Simon Pjetri qė po e ndiqte, hyri nė varr dhe pa pėlhurat prej liri qė ishin pėrtokė,

JN 20:7 dhe rizėn, qė qe vėnė mbi kokėn e Jezusit; ajo nuk ishte bashkė me pėlhurat, por ishte e palosur nė njė vend, veē.

JN 20:8 Atėherė hyri edhe ai dishepull tjetėr qė kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi.

JN 20:9 Ata nė fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas tė cilit ai duhet tė ringjallej sė vdekurish.

JN 20:10 Pastaj dishepujt u kthyen pėrsėri nė shtėpi.

JN 20:11 Por Maria kishte mbetur jashtė varrit, dhe po qante. Dhe, duke qarė, u pėrkul brenda varrit,

JN 20:12 dhe pa dy engjėj, tė veshur me tė bardha, ndenjur njėri te kryet dhe tjetri te kėmbėt e vendit, ku qe trupi i Jezusit.

JN 20:13 Ata i thanė: ``O grua, pse po qan?``. Ajo u pėrgjigj atyre: ``Sepse e kanė hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanė vėnė``.

JN 20:14 Si tha kėtė, ajo u suall prapa dhe pa Jezusin, qė qėndronte nė kėmbė; por ajo nuk e dinte se ishte Jezusi.

JN 20:15 Jezusi i tha: ``O grua, pse po qan? Kė kėrkon?``. Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: ``Zot, po e pate hequr ti, mė trego ku e vure dhe unė do ta marr``.

JN 20:16 Jezusi i tha: ``Mari!``. Dhe ajo atėherė u kthye dhe i tha: ``Rabboni!``, qė do tė thotė: Mėsues.

JN 20:17 Jezusi i tha: ``Mos mė prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vėllezėrit e mi dhe u thuaj atyre se unė po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perėndia im dhe Perėndia juaj``.

JN 20:18 Atėherė Maria Magdalena shkoi t`jua njoftojė dishepujve se kishte parė Zotin dhe se ai i kishte thėnė kėto gjėra.

JN 20:19 Pastaj nė mbrėmje tė po asaj dite, dita e parė e javės, ndėrsa dyert e vendit ku qenė mbledhur dishepujt ishin tė mbyllura nga frika e Judenjve, erdhi Jezusi dhe u prezantua nė mes tyre dhe u tha atyre: ``Paqja me ju!``.

JN 20:20 Dhe, si i tha kėto, u tregoi atyre duart e veta dhe brinjėn. Dishepujt pra, kur e panė Zotin, u gėzuan.

JN 20:21 Pastaj Jezusi u tha atyre pėrsėri: ``Paqja me ju! Sikurse mė ka dėrguar mua Ati, ashtu unė po ju dėrgoj ju``.

JN 20:22 Dhe, si tha kėto fjalė, hukati mbi ta dhe tha: ``Merrni Frymėn e Shenjtė!

JN 20:23 Kujt do t`ia falni mėkatet, do t`i jenė falur, kujt do t`ia mbani, do t`i jenė mbajtur``.

JN 20:24 Por Thomai, i quajtur Binjaku, njė nga tė dymbėdhjetėt, nuk ishte me ta kur erdhi Jezusi.

JN 20:25 Dishepujt e tjerė, pra, i thanė: ``Kemi parė Zotin``. Por ai u tha atyre: ``Po nuk e pashė nė duart e tij shenjėn e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdėve dhe dorėn time nė brinjėn e tij, unė nuk do tė besoj``.

JN 20:26 Dhe tetė ditė mė vonė, dishepujt ishin pėrsėri nė shtėpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonėse dyert ishin tė mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: ``Paqja me ju!``.

JN 20:27 Pastaj i tha Thomait: ``Vėre gishtin kėtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorėn dhe vėre nė brinjėn time; dhe mos ji mosbesues, por besues!``.

JN 20:28 Atėherė Thomai u pėrgjigj dhe i tha: ``Zoti im dhe Perėndia im!``.

JN 20:29 Jezusi i tha: ``Sepse mė ke parė, Thoma, ti ke besuar; lum ata qė nuk kanė parė dhe kanė besuar!``.

JN 20:30 Jezusi bėri edhe shumė shenja tė tjera nė prezencėn e dishepujve tė tij, tė cilat nuk janė shkruar nė kėtė libėr.

JN 20:31 Por kėto gjėra janė shkruar qė ju tė besoni se Jezusi ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė dhe qė, duke besuar, ta keni jetėn nė emėr tė tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase