Main Index: Albanian Bible

 

John 16

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21]

JN 16:1 ``Jua kam thėnė kėto gjėra, qė tė mos skandalizoheni.

JN 16:2 Do t`ju pėrjashtojnė nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo qė t`ju vrasė, do tė mendojė se i ka kryer njė shėrbim Perėndisė.

JN 16:3 Dhe do t`ju bėjnė kėto gjėra, sepse nuk kanė njohur as Atin, as mua.

JN 16:4 Por unė jua kam thėnė kėto gjėra qė, kur tė vijė momenti, tė kujtoheni se unė jua kisha thėnė; por nga fillimi kėto fjalė nuk jua pata thėnė, sepse isha me ju.

JN 16:5 Por tani unė po shkoj tek ai qė mė ka dėrguar, dhe askush nga ju s`po mė pyet: "Ku po shkon?".

JN 16:6 Madje, pėr shkak se ju thashė kėto gjėra, trishtimi e ka mbushur zemrėn tuaj.

JN 16:7 Megjithatė unė ju them tė vėrtetėn: ėshtė mirė pėr ju qė unė tė shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do tė vijė te ju Ngushėlluesi; por, po shkova, unė do t`jua dėrgoj.

JN 16:8 Dhe kur tė ketė ardhur, ai do ta bindė botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim.

JN 16:9 Pėr mėkat, sepse nuk besojnė nė mua;

JN 16:10 pėr drejtėsi, sepse unė po shkoj tek Ati dhe nuk do tė mė shihni mė;

JN 16:11 pėr gjykim, sepse princi i kėsaj bote ėshtė gjykuar.

JN 16:12 Kam edhe shumė gjėra tė tjera pėr t`ju thėnė, por ato ende ju nuk mund t`i mbani.

JN 16:13 Por, kur tė vijė ai, Fryma e sė vėrtetės, ai do t`ju prijė nė ēdo tė vėrtetė, sepse ai nuk do tė flasė nga vetja, por do tė thotė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do t`ju kumtojė gjėrat qė do vijnė.

JN 16:14 Ai do tė mė pėrlėvdojė, sepse do tė marrė prej meje dhe do t`jua kumtojė.

JN 16:15 Tė gjitha gjėrat qė ka Ati janė tė miat; pėr kėtė ju thashė se ai do tė marrė prej simes dhe do t`jua kumtojė.

JN 16:16 Pas pak nuk do tė mė shihni mė; e pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni, sepse unė po shkoj tek Ati``.

JN 16:17 Atėherė disa nga dishepujt e tij thoshnin midis tyre: ``Ē`ėshtė kjo qė po na thotė: "Pas pak nuk do tė mė shihni mė", dhe: "e pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni" dhe: "Sepse unė po shkoj te Ati"?``.

JN 16:18 Thoshnin pra: ``Ē`ėshtė kjo "Pas pak", pėr tė cilėn flet? Ne s`dimė ē`don tė thotė``.

JN 16:19 Jezusi, pra, e kuptoi se ata donin ta pyesnin dhe u tha atyre: ``Ju po pyesni njeri tjetrin pse thashė: "Pas pak nuk do tė mė shihni mė", dhe: "E pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni"?

JN 16:20 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: ju do tė qani dhe do tė mbani zi dhe bota do tė gėzohet. Ju do tė pikėlloheni, por pikėllimi juaj do tė kthehet nė gėzim.

JN 16:21 Gruaja, kur lind, ka dhembje, sepse i erdhi ora; por, sapo e ka lindur fėmijėn, nuk kujton mė ankthin prej gėzimit qė lindi njė qenie njerėzore nė botė.

JN 16:22 Kėshtu edhe ju tani jeni nė dhembje, por unė do t`ju shoh pėrsėri dhe zemra juaj do tė gėzohet, dhe askush nuk do t`ua heqė gėzimin tuaj.

JN 16:23 Atė ditė ju nuk do tė mė bėni mė asnjė pyetje. Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se ēdo gjė qė t`i kėrkoni Atit nė emrin tim, ai do t`jua japė.

JN 16:24 Deri tani ju s`keni kėrkuar asgjė nė emrin tim; kėrkoni dhe do tė merrni, qė gėzimi juaj tė jetė i plotė.

JN 16:25 Jua kam thėnė kėto gjėra nė shėmbėlltyra, por po vjen ora kur nuk do t`ju flas mė me shėmbėlltyra, por do t`ju flas haptas pėr Atin.

JN 16:26 Nė atė ditė ju do tė kėrkoni nė emrin tim; dhe nuk po them se unė do t`i lutem Atit pėr ju;

JN 16:27 Ati vetė nė fakt ju do, sepse ju mė deshėt mua dhe keni besuar se unė dola nga Perėndia.

JN 16:28 Unė dola nga Ati dhe erdha nė botė; pėrsėri po e lė botėn dhe kthehem tek Ati``.

JN 16:29 Dishepujt e tij i thanė: ``Ja, ti tani po flet haptas dhe s`po pėrdor asnjė shėmbėlltyrė.

JN 16:30 Tani ne njohim se ti di gjithēka dhe s`ke nevojė qė ndokush tė tė pyesė; prandaj ne besojmė se ke dalė nga Perėndia``.

JN 16:31 Jezusi u pėrgjigj atyre: ``A besoni tani?

JN 16:32 Ja, po vjen ora, madje tashmė ka ardhur, nė tė cilėn ju do tė shpėrndaheni, secili pėr punė tė vet, dhe do tė mė lini vetėm; por unė nuk jam vetėm, sepse Ati ėshtė me mua.

JN 16:33 Jua kam thėnė kėto gjėra, qė ta keni paqen nė mua; nė botė do tė keni mundime, por merrni zemėr, unė e munda botėn!``.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase