Main Index: Albanian Bible

 

John 18

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21]

JN 18:1 Mbasi i tha kėto gjėra, Jezusi doli me dishepujt e vet dhe shkoi pėrtej pėrroit tė Kedronit, ku ishte njė kopsht, nė tė cilin hyri ai me dishepujt e tij.

JN 18:2 Dhe Juda, i cili po e tradhtonte, e njihte edhe ai atė vend, sepse shpesh herė Jezusi tėrhiqej atje me dishepujt e tij.

JN 18:3 Atėherė Juda mori njė grup ushtarėsh dhe rojat e dėrguara nga krerėt e priftėrinjve dhe nga farisenjtė, erdhi atje me fenerė, pishtarė dhe me armė.

JN 18:4 Atėherė Jezusi, duke ditur gjithēka qė do t`i ndodhte, doli dhe i pyeti: ``Kė kėrkoni?``.

JN 18:5 Ata iu pėrgjigjėn: ``Jezusin Nazareas``. Jezusi u tha atyre: ``Unė jam!``. Por Juda, qė po e tradhtonte, ishte edhe ai me ta.

JN 18:6 Sapo ai u tha atyre: ``Unė jam``, ata u zmbrapsėn dhe ranė pėr dhe.

JN 18:7 Atėherė Jezusi i pyeti pėrsėri: ``Kė kėrkoni?``. Ata thanė: ``Jezusin Nazareas``.

JN 18:8 Jezusi u pėrgjigj: ``Ju kam thėnė se unė jam; prandaj nėse mė kėrkoni mua, i lini kėta tė shkojnė``;

JN 18:9 qė tė pėrmbushej fjala qė kishte thėnė: ``Nuk kam humbur asnjė nga ata qė mė ke dhėnė``.

JN 18:10 Atėherė Simon Pjetri, qė kishte njė shpatė, e nxori, i ra shėrbėtorit tė kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtė; dhe ai shėrbėtor quhej Malk.

JN 18:11 Por Jezusi i tha Pjetrit: ``Fute shpatėn tėnde nė mill; a nuk do ta pi unė kupėn qė mė ka dhėnė Ati?``.

JN 18:12 Atėherė grupi i ushtarėve, kapiteni dhe rojet e Judenjve e kapėn Jezusin dhe e lidhėn.

JN 18:13 E ēuan mė parė te Ana, sepse ishte vjehrri i Kajafės, qė ishte kryeprifti i atij viti.

JN 18:14 Kajafa ishte ai qė i kishte kėshilluar Judenjtė se ishte e leverdishme qė njė njeri tė vdiste pėr popullin.

JN 18:15 Por Simon Pjetri dhe njė dishepull tjetėr ndiqnin Jezusit. Dhe ky dishepull ishte i njohur i kryepriftit; dhe hyri me Jezusin nė oborrin e kryepriftit.

JN 18:16 Por Pjetri mbeti pėrjashta te dera. Atėherė dishepulli tjetėr, qė ishte i njohur i kryepriftit, doli dhe i foli portieres dhe bėri tė hyjė Pjetri.

JN 18:17 Dhe shėrbėtorja portiere i tha Pjetrit: ``Mos je edhe ti nga dishepujt e atij njeriu?``. Ai u pėrgjigj: ``Nuk jam``.

JN 18:18 Ndėrkaq shėrbėtorėt dhe rojat ndezėn njė zjarr me qymyr dhe qėndronin nė kėmbė e ngroheshin, sepse bėnte ftohtė; edhe Pjetri qėndronte nė kėmbė me ta dhe ngrohej.

JN 18:19 Por kryeprifti e pyeti Jezusin pėr dishepujt e tij dhe pėr doktrinėn e tij.

JN 18:20 Jezusi iu pėrgjigj: ``Unė i kam folur haptas botės; gjithmonė kam mėsuar nė sinagogė e nė tempull, ku mblidhen tė gjithė Judenjtė, dhe s`kam thėnė asgjė nė fshehtėsi.

JN 18:21 Pėrse mė pyet mua? Pyet ata qė kanė dėgjuar ē`u kam thėnė atyre; ja, ata i dinė gjėrat qė kam thėnė``.

JN 18:22 Posa i tha kėto fjalė, njė nga rojat qė i rrinin afėr, i ra Jezusit me shuplakė, duke thėnė: ``Kėshtu i pėrgjigjesh kryepriftit?``.

JN 18:23 Jezusi i tha: ``Po tė kem folur keq, trego ku ėshtė e keqja; por, po tė kem folur mirė, pėrse po mė bie?``.

JN 18:24 Atėherė Ana e dėrgoi tė lidhur te Kajafa, kryeprifti.

JN 18:25 Ndėrkaq Simon Pjetri qėndronte aty e ngrohej. I thanė, pra: ``Mos je dhe ti nga dishepujt e tij?``. Ai e mohoi dhe tha: ``Nuk jam``.

JN 18:26 Por njė nga shėrbėtorėt e kryepriftit, farefisi i atij, tė cilit Pjetri ia kishte prerė veshin, tha: ``A s`tė pashė nė kopsht me tė?``.

JN 18:27 Dhe Pjetri e mohoi sėrish, dhe menjėherė kėndoi gjeli.

JN 18:28 Pastaj nga Kajafa e ēuan Jezusin nė pretorium; ishte mėngjes herėt. Por ata nuk hynė nė pretorium, qė tė mos bėheshin tė papastėr, por tė mund tė hanin Pashkėn.

JN 18:29 Dhe kėshtu Pilati doli jashtė drejt tyre dhe tha: ``Ē`padi sillni kundėr kėtij njeriu?``.

JN 18:30 Ata u pėrgjigjėn dhe i thanė: ``Nėse ai tė mos ishte keqbėrės, nuk do ta kishim dorėzuar``.

JN 18:31 Atėherė Pilati u tha atyre: ``Merreni ju dhe gjykojeni sipas ligjit tuaj`` Por Judenjtė i thanė: ``Neve nuk na lejohet tė vrasim njeri``.

JN 18:32 Kjo ndodhi qė tė pėrmbushej fjala qė kishte thėnė Jezusi, kur kishte thėnė se me ē`vdekje duhej tė vdiste.

JN 18:33 Atėherė Pilati hyri pėrsėri nė pretorium, e thirri Jezusin dhe i tha: ``A je ti mbreti i Judenjve?``.

JN 18:34 Jezusi iu pėrgjigj: ``E thua ti nga vetja, apo ta kanė thėnė tė tjerė pėr mua?``.

JN 18:35 Pilati iu pėrgjigj: ``Jam unė vallė Jude? Kombi yt dhe krerėt e priftėrinjve tė dorėzuan tek unė; ēfarė ke bėrė?``.

JN 18:36 Jezusi u pėrgjigj: ``Mbretėria ime nuk ėshtė e kėsaj bote; po tė ishte mbretėria ime e kėsaj bote, shėrbėtorėt e mi do tė luftonin qė tė mos u dorėzohesha Judenjve; porse tani mbretėria ime nuk ėshtė prej kėtej``.

JN 18:37 Atėherė Pilati i tha: ``Ti, pra, qenke mbret?``. Jezusi u pėrgjigj: ``Ti thua se unė jam mbret; pėr kėtė unė kam lindur dhe pėr kėtė kam ardhur nė botė; qė tė dėshmoj pėr tė vėrtetėn; kush ėshtė pėr tė vėrtetėn, e dėgjon zėrin tim``.

JN 18:38 Pilati e pyeti: ``Ē`ėshtė e vėrteta?``. Dhe, si foli kėtė, doli pėrsėri para Judenjve dhe u tha atyre: ``Unė nuk po gjej nė tė asnjė faj!

JN 18:39 Por ndėr ju ėshtė zakon qė unė t`ju liroj dikė pėr Pashkė; a doni, pra, qė t`ju liroj mbretin e Judenjve?``.

JN 18:40 Atėherė tė gjithė bėrtitėn pėrsėri, duke thėnė: ``Jo kėtė, por Barabanė!``. Por Baraba ishte njė kusar.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase