Main Index: Albanian Bible

 

Matthew 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28]

MT 10:1 Pastaj Jezusi i thirri tė dymbėdhjetė dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet t`i dėbojnė frymėrat e ndyra, dhe tė shėrojnė ēdo sėmundje e ēdo lėngatė.

MT 10:2 Dhe emrat e dymbėdhjetė apostujve janė kėta: i pari Simoni, i quajtur Pjetėr dhe Andrea, vėllai i tij; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, vėllai i tij;

MT 10:3 Filipi dhe Bartolomeu; Thomai dhe Mateu tagrambledhėsi, Jakobi i Alfeut dhe Lebeu, i mbiquajtur Tade;

MT 10:4 Simon Kananeasi dhe Judė Iskarioti, ai qė mė pas e tradhtoi.

MT 10:5 Kėta janė tė dymbėdhjetėt qė Jezusi i dėrgoi mbasi u dha kėto urdhėra: ``Mos shkoni ndėr paganė dhe mos hyni nė asnjė qytet tė Samaritanėve,

MT 10:6 por shkoni mė mirė te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit.

MT 10:7 Shkoni dhe predikoni duke thėnė: "Mbretėria e qiejve u afrua".

MT 10:8 Shėroni tė sėmurėt, pastroni lebrozėt, ngjallni tė vdekurit, dėboni demonėt; falas morėt, falas jepni.

MT 10:9 Mos grumbulloni ar, as argjend as bakėr nė qesen tuaj,

MT 10:10 as trasta pėr udhė, as dy palė tunika, as sandale, as shkop, sepse punėtori ėshtė i denjė pėr ushqimin e vet.

MT 10:11 Nė ēfarėdo qytet ose fshat qė tė hyni, pyetni nė se ka aty ndonjė njeri tė denjė dhe banoni tek ai deri sa tė niseni.

MT 10:12 Dhe kur hyni nė shtėpi, e pėrshėndetni.

MT 10:13 Dhe nė se ajo shtėpi ėshtė e denjė, le tė vijė paqja juaj mbi tė; por, nė se nuk ėshtė e denjė, paqja juaj le tė kthehet pėrsėri tek ju.

MT 10:14 Dhe nė se dikush nuk ju pret dhe nuk i dėgjon fjalėt tuaja, duke dalė nga ajo shtėpi ose nga ai qytet, shkundni pluhurin nga kėmbėt tuaja.

MT 10:15 Dhe nė tė vėrtetė po ju them se ditėn e gjyqit, vendi i Sodomės dhe i Gomorės do tė trajtohet me mė shumė tolerancė se ai qytet.

MT 10:16 Ja, unė po ju dėrgoj si dele nė mes tė ujqėrve; jini, pra, tė mėnēur si gjarpėrinjtė dhe tė pastėr si pėllumbat.

MT 10:17 Por ruhuni nga njerėzit, sepse do t`ju zvarrisin pėrpara sinedrave tė tyre dhe do t`ju fshikullojnė nė sinagogat e tyre.

MT 10:18 Dhe do t`ju ēojnė pėrpara guvernatorėve dhe pėrpara mbretėrve pėr shkakun tim, pėr tė dėshmuar para tyre dhe para johebrenjve.

MT 10:19 Dhe, kur t`ju dorėzojnė nė duart e tyre, mos u shqetėsoni se ēfarė dhe si do tė flisni; sepse nė atė ēast do t`ju jepet se ēfarė duhet tė thoni;

MT 10:20 sepse nuk do tė jeni ju qė do tė flisni, por Fryma e Atit tuaj qė do tė flasė nė ju.

MT 10:21 Tani vėllai do tė dorėzojė vėllanė nė vdekje dhe ati tė birin; dhe bijtė do tė ēohen kundėr prindėrve dhe do t`i vrasin.

MT 10:22 Dhe tė gjithė do t`ju urrejnė pėr shkak tė emrit tim; por ai qė do tė qėndrojė deri nė fund, do tė shpėtojė.

MT 10:23 Por kur do t`ju pėrndjekin nė njė qytet, ikni nė njė tjetėr, sepse nė tė vėrtetė ju them se nuk do tė pėrfundoni sė pėrshkuari qytetet e Izraelit, para se tė vijė Biri i njeriut.

MT 10:24 Dishepulli nuk del mbi mėsuesin, as shėrbėtori mbi zotin e tij.

MT 10:25 I mjafton dishepullit tė bėhet si mėsuesi i tij dhe shėrbėtorit tė bėhet si zotėria e tij. Nė se tė zotin e shtėpisė e quajtėn Beelzebub, aq mė tepėr do t`i quajnė ashtu ata tė shtėpisė sė tij!

MT 10:26 Mos ia kini frikėn pra, sepse nuk ka gjė tė fshehtė qė tė mos zbulohet dhe asnjė sekret qė nuk do tė nijhet.

MT 10:27 Atė qė unė ju them nė terr, e thoni nė dritė; dhe atė qė dėgjoni tė thėnė nė vesh, predikojeni mbi ēatitė.

MT 10:28 Dhe mos kini frikė nga ata qė vrasin trupin, por nuk mund tė vrasin shpirtin; kini frikė mė tepėr nga ai qė mund t`ua humbė shpirtin dhe trupin nė Gehena.

MT 10:29 A nuk shiten vallė dy harabela pėr njė aspėr? Dhe, megjithatė asnjė prej tyre nuk bie pėr tokė pa dashjen e Atit tuaj.

MT 10:30 Sa pėr ju, madje edhe tė gjitha fijet e flokėve tė kokės suaj janė tė numėruara.

MT 10:31 Mos kini frikė, pra; ju vleni mė tepėr se shumė harabela.

MT 10:32 Prandaj kushdo qė do tė mė rrėfenjė pėrpara njerėzve, dhe unė do ta rrėfejė pėrpara Atit tim qė ėshtė nė qiej.

MT 10:33 Por kushdo qė do tė mė mohojė pėrpara njerėzve, edhe unė do ta mohoj pėrpara Atit tim qė ėshtė nė qiej``.

MT 10:34 ``Mos mendoni se unė erdha tė sjell paqen mbi tokė; nuk erdha tė sjell paqen, por shpatėn.

MT 10:35 Sepse unė erdha ta ndaj birin nga ati, bijėn nga nėna, nusen nga vjehrra,

MT 10:36 dhe armiqt e njeriut do tė jenė ata tė shtėpisė sė vet.

MT 10:37 Ai qė e do tė atin ose nėnėn mė shumė se unė, nuk ėshtė i denjė pėr mua; dhe ai qė e do birin ose bijėn mė shumė se unė, nuk ėshtė i denjė pėr mua.

MT 10:38 Dhe ai qė nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk ėshtė i denjė pėr mua.

MT 10:39 Kush do tė gjejė jetėn e vet, do ta humbasė; por ai qė do tė humbasė jetėn e vet pėr hirin tim, do ta gjejė pėrsėri.

MT 10:40 Ai qė ju pranon, mė pranon mua; dhe ai qė mė pranon mua, pranon atė qė mė ka dėrguar.

MT 10:41 Ai qė pranon njė profet nė emėr tė njė profeti, do tė marrė shpėrblimin qė i takon profetit; dhe ai qė pranon tė drejtin nė emėr tė tė drejtit, do tė marrė shpėrblimin qė i takon tė drejtit.

MT 10:42 Dhe kushdo qė i jep pėr tė pirė qoftė edhe vetėm njė gotė uji tė freskėt ndonjėrit prej kėtyre tė vegjėlve nė emėr tė njė dishepulli, nė tė vėrtetė ju them, qė ai nuk do tė humbė aspak shpėrblimin e tij``.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase