Main Index: Albanian Bible

 

Matthew 3

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28]

MT 3:1 Tani nė ato ditė erdhi Gjon Pagėzori, qė predikonte nė shkretėtirėn e Judesė,

MT 3:2 dhe thoshte: ``Pendohuni, sepse mbretėria e qiejve ėshtė afėr!``

MT 3:3 Dhe nė fakt pėr Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: ``Njė zė i atij qė bėrtet nė shkretėtirė: "Pėrgatitni udhėn e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``.

MT 3:4 Tani Gjoni vet kishte veshur njė rrobė prej leshi tė devesė dhe njė brez prej lėkure nė bel; ai ushqehej me karkaleca dhe mjaltė tė egėr.

MT 3:5 Nė atė kohė njerėzit e Jeruzalemit, nga gjithė Judeja dhe nga krahina e Jordanit rendnin tek ai,

MT 3:6 dhe pagėzoheshin nga ai, nė Jordan duke rrėfyer mėkatet e tyre.

MT 3:7 Por ai, kur pa se shumė farisenj dhe saducenj po vinin pėr t`u pagėzuar tek ai, u tha atyre: ``Pjellė nepėrkash, kush ju ka mėsuar t`i arratiseni zemėrimit qė po vjen?

MT 3:8 Jepni pra fryte tė denja tė pendesės!

MT 3:9 Dhe mos t`ju shkojė mendja tė thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin pėr atė"; sepse unė po ju them se Perėndia mund tė nxjerrė bij tė Abrahamit edhe prej kėtyre gurėve.

MT 3:10 Dhe tashmė sėpata ėshtė nė rrėnjėn e drurėve; ēdo dru, pra, qė nuk jep fryt tė mirė, do tė pritet dhe do tė hidhet nė zjarr.

MT 3:11 Unė po ju pagėzoj me ujė, pėr pendim; por ai qė vjen pas meje ėshtė mė i fortė se unė, dhe unė nuk jam i denjė as tė mbaj sandalet e tij; ai do t`ju pagėzojė me Frymėn e Shenjtė dhe me zjarrin.

MT 3:12 Ai mban nė dorė terploten dhe do ta pastrojė plotėsisht lėmin e tij; grurin e tij do ta mbledhė nė hambar, por bykun do ta djegė me zjarr tė pashueshėm``.

MT 3:13 Atėherė erdhi Jezusi nga Galileja nė Jordan te Gjoni pėr t`u pagėzuar prej tij.

MT 3:14 Por Gjoni e kundėrshtoi fort duke i thėnė: ``Mua mė duhet tė pagėzohem prej teje dhe ti po vjen tek unė?``.

MT 3:15 Dhe Jezusi, duke iu pėrgjigjur, u tha: ``Lejo tė bėhet pėr tani, sepse nė kėtė mėnyrė pėrmbushim ēdo drejtėsi``. Atėherė ai e lejoi.

MT 3:16 Dhe Jezusi, sapo u pagėzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapėn, dhe ai pa Frymėn e Perėndisė duke zbritur si njė pėllumb e duke ardhur mbi tė;

MT 3:17 dhe ja njė zė nga qielli qė tha: ``Ky ėshtė Biri im i dashur, nė tė cilin jam kėnaqur``.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase